Vëllezërit Belishaku emigruan pas 90-ës në Itali për një jetë më të mirë.

Luani dhe Aleksandri u kthyen pas 14 vjetësh në vendlindje, në fshatin Hinkë të Urës Vajgurore, ku investuan fitimet në  serra dhe agrume.  Por sot nuk janë shumë entuziastë për zgjedhjen e tyre

Mungesa e subvencioneve qeveritare,  cilësia e keqe e pesticideve apo farërave i ka shkurajuar ata.

Dy vëllezërit ish-emigrantë kërkojnë ndihmë që dikush të paktën t’i dëgjojë dhe të parandalojë falimentimin.

 

Top Channel