E premte, 22 Mars 2019
09:34
Konferenca me Juncker për “Brexit”-in, Tusk: Ferri ka ende vende bosh (Video)

Një konferencë me nota humori dhe ironie, edhe pse vinte pas më shumë se 8 orë diskutimesh, ishte ajo e mbajtur nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në krah të të cilit ishte edhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

09:09
Shatërvane në Paris, 6 instalacione artistike i shtohen kryeqytetit francez

Gjashtë shatërvanë të rinj i janë shtuarkryeqytetit francez. Strukturat e bronzta, 13 metra të larta, janë të mbushura me drita të vogla të qeta dhe rrotullohen gjatë të gjithë kohës që lëshojnë ujin, duke krijuar një minispektakël qetësues për kalimtarët.

08:50
“Brexit”, May kërkon mbështetje për të tretën herë. Dy opsione të mundshme

Me Bashkimin Europian që pranoi të shtyjë “Brexit”-in përtej 29 marsit, kryeministrja britanike Theresa May do të rikthehet në vendin e saj më vonë gjatë kësaj të premteje, e do të përpiqet të bindë ligjvënësit të mbështesin marrëveshjen e shkëputjes të negociuar prej saj.

08:30
Shpërthim në impiantin kimik, 47 të vdekur e mbi 600 të plagosur (Foto)

Një shpërthim i fuqishëm në një impiant kimik në lindje të Kinës ka vrarë të paktën 47 vetë dhe ka plagosur më shumë se 600 të tjerë, sipas njoftimeve të medieve vendase të kësaj të premteje, në atë që rezulton të jetë i fundit i një serie aksidentesh fatale industriale që ka irrituar së tepërmi publikun.

08:10
Juventus, rikthehet Khedira pas problemeve me zemrën

Pas plot një muaji pushim të detyruar, futbollisti gjerman Sami Khedira do të rikthehet në dispozicion të Juventusit, duke përforcuar grupin e kampionëve të Italisë në një pikë vendimtare të sezonit.

05:38
Trump: Koha që SHBA-të të njohin sovranitetin izraelit mbi Golanin

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha të enjten se ishte koha për të mbështetur sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit, që u mor nga Siria në vitin 1967, duke shënuar një ndryshim dramatik në politikën amerikane dhe duke i dhënë një ndihmë kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu. në mes të fushatës së tij të rizgjedhjes.

04:51
Bastet për emrin e fëmijës së Princ Harry-t, cilët janë më të kuotuarit

Në Britani kanë nisur bastet për emrin e fëmijës së princit Harry dhe Meghan Markle, që pritet të vijë në jetë pas disa muajsh. Sipas bast-vënësve, emrat më të kuotuar janë Diana, Victoria e Alice, nëse është vajzë, dhe Albert, Phillip e Arthur, nëse është djalë.

04:04
“Ulërima”, zbulohet domethënia e veprës së famshme

“Ulërima”, piktura e Edvard Munch, është një nga më të famshmet në historinë e artit, por, nëse keni menduar se vepra e artit tregon një person që ulërin, mund të keni keqinterpretuar punën e autorit.

03:20
Filmi i ri me “Agjentin 007”, zgjidhet dilema e titullit

Kapitulli i 25-të i filmave me James Bond ka hasur jo pak vështirësi deri tani, por një lajm i mirë vjen nga “Production Weekly”, sipas të cilit filmi i radhës me Agjentin 007 mund të titullohet “Eclipse”.

02:34
Dështimi i takimit Trump-Kim Jong Un, SHBA-të aplikojnë sanksione të reja ndaj Penianit

Shtetet e Bashkuara të enjten kanë sanksionuar dy kompani me bazë në Kinë, me arsyetimin se kanë ndihmuar Korenë e Veriut të shmangë sanksionet amerikane dhe ndërkombëtare, mbi programin e saj të armëve bërthamore.

