Në këtë rrugë nuk ka rënë shi por kanë shpërthyer ujërat e tubave të ujësjellësit të ri të njësisë administrative Cerme të Bashkisë Divjakë.

Nga ky investim, një prej më të mëdhenjve në zonë parashikohej të merrnin ujë rreth 4 mijë familje të fshatrave të Çermës. Pas përfundimit të 2 fazave të para të investimit Bashkia Divjake ka nisur muajt e fundit lidhjen e kontratave me abonentët, por tubat thonë banorët kanë nisur të çahen.

I kontaktuar në telefon drejtori i Ujësjellësit në Divjakë, Ylli Stambolliu ia hedh përgjegjësinë firmës, e cila ka kryer punimet.

Sipas Stambollit çdo defekt dhe problem që duhet ta riparojë firma deri në vitin 2020 kur Bashkia Divjakë sipas kontratës do të marrë në dorëzim investimin.

Top Channel