Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatos Qato.

Arsyeja e shkarkimit është mosjustifikimi i pasurisë.

Qato u bë pjesë e listës prioritare të vetting-ut për shkak se ishte kandidat i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

KPK-ja njoftoi se hetimi administrativ për Qaton ishte fokusuar vetëm te kriteri i pasurisë.

Ndërkohë, u konfirmuan në detyrë Arben Kraja i Prokurorisë së Përgjithshme dhe Alma Kolgjokaj e Gjykatës së Krujës.

Top Channel