01:49
Macron pret një takim mbi marrëdhëniet BE-Kinë, marrin pjesë Merkel dhe Xi Jinping

Emmanuel Macron do të presë Presidentin kinez Xi Jinping si dhe udhëheqësit e Gjermanisë dhe krahun ekzekutiv të Bashkimit Evropian në një takim më 26 mars, për të diskutuar marrëdhëniet shumëpalëshe midis Evropës dhe Kinës, tha një zyrtar i presidencës franceze.

01:02
Fëmija hero kërkon shtetësinë italiane, Salvini heziton

Një nga fëmijët e gjendur në autobusin e shkollës që u mor peng një ditë më parë në Itali, po konsiderohet hero nga shokët e tij, pasi siç tregojnë ata, ai i ka shpëtuar të gjithë.

00:13
Policia greke kap 57 kg kanabis dhe një 27-vjeçar shqiptar, pranë kufirit në Qafë Botë

Një sasi prej 57 kg kanabis është sekuestruar prej departamentit të anti drogës së policisë së Igumenicës, në afërsi të kufirit shqiptaro-grek, në Qafë Botë.

E enjte, 21 Mars 2019
23:37
“Të qëndrojmë në BE”, peticioni britanik merr një milion firma për 24 orë

Një peticion për revokimin e nenit 50 dhe qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE, ka mbledhur më shumë se 860 mijë firma në më pak se 24 orë, të enjten.

23:24
Holanda “paralajmëron” Gjermaninë, Kroacia fiton me përmbysje, zhgënjen Skocia

Ka startuar sot rruga drejt Euro 2020, me sfidat e para eliminatore, ndërsa surpriza e vetme duket se ka ardhur nga Kazakistani, me vendasit që kanë mposhtur bindshëm Skocinë, me rezultatin 3-0.

23:19
Kapitulli i ri i “Bad Boys for Life”, protagonistët në aksion (Foto)

Will Smith e Martin Lawrence vijojnë xhirimet për kapitullin e ri “Bad Boys for Life”, personazhet e tyre Marcus Burnett e Mike Lowrey janë parë në aksion nëpër rrugët e Atlantas.

23:02
Open/ Milo: Nëse një protestues vritet, Shqipëria merr flakë

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar Paskal Milo, duke iu referuar deklaratave të Presidentit Meta se nevojitet një zgjidhje para se të krijohen konfrontime në vend, tha në Open se Shqipëria ndodhet në një fazë të tillë që nëse një protestues vritet, Shqipëria digjet.

22:07
Open/ Bollino: Nëse dorëhiqet Meta, Rama e ka gati një emër për Presidente

Gazetari Carlo Bollino që vepron prej më shumë se 20 vitesh në Shqipëri në studion e “Open” ka komentuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta për dorëheqje, me arsyetimin se mund të zgjidhë krizën politike.

21:49
Dhuna në protestë, 29 të proceduar. Në listë sërish Gazmend Bardhi

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ditën e sotme para parlamentit.

21:36
Qindra klientë moteli filmohen fshehurazi online

Rreth 1,600 njerëz në Korenë e Jugut janë filmuar fshehurazi në dhoma moteli, për t’u transmetuar më pas online me pagesë.

21:36
Deklaratat e Metës, Spahiu në Open: Do trondisin bursën politike të Tiranës

Përparim Spahiu, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e ka cilësuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta si një paralajmërim për atë që do të ndodhë.

21:32
Open/ Çlirim Gjata: Meta ka të drejtë, jemi të rrezikuar nga një juntë

Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore në PD duke folur në Open të gazetares Eni Vasili, deklaroi se presidenti Ilir Meta ka të drejtë se vendi po shkon drejt një junte.

21:23
Open/ Deklaratat e Metës, Ngjela: E kap Reforma në Drejtësi, s’shpëton dot

Një ditë më parë, Meta deklaronte se ishte i përgatitur për të dyja ekstremet, si për dorëheqjen si President, ashtu edhe për vetësakrifikimin për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake.

