“Napoleoni”, kush është bosi shqiptar që i frikësohet edhe mafia italiane, Corriere della Sera: Mes trafikut të drogës dhe jetës luksoze në Dubai 13/11 12:51
Boksieri i ri shqiptar, Jurgen Uldedaj u shpall Kampion Bote në kategorinë WBO Junior, të boksit, pasi mposhti argjentinasin Nikolas Leandro Arganaraz , në ndeshjen e zhvilluar në sallën “Feti Borova” të Parkut Olimpik të Tiranës.
Djaloshi 21-vjeçar nga Lezha, zhvilloi një ndeshje të madhe përballë rivalit argjentinas, që duhet theksuar se ishte gjithashtu një boksier mjaft i përgatitur.
Pas plot 10 raundesh, Jurgen Uldedaj u shpall fitues i ndeshjes dhe njëkohësisht kampioni i ri i botës, falë vendimit të gjyqtarëve, që i dhanë më shumë pikë djaloshit lezhjan.
Kjo ishte ndeshja e 9 e Jurgen Uldedajt në boksin profesionist, me lezhjanin që numëron po kaq fitore dhe nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.
Top Channel