“Te kopshti botanik asnjë ndërtim”/ Mazniku: Ja pse hapësira duhet t’i kalojë në pronësi bashkisë së Tiranës

10/10/2019 15:22

Në kopshtin botanik nuk do të ketë asnjë ndërtim. Këtë e thote nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku teksa tregon edhe vendimin e Këshillit të Ministrave, ku theksohet se bashkisë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurive të përcaktuara apo t’i tjetërsojë ato.

“Nuk do të ketë asnjë ndërtim. Kopshti botanik mbetet kopsht botanic, thjesht nga pronë e shtetit i ka kaluar pronë bashkisë me bashkë administrim me universitetin “, shprehet Arbian Mazniku, nënkryetar i bashkisë.

Po përse duhet t’i kalonte në pronësi bashkisë së Tiranës hapësira e kopshti botanik ?

Mazniku tregon dhe si të ardhurat nga kopshti botanic krahasuar nga 2015 në 2019-n kanë ardhur duke u ulur në 15 mijë lekë të reja në muaj që do të thotë 500 lekë në ditë. Ndërkohë që në kopshtin zoologjik ku endee nuk është investuar  ka rritje. Duke investuar bashkia sipas tij do ta shndërrojë në hapësirë të aksesueshme jo vetëm nga studentët dhe studiuesit por edhe nga vizitorët dhe për projektin thotë se do të angazhohet profesoriati i fakultetit.

Projekti i kopshtit botanik do të lidhet me  projektin  e kopshtik zologjik , parkun kombëtar të liqenit artificial  dhe parkun olimpik.

Top Channel