21:04
Kosova dominon ndaj Danimarkës, por ndëshkohet në shtesë

Paraqitja në Ligën e Kombeve e Kosovës nuk ishte një rastësi dhe kjo u dëshmua qartësisht mbrëmjen e sotme, ku në “Fadil Vokrri” të Prishtinës, “Dardanët” u përballën në një miqësore me Danimarkën.

20:57
16 vjeçari pranon përdhunimin dhe vrasjen e 6-vjeçares: “Sapo e pashë, doja vetëm ta vrisja”

“Qëkur e pashë për herë të parë, më rrinte mendja vetëm që duhej ta vrisja”, rrëfeu më në fund maniaku 16-vjeçar britanik, pasi e kishte mohuar krimin për shumë kohë, duke akuzuar madje babain e viktimës, i cili ishte ndarë nga mamaja e vajzës.

20:48
Lezhë, shkrumbohet një makinë. Dyshohet të jetë përdorur për grabitje

Një automjet tip Benz është shkrumbuar totalisht në Lezhë.

20:47
Voskopojë/ Arkëtarja përvetëson pagesat e kontributeve, qytetarët mbeten me fatura në duar

Arkëtarja e postës Voskopojë, përvetëson prej vitesh miliona lekë të derdhura nga qytetarët për kontributet vullnetare. Deri më tani nga ankesat e 8 qytetarëve është verifikuar që janë zhdukur rreth 5 milion lekë të vjetra.

20:21
Rudina Hajdari i sulmon të gjithë; “Në ditët në vazhdim, nisma ligjore për një qëllim madhor”

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari që nuk e la mandatin foli sot në Kuvend për arsyet e këtij vendimi. Ajo tha se vendi ka pasoja negative nga vendimi i opozitës. Hajdari lajmëroi se në ditët në vijim do të paraqiste nisma ligjore në të mirë të vendit. Ajo thotë se i duhet dhënë fund modelit të vjetër politik dhe do punojë që të sjellë një frymë të re.

20:19
Itali, 13-vjeçari emigrant që shpëtoi 50 shokët nga vdekja

Një nga fëmijët që u përfshinë në pengmarrjen e autobusit me nxënës shkolle, në Itali, po lëvdohet si hero pasi u ka shpëtuar jetën të gjithëve.

20:08
Opozita iraniane feston Novruzin. Bëhen bashkë edhe Majko e Spaho

Opozita iraniane festoi në Shqipëri Nevruzin në prani edhe të lideres së tyre, Marjan Raxhavi.

19:36
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Velipojë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 18:50 të së enjtes në aksin Shkodër-Velipojë.

19:26
Banorët e “Astirit” te Drejtoria e Policisë Tiranë. Kërkojnë lirimin e…

Protestuesit e Unazës së Re kanë mbërritur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku mbahet i ndaluar Dorian Protoduari, i arrestuar në mënyrë të paligjshme sipas tyre, pas pjesëmarrjes në protestën e sotme para Parlamentit.

18:57
UEFA fal Ronaldon, në fushë kundër Ajaksit

Qeveria e Futbollit Europian, UEFA vendosi të mos e privojë Cristiano Ronaldon nga ndeshja e ardhshme në Ligën e Kampioneve.

18:37
Tre deputetë të rinj; Dy “dezertime” tek PD dhe një tek LSI

Në KQZ vijon pranimi mandatave nga kandidatët e listave të partive opozitare.

18:22
Mishi i bardhë i preferuari i Baba Mondit! Arsyeja do t’iu habisë

Gjatë vizitës së “Ftesë në Pesë” në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, kreu i saj, Baba Mondi tregoi të gjitha ushqimet që nuk duhet t’i mungojnë tryezës së Festës së Sulltan Nevruzit, madje hyri vetë në kuzhinë për të ndihmuar me përgatitjet.

18:17
“Ftesë në 5”/ Baba Mondi siç nuk e njeh askush: Kam mjelë edhe bagëti

Vetëm një ditë para Festës së Sulltan Nevruzit, Bieta Sulo dhe kamerat e emisionit “Ftesë në Pesë” vizituan Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë.

18:09
Panucci i kundërpërgjigjet Lenjanit: Mungesë respekti ndaj Shqipërisë

Christian Panucci u shfaq optimist para sfidës ndaj Turqisë që do të zhvillohet këtë të premte në Loro Boriçi dhe që do t’i japë start fushatës kualifikuese të Euro 2020 për Shqipërinë.Trajneri italian i kuqezinjtë theksoi se skuadra është gati për këtë duel.

18:04
55 gr heroinë gati për shitje, arrestohet poseduesi

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, godet një tjetër rast të tregtimit të lëndëve narkotike të forta në doza të vogla, falë bashkëpunimit me qytetarët.

17:31
Pas protestës, punonjësit e bashkisë rikthejnë normalitetin

Sikurse është bërë e zakonshme, pas çdo proteste pas mbeten shenjat e një kaosi.

17:23
Ligji i ri për nënshtetësinë, Greqia lehtëson pasaportat

Ligji i ri, parashikon uljen e tarifës së nënshtetësisë, si dhe lehtësi në provimin e gjuhës për moshat e treta dhe personat me aftësi të kufizuara.

17:01
Dashuri dhe sakrificë – Episodi 30

Ditën e dasmës Lukrecia mëson se gruaja që Brandoni donte aq shumë, është në fakt Silva Korradi. Livioja shkon në dasmën e Lukrecias, por qëndron jashtë kishës. Simoni i tregon Silvias dhe Korrados se Guendalina rrëmbeu Norën.

16:51
Gazi në protesta i blerë nga “Berisha”, publikohet dokumenti ekskluziv në “Top Talk”

Sot u zhvillua protesta e radhës e opozitës para selisë së Kuvendit të Shqipërisë. Fatmirësisht sot nuk u shënuan incidente të rënda, e nuk u përdor gazi lotsjellës për shpërndarjen e turmës. PD një ditë më parë ka ngritur edhe një padi për shkelje të procedurave të policisë në përdorimin e kësaj lënde lotsjellës.

16:40
Toni Montana shqiptar, shpallet fajtor për vrasjen e pestë

Shqiptari Mane Driza, i cili përdorte si pseudonim atë të Toni Montanës të luajtur nga Al Pacino, është shpallur fajtor nga Gjykata e Lartë angleze për vrasjen e pestë të një bashkëkombasi të tij në Uembli të Londrës në qershor të vitit 1999. Ai ishte shpallur fajtor edhe për kater vrasje të tjera; dy në Shqipëri dhe dy në Siwili.

16:23
Basha në Bruksel: S’mund të bëjmë kompromise me demokracinë

Teksa në rrugët e kryeqytetit protestuesit kanë bllokuar disa rrugë, ajo që vihet re është mungesa e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili ndodhet në Bruksel për disa takime .

15:53
Pacientët ankohen për spitalin; Radhë të gjata dhe mungesë medikamentesh në Shkodër

Të sëmurët presin me orë të tëra në spitalin rajonal të Shkodrës, ku edhe pasi u vjen radha përballen me mungesë medikamentesh.

15:50
Fushë Arrëz, shembet me shpërthim oxhaku i rrezikshëm (Video)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prishi me shpërthim të kontrolluar një oxhak të vjetër në Fushë Arrëz.

15:47
Protestë kundër HEC, banorët “pushtojnë” këshillin Bashkiak

Banoret e Fushë – Bulqizës u futën në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak, ku në rend dite ishte një vendimi për ta shfrytëzuar sipërfaqen pyjore të zonës së tyre për projektin e dy hidrocentraleve.

15:37
Rama i sëmurë? Reagon kryeministri: O pika që s’ju bie

Në disa media të vendit sot raportohej se kryeministri Rama është shtruar në spital në Berlin për shkak të problemeve të zemrës.

15:36
As mik, as armik. Ekspozita për përvjetorin e sulmit të NATO

Kanë kaluar 20 vjet qëkurse NATO ndërhyu në Kosovë për t’i dhënë fund luftës. Për të përkujtuar këtë datë artisti nga Peja , Sokol Beqiri, vjen me të parën ekspozitë personale në Tiranë. Duke sjellë dëshmitë e asaj kohe me qëllimin e qartë, që në rast se arti nuk mund të shpëtojë, të paktën duhet të raportojë.

