Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë dy shtetas, punonjës në një shoqëri private sigurimi, si të dyshuar për shpërdorim detyre pas ngjarjes së ndodhur pasditen e së premtes në Shkozet.

Automjeti i shoqërisë private të sigurimit, i cili po transportonte vlera monetare të Ndërmarrjes Rajonale të Transportit në Durrës, drejt një banke të nivelit të dytë, u sulmuan nga 3 persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, që mundën të grabisin një pjesë të parave.

  Durrës, grabitet makina me 7,5 milionë lekë brenda

Në pranga ranë 46-vjeçari F.S. dhe 55-vjeçari A.GJ., që të dy banorë të Durrësit dhe punonjës të shoqërisë private që kishte marrë përsipër transferimin e parave. Policia njofton gjithsesi se po vijon hetimet për kapjen e autorëve të dyshuar të grabitjes së vlerave monetare.

Top Channel