Fitoi Nobelin shkrimtari austriak, mbështetës i Millosheviçit, ministri Cakaj: Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm

10/10/2019 17:03

Fill pasi shkrimtari austriak Peter Handke, i cili njihet për mbështetjen e tij ndaj Sllobodan Millosheviçit u shpall fitues i çmimit Nobel në letërsi për vitin 2019 ka reaguar ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.

Përmes një postimi në Twitter, Cakaj shkruan:

Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të gjenocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”, shkruan ministri.

Duhet thënë se Handke është pozicionuar historikisht në anë të Serbisë përsa i përket Luftës Jugosllave duke u cilësuar shpeshherë si individ me prirje nacionaliste të ekstremit serb.

Madje ish-presidenti jugosllav Millosheviç, i njohur ndryshe si “kasapi i Ballkanit” kërkoi dikur që shkrimtari të thirrej në gjykatë si dëshmitar i tij mbrojtës, përsa i përket krimeve të luftës së ish-Jujgosllavisë, ndonëse Handke nuk pranoi.

Top Channel