15:27
Vdes 18 vjeçarja, plagosen 8 persona në aksident

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Tepelenë – Krahës, ku një minibusi i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volkswagen” dhe për pasojë janë plagosur 9 persona. 5 prej janë dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

15:24
Indianët po ndërtojnë në bregdet, në Dhërmi në tokën që fitoi ortaku i Besnik Dervishit

Dy shtetasit indianë Nitin dhe Chetan Sandesara të akuzuar nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 725 milionë dollarëve, përveç Tiranës janë duke ndërtuar dhe në bregdetin e Dhërmiut.

15:24
28 vite burg për tokat e Spillesë, Prokuroria jep pretencën

Gjykimi për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Spillesë po shkon drejt fundit. Prokuroria e Kavajës ka kërkuar nga gjykata një dënim prej 28 vitesh heqje lirie në total për 9 të pandehurit, ish-zyrtarë publikë vendorë, si dhe çrregjistrimin e pronësive në hipotekë e kalimin e tyre në pronësi të shtetit.

15:18
Protesta e gjashtë e opozitës; Mungon Basha dhe Rama. Rrethohet parlamenti

E gjashta protestë e opozitës nisi me indinjatën e grupi protestuesish tek sa deputetët e mazhorancës nën masa të forta sigurie, nga hyrja e rrugës pedonale iu drejtuan derës së pasme të Kuvendit.

14:58
Basha në gjumë në avion?! Braçe: Njerëz të poshtër, të pashpirt

Teksa në rrugët e kryeqytetit protestuesit kanë bllokuar disa rrugë, ajo që vihet re është mungesa e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

14:41
Pranga ish-futbollisti kolumbian, pjesë e “Clan del Golfo”

Ish-futbollisti i përfaqësueses kolumbiane, John Viafara është arrestuar nga policia me akuzën e trafikut të drogës, e mund të ekstradohet në SHBA sipas lajmeve të konfirmuara nga Prokuroria.

14:35
Neuer-Ter Stegen, ftohen marrëdhëniet te Gjermania

Dueli për vendin e titullarit te përfaqësuesja gjermane duket se ka ndikuar në raportet mes dy portierëve të saj, Manuel Neuer dhe Marc-Andre Ter Stegen.

14:28
Rudina Hajdari i sulmon të gjithë: Në vijim, nisma ligjore për një qëllim madhor

Rudina Hajdari mbajti fjalimin e parë në Kuvend, që pas djegies së mandateve nga kolegët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

14:13
Ish-deputetë e protestues kërkojnë lirimin e të shoqëruarve

Protesta e thirrur nga partitë opozitare, PD dhe LSI, këtë të enjte, duket se e ka “përfunduar” misionin e saj përpara Kuvendit të Shqipërisë, aty ku pati jo rrallëherë edhe përplasje dhe konfrontime me forcat e rendit, që ishin të shumtë në numër për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e punimeve të Parlamentit.

14:07
Dialogu Prishtinë-Beograd, Mali i Zi s’e mbështet korrigjimin e territoreve

Mali i Zi përkrah çdo zgjidhje që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, por nuk e mbështet idenë e korrigjimit të territoreve.

14:02
Sfidat ndaj Brukselit, Orban përjashtohet nga PPE

Partitë Popullore Europiane vendosën përjashtimin e simotrës hungareze “Fidesz”. Partia në pushtet e Victor Orbanit do të qëndrojë jashtë dere, të paktën përkohësisht.

13:52
Muxhahedinët kremtojnë Sulltan Novruzin në Durrës

Me një grumbullim masiv në kompleksin e tyre në Manzë të Durrësit, anëtarët e opozitës iraniane në Shqipëri festuan mbrëmjen e së mërkurës, Novruzin. E pranishme ishte edhe vet presidentja e “Rezistencës Iraniane”, Maryam Rajavi, e cila uroi të gjithë iranianët, në Iran e jashtë tij.

