Kombëtarja shqiptare është nisur mënfgjesin e kësaj të enjteje drejt Stambiollit ku do të luajë ndaj Turqisë për eliminatoret e Euro 2020, një sfidë kjo që është përkufizuar nga kuqezinjtë si një finale e vërtetë pasi mund të jetë përcaktuese për ecurinë e skuadrës sonë përfaqësuese në këtë fushatë kualifikuese.

Pasditen e së mërkurës  Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e fundit stërvitore në Durrës për këtë ndeshje ku objektivi padyshim është marrja e një rezultati pozitiv për të rritur shanset e një kualifikimi të mundshëm.

Ajo e mbrëmjes të së premtes do të jete përballja e 12 mes turqisë dhe Shqipërisë me skuadrën turke që ka një avantazh të lehtë me 5 fitore, kundrejt 4 të kuqezinjve, ndërkohë që 2 ndeshje kanë përfunduar në barazim. Sfida e fundit mes tyre ishte ajo e 22 marsit pikërisht për kualifikueset e Euro 2020 me Turqinë që fitoi me rezultatin 2-0.

Kjo sfidë kaq e rëndësishme mes Turqisë dhe kombëtares shqiptare do të transmetohet në platformën Digitalb.

Top Channel