Presidenti amerikan Donald Trump flet për mundësinë e një marrëveshjeje historike mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit, në letrën që i ka dërguar presidentit kosovar.

Letrën e Trumpit e publikoi vet Thaçi në Facebook. Në të thuhet se, kjo është një mundësi e rrallë për Kosovën, dhe një e ngjashme me të nuk dihet se kur mund të vijë sërish.

“Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Europën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër ujdie paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë. Unë iu nxis juve dhe udhëheqësit e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, e të përmbaheni nga veprimet që mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes”, lexohet në letër.

“Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, vazhdon më tej mesazhi i shefit të Shtëpisë së Bardhë, ku shprehet gatishmëria e Amerikës për të dhënë ndihmesën e saj në vulosjen e ujdisë.

“Ne jemi të gatshëm që t’iu ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një pakti i tillë është i arritshëm. Unë pres që t’iu kem juve dhe presidentin Aleksandar Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë për të festuar atë që do të jetë një marrëveshje historike”, shkruan më tej në letër Trumpi.

Më poshtë, përmbajtja e plotë e letrës:

“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë,” thuhet në letrën e presidentit Trump.Më poshtë mund ta lexoni në tërësi përmbajtjen e letrës së dërguar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Shkëlqesia Juaj Hashim Thaçi President i Republikës së Kosovës I nderuar z. President: Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë. Unë, iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës, që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes. Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet. Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike. Sinqerisht, Donald Trump”, shkruhet në letër.

Top Channel