Rikthimi në Ligën e kampionëve këtë sezon ka përmirësuar ndjeshëm të ardhurat e Interit, pavarësisht se klubi zikaltër nuk arriti të kalojë fazën e grupeve, ku u rendit vetëm në vendin e tretë.

Edhe pse të eliminuar nga Championsi dhe thuajse jashtë luftës për titull, zikaltrit vijojnë të kenë mbështetjen e pakufizuar të tifozërisë, që edhe dje përballë Udineses kishte kaluar shifrën e 70 mijë të pranishmëve.

Vitin e kaluar Interi pati një mesatare prej 57 mijë spektatorësh për ndeshje në “San Siro”, ndërsa këtë sezon, deri më tani shifra është rritur në 63869 spektatorë.

Këto shifra kanë bërë që Interi të renditet në vendin e pestë në botë, mes klubeve me më shumë spektatorë, pasi parakalohet vetëm nga Barcelona (77506), Borussia Dortmund (75947), Manchester United (74.270) dhe Real Madrid (65263).

Interi është e vetmja skuadër në 10-shen e ekipeve më të ndjekura të Europës, ndonëse përmirësim të shifrave kanë pasur edhe Milani, Roma e Juventusi, që gjithsesi mbeten larg kryesuesve.

Top Channel