Një makinë tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, e cila transportonte mësues për në fshatin Arrëz, në Korçë, ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30 në aksin rrugor Miras-Arrëz. Ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person.

Policia njofton se mjeti tip “Range-Rover” me targë AA 112 CA, me drejtues shtetasin Ç.H, banues në Miras, është batuar në rrugë dhe për pasojë, ka humbur jetën një pasagjere në mjet mësuesja 48-vjeçare Luiza Dule.

Top Channel