Chris Brown ndryshon deklaratën dhe pranon akuzën për sulm, producenti muzikor kërkon drejtësi pas incidentit në klub Një nga lojrat më gazmore dhe që merret me shumë sportivitet nga të ftuarit e “Shiko kush LUAN” është ajo e martesave me personazhe të njohur.
Nuk kishte si të kalonte pa të qeshura nëse loja do të drejtohej nga aktorja e humorit Rita Lati, e cila duhej të martonte një tjetër aktore të dashur për publikun: Monika Lubonjën.
Mes batutave e të qeshurave pa fund, Monika zgjodhi të martohej me Blerim Destanin, meqë ky i fundit është beqar. Figura të njohura shqiptare si Timo Flloko, Dashnor Diko, Nik Xhelilaj, nuk e bënë të ndryshonte mendjen deri në fund, me gjithë këmbnguljet e Ritës.
Monika Lubonja është një nga aktoret më të bukura shqiptare dhe pas kësaj loje mësuam që është edhe shumë sportive si natyrë. Martesa e supozuar me Blerim Destanin na bën t’i urojmë edhe një film së bashku.
Top Channel