“S’është për asgjë”, i thoshin familjarët skeptikë kur nuk po gjente punë as pasi la universitetin.

Por 23-vjeçari i quajtur Luke Blackburn, nga Britania e Madhe, po mësonte nga videot e Youtube sesi të investonte në bursë, dhe tani zotëron tre shtëpi, makina të shpejta, ora dore luksoze dhe bën pushime të kushtueshme.

Ai e nisi gjithçka me 1000 euro të marra borxh, dhe tani paguhet nga të tjerët me nga qindra euro vetëm që t’i japë këshilla investimi.

Para se të frymëzoheni dhe ju e t’i futeni kësaj pune, kini parasysh që si çdo investim tjetër, niveli i rrezikut është i lartë. Veç kësaj, ka plot kompani mashtruese që marrin paratë pa investuar realisht.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel