Kryeministri Edi Rama shkroi në Twitter se “forumet e Doktorresh Monës e Lul Artistit që bëjnë si studentë jashtë politikës dhe militantë të pdLSI që bëjnë si familjarë studentësh, zyrtarizuan sot pengmarrjen e protestës”.

Këtë postim, kreu i qeverisë e mbylli me një emoji duke vjellë.

Disa minuta më pas, Rama pyeti studentët, kësaj radhe në Instagram, nëse do të takohen apo jo përpara festave.

Top Channel