Përplasje për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri: Puna në dy faza, Hajdari: Sistemi bashkë me rekomandimet e ODIHR

10/10/2019 15:17

Opozita parlamentare forcoi sërish pozitat e saj në komisionin e reformës zgjedhore përmes kushtit të saj për ndryshimin e sistetmit.

Dy orët e mbledhjes me dyer të mbyllura u shoqëruan me debate sa i takon ndarjes  së punës në dy faza. Krahas ndasive, ekpertëve iu la një javë kohë për  propozime konkrete sa i takon zbatimit të rekomandimeve të ODIHR-it, për të cilat mazhoranca ka edhe një afat kohor.

Komisioni nuk diskutoi paketën e opozitës jashtëparlametare.

Dy bashkëkryetarët ishin në një mendje sa i takon ftesës për opozitën jashtëparlametare  sa herë të ketë mbledhje komisioni.

 

 

Top Channel