Nga Drakula e deri tek Buffy. Në Francë po tentohet ringjallja e vampirëve të ekranit.

Shumë kohë përpara shfaqjes së dramave adoleshenteske të pëlqyera këto kohë të fundit, vampirët kanë përndjekur ekranet që nga agimi i filmave. Tani, në kohë për Hallowinin,  Cinémathèque franceze po rikthen në jetë një nga krijesat më tërheqëse të botës së filmave me një ekspozitë që mbulon më shumë se 100 vite histori kinemaje.

“Ne jemi përpjekur të krijojmë një ekspozitë tërheqëse, spektakolare, në të cilën tregojmë të gjitha objektet kult që rrethojnë mitin. E ndoshta më spektakolarët e të gjithëve janë ata në hyrje të ekspozitës, objektet që janë përdorur për të bërë NMosferatin e dytë, atë të Verner Herzog me Izabel Adjanin dhe Klaus Kinskin. Dhe pas meje, janë kostumet e Drakulës nga Francis Ford Kopola”, u shpreh Frédéric Bonnaud, drejtor i Cinémathèque Française.

Drejtori  thotë se janë përpjekur të tregojnë në këtë ekspozitë që i është dedikuar vampirëve, se nëse ndjek temën, motivin, figurën e vampirit nga fillimi i historisë së kinemasë, në vitet 1910-1915, e deri më sot, në më shumë se një shekull, mund të kuptosh se ai është gjithnjë atje pavarësisht se në një ndryshim konstant.

 

Top Channel