Shkrimtarja polake, Olga Tokarczuk dhe ai austriak Peter Handke kanë marrë cmimin Nobel për letërsinë.

Dy fituesit, kanë marrë çmimet për vitin 2019 dhe 2018, për shkak se vitin e shkuar ai nuk u nda. Akademia suedeze që edhe akordon çmimin prestigjioz e pezulloi atë vitin e kaluar pas një skandali në të cilin pjesëtarë të saj u përfshinë.

Tokarczuk, ka fituar edhe çmimin ndërkombëtar Man Booker  vitin e shkuar dhe ka marrë tani Nobelin e letërsisë për 2018 ndërsa çmimi i këtij viti i ka shkuar austriakut Handke.

Skenaristi dhe novelisti austriak, 76-vjeçar, është vlerësuar për punën e tij me shumë ndikim në “eksplorimin e specifikës së përvojës njerëzore”, thuhet në deklaratën e Akademisë.

Tokarczuk, 57 vjeçe, e konsideruar si romancierja kryesore polake e brezit të saj, u shpërblye “për një imagjinatë narrative, që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”, thuhej në deklaratën e Akademisë.

Këtë javë, u ndanë edhe çmimet Nobel për Mjekësinë, Fizikën dhe Kiminë, ndërsa të premten do të ndahet Nobeli për Paqe.

Sidoqoftë, ai ka qenë një figurë shumë e polemizuar për mbështetjen që i dha serbëve gjatë luftërave në jugosllavi, në vitet 90 dhe se foli në funeralin e ish-liderit serb Slobodan Milloshevic, që ishte akuzuar për gjenocid dhe krime të tjera lufte. Në 2014 ai po ashtu kërkoi që çmimi Nobel për letërsinë të abrogohej, duke thënë se ai i jepte fituesit një piedestal të rremë, bashkë me një moment vëmendjeje dhe gjashtë faqe nëpër gazeta.

Top Channel