13:46
Novruzi, festime nga kurdët në Irak

Festimet e Novruzit, Vitit të Ri persian, kurdët e Irakut i nisën mbrëmjen e së mërkurës duke ngjitur pishtarë të ndezur në majën e malit të Akrës, në veri të vendit.

13:42
Protestat në Serbi e Mal të Zi; Vuçiç dëgjon zhurma gjatë konferencës, ironizon protestuesit

“Siç mund ta shihni, jam shumë i frikësuar”, tha me ironi presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ndërsa zhurmat e protestuesve mbërritën deri në sallën ku po jepte një konferencë për shtyp.

13:35
Masat ne Zelandën e Re, ndalohen armët gjysmëautomatike

Zelanda e Re do t’i ndalojë të gjitha armët gjysmëautomatike të stilit ushtarak. Pas ngjarjes së Christchurchit, autoritetet neozelandeze janë bindur se është momenti për masa të forta.

13:33
Zhvendoset protesta, demonstruesit tek Policia e Tiranës

Nga godina e Kuvendit protesta e mbështetësve të opozitës është spostuar tek Policia e Tiranës.

13:28
Kostoja e “Brexit”-it, humbja vjetore arrin 67 miliardë euro

“Brexit” do të kushtojë shumë dhe kostoja e tij do të ndihet në mbarë Europën. Por më të goditur, siaps një studimi të ri, do të jenë vetë britanikët si dhe gjermanët, me humbje vjetore që llogariten deri në 67 miliardë euro.

13:26
Momenti i sulmit ndaj Ralf Gjonit me solucion kimik – VIDEO

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, i cili pritej të bënte pak çaste më vonë betimin si deputet në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, është sulmuar nga një i ri në dalje të pallatit ku ai banon.

13:04
Paloka: Rama s’mund ta mbajë karrigen me policë

Nënkryetari i PD, duke folur para protestuesve të grumbulluar para Kuvendit, tha se kryeministri Rama duhet ta kuptojë një orë e më parë se ka zgjedhur rrugën më të gabuar.

12:48
Demonstruesit ulen para Kuvendit

Duket se është qetësuar situata para Kuvendit, teksa protestuesit kanë vendosur që të vijojnë protestën e tyre duke qëndruar të ulur para Kuvendit.

12:25
Pamjet me dron nga protesta; Ja sa njerëz janë grumbulluar

Prej orës 09:30 të mëngjesit të së enjtes mbështetës të opozitës janë grumbulluar para Kuvendit për të demonstruar kundër mazhorancës dhe atyre kandidatëve të cilët kanë pranuar mandatin e deputetit.

12:16
S’dogji mandatin, Myslym Murrizi ka një kërkesë për deputetët e rinj

Teksa ish-kolegët e tij janë grumbulluar për të protestuar jashtë Kuvendit, Myslym Murrizi, një prej të paktëve deputetë të opozitës të cilët nuk e dogjën mandatin, ka mbajtur fjalën në seancën ku u betuan 3 deputetët e rinj.

12:08
Nisin kualifikueset. Shqipëria, me uniformë të re për “Euro 2020”

Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj në kualifikueset e “Euro 2020” me një pamje të re. Pasditen e së mërkurës është prezantuar fanella e re e kuqezinjve, për meshkuj e femra, për sezonin 2019-2020, e krijuar nga kompania “Macron”.

12:05
Protestuesit hedhin tymues dhe kapsolla ndaj policisë

Demonstruesi e opozitës, disa prej të cilëve të maskuar, kanë hedhur kapsolla dhe tymues në drejtim të policisë të vendosur para parlamentit. Policia u ka bërë thirrje me megafon për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë.

11:54
Militantë të PD sulmojnë policinë me gurë nga tarraca e selisë blu – VIDEO

Disa militantë të Partisë Demokratike janë filmuar teksa ndodhen në tarracën e selisë blu, duke goditur me gurë efektivët e policisë që ndodhen para godinës së Parlamentit.

