Katër persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Aksidenti ka ndodhur afër tunelit të Krrabës.

Mësohet se tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa një person tjetër ka plagë të lehta.

Policia po heton shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.

Top Channel