Papa Leo XIV bëhet i pari në histori që voton në zgjedhjet amerikane, hedh votën me postë në Illinois Pothuajse 200 vende të botës kapërcyen ndarjet politike të shtunën në mbrëmje, për të rënë dakord mbi rregullat për zbatimin e një marrëveshjeje të rëndësishme klimatike globale, por kritikët thonë se nuk është mjaft ambicioze për të parandaluar efektet e rrezikshme të ngrohjes globale.
Pas dy javësh bisedime në qytetin polak të Katowicës, kombet në fund arritën konsensus mbi një kornizë më të detajuar për Marrëveshjen e Parisit 2015, e cila synon të kufizojë një rritje të temperaturave mesatare botërore në jo më tepër se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.
“Nuk është e lehtë të gjesh marrëveshje për një çështje kaq specifike dhe teknike. Përmes kësaj pakete ju keni bërë një mijë hapa të vegjël përpara së bashku. Ju mund të ndiheni krenarë”, u tha delegatëve presidenti polak i bisedimeve Michal Kurtyka.
Pas goditjes së çekiçit për të treguar se marrëveshja ishte arritur, ministrat iu bashkuan atij në skenë, duke u përqafuar dhe duke qeshur, shenja të lehtësimit pas bisedimeve maratonë.
Para fillimit të bisedimeve, shumë pritën që marrëveshja nuk do të ishte aq e fuqishme sa ishte e nevojshme. Uniteti që mbështeti bisedimet në Paris është copëtuar dhe Presidenti i SHBA, Donald Trump që synon të tërheqë vendin e tij, një nga emetuesit më të mëdhenj në botë, nga pakti.
Top Channel