11:53
Sulmi ndaj Ralf Gjonit, flet Kryemadhi: Regjisori është Rama

Kryetarja e LSI ia ka atribuuar kryeministrit Rama sulmin me solucion kimik deputetit më të ri të Kuvendit të Shqipërisë, Ralf Gjoni.

11:48
Wake Up/ “TrashTag”, sfida botërore për të pastruar mjedisin mbërrin dhe në Shqipëri

‘TrashTag’ është një ndër nismat më të përhapura në botë për momentin, dhe duhet se tashmë po gjen hapësirë edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për sensibilizimin e të rinjve por jo vetëm, për të mbajtur sa më pastër mjedisin ku jetojnë.

11:46
Hetimi për lobimin, Balla: Refuzimi i Bashës, frikë nga Reforma në Drejtësi

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke folur në Kuvend për situatën e dhunës opozitare në ambientet e jashtme, për të cilat akuzoi Lulzim Bashën si përgjegjës, nxitës dhe orkestrues, foli edhe për një çështje të rëndësishme të ditëve të fundit, atë të hetimit të lobimit demokrat në Shtetet e Bashkuara me parà të dyshuara me origjinë ruse.

11:46
Wake Up/ Te kafeneja e parë sociale që punëson persona me Sindromën Down

Kryeqyteti ofron shumë bar-kafe por ky është një nga baret më të veçantë pasi përveç kafes së mirë që bëjnë, ky vend dëshmon dhe potencialin që kanë individët me sindromën Down.

11:16
Vettingu, shkarkohet një tjetër kryetar Gjykate

Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës së Rrethit Përmet është shkarkuar sot nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

11:11
Balla në Kuvend: Basha, nxitësi kryesor i dhunës në rolin e huliganit

Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla bëri përgjegjës kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, për atë që e quajti dhunë opozitare sot në Kuvend.

11:02
Ndeshja Shqipëri-Turqi “blindon” Shkodrën, publikohen masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka shpallur këtë të enjte masat teknike dhe organizative, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes mes përfaqësueseve të Shqipërisë dhe Turqisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e “Euro 2020” e që do të luhet të premten në orën 20:45 në “Loro Boriçi”.

10:58
Tensionohet situata. Policia thirrje protestuesve: Ndalni veprimet e dhunshme

Situata para parlamentit vijon të jetë e tensionuar, teksa policia ka ndërhyrë disa herë për të shpërndarë turmën, duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës.

10:53
Kryemadhi: Populli ai që drejton opozitën. Këtë s’kuptojnë ndërkombëtarët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi theksoi sot nga protesta se tashmë është populli ai që drejton opozitën dhe jo e anasjellta, e sipas saj kjo është ajo çfarë nuk kanë kuptuar ende disa analistë dhe

10:42
Betohen 3 deputetët e rinj

Teksa jashtë selisë së Parlamentit janë grumbulluar mijëra njerëz, Deputetët Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Kapllani janë betuar në Kuvend,

10:36
Në shtëpinë tonë/ Lini, një perlë shqiptare

Lini është një gadishull i vogël në brigjet perëndimore të Liqenit te Ohrit, 22 kilometra nga qyteti i Pogradecit, një fshat interesant dhe më piktoresk në Shqipëri.

10:34
Hetimi për lobimin, Basha refuzon të shkojë në Prokurori

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i dërgoi një letër Prokurorisë së Tiranë, ku shkruan se e konsideroi kërkesën e paraqitjes në mjediset e saj, për njohjen e akteve rreth hetimit për respektimin e ligjit në deklarimet financiare të PD-së si “të panevojshme, të pambështetur në ligj dhe të pambështetur në asnjë standard profesional dhe etik të hetimit”.

10:27
Protesta, policia thirrje të largohen personat me maska

Policia u bën thirrje organizatoreve të tubimit të largojnë personat që janë me maska.

