“Takimet muzikore të dy botëve”, në edicionin e 13-të të festivalit ndërkombëtar, ndalesën në qytetin e Shkodrës e patën të veçantë.

Në një natë të vetme u bashkuan tingujt e lahutës që u këndojnë Zanave të Maleve dhe heronjve tanë, me muzikën tradicionale aziatike

Lumturie Nonaj është e vetmja rapsode në Shqipëri. Ajo nisi të mësojë lahutën 15 vite me parë. Për dy muzikantet nga Azia, arti dhe kultura shqiptarë janë të veçanta dhe mes dy kulturave ka disa ngjashmëri.

 

“Jemi shumë të kënaqura që jemi në Shqipëri dhe do të përformojmë muzikën tonë tradicionale. Në do të luajmë me instrumentin “Koby” që vjen nga shekulli i 7-të dhe është me i vjetri .Ndër shekuj përmes “Koby-t” i kemi kënduar historisë sonë dhe heronjve ashtu siç bëni edhe ju me lahutën prandaj kemi edhe disa të përbashkëta”, u shpreh njëra prej artisteve.

“Sonte në do të prezantojmë pak nga muzika tradicionale e Kazakistanit dhe Turqisë. Përmes pianos dhe instrumenteve të tjerë në do ti këndojmë dashurisë, natyrës, kafshëve por edhe historisë tonë. Në disa këngë kemi shume ngjashmëri me Shqipërinë”, u shpreh ajo.

Festivali “Takimet muzikore te dy boteve” pas Shkodrës do të rrugëtojë edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.

 

Top Channel