Nuk pati fitues në miqësoren e luksit mes Gjermanisë dhe Argjentinës, dy skuadrat që në 2014 diskutuan finalen e Botërorit të Brazilit.

Në Signal Iduna Park të dyja këto skuadra e mbyllën përballjen mes tyre me barazimin  2-2 në një sfidë që pati dy fytyra.

Në pjesën e parë ishte Gjermania që dominoi kundrejt skuadrës amerikanolatine të drejtuar nga Lionel Skaloni. Në minutën e 16 Gnabry i dha avantazhin skuadrës gjermane duke konkretizuar superioritetin e saj. Nuk kaluan shumë minuta dhe Gjermania gjeti edhe golin e dytë me anë të Havertz. Në pjesën e parë u regjistruan edhe 2 shtylla nga 1 për secilën skuadër me Halstengerg dhe De Paul, por pjesa e parë u mbyll 2-0 për Gjermaninë.

Në pjesën e dytë Argjentina arriti të ngushtojë diferencën  me Alarion pas një krosimi të Acunas. pas këtij goli Argjentina shtoi sulmet dhe e gjeti golin e barazimit me Ocampos në minutën e 85 të sfidës me këtë të fundit që gjeti edhe devijimin e Emre Can

 

Top Channel