10:19
Dashuri dhe sakrificë – Episodi 29

Alesandroja fillon të dyshojë se Leopoldo Korradi është në fakt babai i tij i vërtetë. Silvia dhe Karlota përurojnë hekurudhë e re të krijuar prej tyre. Babai i Brandonit pëson një aksident në punë.

10:15
Aksident me 9 të plagosur, 5 prej tyre nisen me helikopter për në Tiranë

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin Tepelenë-Krahës, ku një minibus i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip “Volkswagen”, duke plagosur 9 persona, 5 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

10:14
U sulmua me bojë, Ralf Gjoni: Deputet, jo për një rrogë të qelbur

Pavarësisht sulmit ndaj tij në dalje të apartamentit, Ralf Gjoni, kandidat për deputet nga radhët e LSI-së, është paraqitur në seancën plenare të Kuvendit të Republikës për të bërë betimin.

10:03
Riviera – Episodi 4

Pas zbulimit të papritur, Xheorxhina përpiqet të ndjekë koleksionistin e artit që punonte me të shoqin. Delormes zbulon një mënyrë të re për ta sjellë Negreskun para drejtësisë.

09:59
Zv.ambasadorja e SHBA: Reforma në Drejtësi nuk ka dështuar

Leyla Moses-Ones ka lavdëruar ecurinë e Shqipërisë në këto 10 vite anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore të NATO-s, e cila gjithashtu feston 70-vjetorin e krijimit të saj, pavarësisht se – siç u shpreh, – ka ende punë për të bërë.

09:32
Sulmohet me solucion kimik deputeti Ralf Gjoni (Foto)

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni, i cili pritej të bënte pak çaste më vonë betimin si deputet në seancën plenare të kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë, është sulmuar nga një i ri në dalje të pallatit ku ai banon.

09:04
Opozita rrethon Parlamentin; Rama mungon në seancë, Basha thirret në Prokurori

Opozita proteston sërish këtë të enjte. Ashtu siç është paralajmëruar, protesta pritet të nisë në orën 9:30 para Kuvendit, ku do të zhvillohet gjithashtu një seancë plenare 30 minuta më vonë, ku pritet të betohen edhe 3 deputetë të rinj që morën mandatet pas lënies së tyre nga ish-deputetë.

08:54
20 vite nga ndërhyrja e NATO-s; Kosova, mirënjohje të përjetshme

Rrugë të mbushura me flamuj amerikanë, murale të tjera që falënderojnë NATO-n, si dhe dy djem të quajtur ToniBler dhe Klinton…

08:23
Vlora, nën ethet e “serialit” të shkrumbimit të makinave

Seriali i djegies së automjeteve në qytetin bregdetar të Vlorës është “pasuruar” me një tjetër episod të ndodhur gjatë orëve të para të kësaj të enjteje.

08:16
Kamionçina del nga rruga, humb jetën drejtuesi

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor Burrel-Tiranë.

07:00
Opozita rikthehet para parlamentit, synohet bllokimi i të gjitha hyrjeve

Vetëm 5 ditë pasi u largua me gaz lotsjellës që aty, opozita do të rikthehet sërish sot para Kuvendit të Shqipërisë, për të protestuar kundër atij që ajo e quan “parlamenti i krimit”.

05:43
Partitë Popullore Evropiane pezullojnë partinë qeverisëse në Hungari

Grupimi kryesor i qendrës së djathtë të Parlamentit Europian votoi të mërkurën për të pezulluar Partinë qeverisëse të Hungarisë, Fidesz, të Kryeministrit Viktor Orban, deri në një njoftim tjetër, pas shqetësimeve se ka shkelur parimet e BE-së mbi sundimin e ligjit.

05:00
Sondazhi/ Koalicioni qeverisës holandez pritet të humbasë shumicën, shkak sulmi në Utreht

Sipas një sondazhi të porositur nga transmetuesi kombëtar NOS, koalicioni qeverisës në Holandë do të humbasë shumicën e saj në senat, si rezultat i zgjedhjeve provinciale, në të cilat një parti populiste shumë e djathtë ka marrë rritje të mëdha.