Gjykata e Athinës: Burgim i perjetshëm për vrasësit shqiptar ​të avokatit Michalis Zafiropoulos

10/10/2019 17:20

Gjykata e Athinës ka vendosur të dëbojë me burgim të përjetshëm, vrasësit dhe porositësin e ekzekutimit të avokatit të njohur grek, Mihakis Zafiropulos.

Sipas vendimit të Gjykatës, ekzekutori i avokatit, Ibrahim Ibrahimi, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e avokatit, dhe 11 vjet burg për armëmbajtje pa leje dhe grabitje të armatosur.

Ndërsa porositësve të vrasjes, Olti Dulce dhe Klodian Lekocaj, janë dënuar me burgim të përjetshëm, nën akuzën e porositjes se vrasjes.

Të dy të dënuarit deklaruan se kërkesën e trembjen dhe jo vrasjen e avokatit, të cilën e quajtën aksident, e kishin marrë prej Arber Bakos, i cili u ekzekutua në burg prej Irbahim Ibrahimit, nj vit më parë, në kohën që Bako u soll në Koridhalos, për një tjetër proces ndaj tij.

Gjykata theksoi se akti ishte vrasje gjakftohtë, duke e cilësuar si akt makabër dhe pa asnjë arsye, ndaj edhe dënimi ishte maksimal, pavarësisht se autori deklaroi se nuk donte t’a vriste, por vetëm t’a trembte avokatin e njohur.

Ibrahimi tha se ishte i bashkëakuzuari i tij, Arber Bako, që insistoi se duhet ta qëllonte avokatin, dhe se për ta trembur atë, do të paguheshin 50.000 për secilin, shumë të cilën porositësit, Lekocaj dhe Dulce i kishin marrë prej një shtetasi grek, i cili ishte protagonisti i një skeme mashtrimi dhjetëra milionë euro, por që avokati Zafiropulos, kërcënonte se do të paraqiste prova për t’i sekuestruar sasi te mëdha parash, që ai kishte fshehur në ishullin e Qipros.

Sipas Ibrahimit, paratë i ishin premtuar Bakos, por ky i fundit nuk e kishte mbajtur premtim e dhënë.

Madje, sipas Ibrahimit, Bako e ka tradhëtuar duke i hedhur atij fajin, ç’ka e ka detyruar autorin që të ekzekutojë Bakon, pak momente pasi mbërriti në burgun e Koridhalosit, disa muaj më vonë.

Mbas dhënies së dënimit, Ibrahimi ka thënë se asgjë s’do të ndryshojë në jetën e tij, pasi Gjykatat kanë vendosur ndaj tij edhe 2 dënime me burgim të përjetshëm.

Nëse edhe Gjykatat e Apelit dhe ajo e Lartë do të lenë në fuqi të njëjtat vendime, atëherë të tre shtetasit shqiptarë të dënuar nga Gjykata e Athinës, do të kalojnë 25 vite në burg, pa të drejtë lirimi me kusht.

Top Channel