“Nuk kanë mundësi komunikimi”/ Prindërit presin te komisariati nr.3 fëmijët që u shoqëruan nga policia, lirohen dy prej tyre Makina e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli është përshirë nga flakët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 04:26 e mëngjesit, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës.
Automjeti tip Range Rover e cila përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë ka qenë e parkuar pranë pallatiti ku kryebashkiaku banon.
Si pasojë e djegies së automjetit Range Rover është djegur edhe një automjet tip Ford që ishte parkuar në afërsi . Automjeti tip Ford është e shtetasit me iniciale B.A.
Nga flakët, të dy automjetet janë dëmtuar plotësisht.
Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Digjet makina e kryebashkiakut Leli, dëshmia e banorit: Zhurmë nuk dëgjuam
Top Channel