I ftuar në studion e “Open” gazetari Mentor Kikia e ka quajtur bllokimin e rrugës të “Zogut të Zi” në kryeqytet nga ana e protestuesve, si të gabuar, pasi kjo gjë që ka sjellë rrëmujë dhe bllokim në qarkullimin e mjeteve.

“Sot studentët para kryeministrisë thanë nuk kanë tymse dhe janë për protestë paqësore. Shkuan e përshkallëzuan në dëm të qytetarëve duke terrorizuar qytetarët sot. Rruga bllokohet ti nuk mund të zësh rrugën, kjo nuk është e drejtë. Qytetari ka punuar tërë ditën edhe duhet të presë për të shkuar në punë. Rrugët u bllokuan si pasojë e përleshjes të qytetarëve me policinë. Nëse do protestohet për këkesa ekonomike një pjesë janë realizuar, një pjesë do realizohen, ndërsa një pjesë është abstrakte.

Nëse do dalin të bllokojnë rrugën me kërkesa të tjera, nëse do dalin vetëm për tarifa s’ta mirëkupton njeri bllokimin e ‘Zogut të Zi’. Kjo protestë sot është pasuri kombëtare. Nëse vendosni ultimatum pas ultimatumit ka një veprim”, u shpreh Kikia.

Top Channel