Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë në Greqi si pjesë e një organizate të rrezikshme kriminale, ka mundur të arratiset pak pas orës 4 të mëngjesit të së martës nga rajoni i Policisë së Atikës Perëndimore, në Menidhi të Athinës.

Policia tha se 37-vjeçari Bledi Shkurtaj ka mundur të presë hekurat e qelisë me një limë dhe me ndihmën e një shqiptari tjetër, edhe ai i ndaluar në të njëjtën qeli, ka mundur të largohet.

I arratisuri tjetër është kapur nga policia, ndërsa Shkurtaj është larguar dhe në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta policore.

Autoritetet greke e cilësojnë atë person tepër të rrezikshëm. 37-vjeçari akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e një personi dhe për disa grabitje të armatosura.

Top Channel