Torturohet trupi, për të shpëtuar shpirtin. Nëpërmjet torturave të mesjtës piktori Gazmend Leka, në ekspozitën e tij “ Dhoma e hapave të humbur” i jep lirinë shpirtin.

” Këtu esenca e ekspozitës është katarsisi, pastrimi dhe unë mendoj që kur ti pretendon të bësh një pastrim ajo nuk mund të bëhet pa një dhimbje sepse do hedhesh do fshish shumë gjëra që mund të kenë qenë shumë të dashura në jetën tënde. E gjitha kjo për të filluar një jetë të re”, shprehet Gazmend Leka, piktor.

Nëpërmjet të kuqes së gjakut, artisti gjen rrugën e transhendetales. Aty ku shpirti, pastrohet nga instikti.

“Kur ti sheh brenda shpirtit të njeriut  që lutet, patjetër që ka ndodhur një tragjedi brenda tij apo është thyer diku.  Kur lutet kërkon që të krijojë një lloj harmonie me shpirtin e tij”, rrëfen Leka.

Tek arti i Gazmend Lekës ndeshesh me lufte mes instiktit dhe logjikes dhe për këtë arsye ai ka vendosur të bëj vetëgjyqësi.

“Dhe jo më kot unë e kam vendos veten edhe si gjykatës që duhet të paguaj për gabimet e tij dhe për këto gabime ai ka vendosur një haraç”, thotë piktori.

Ekzpozita “ Dhoma e hapave të humbur” do të qëndrojë e hapur për artdashësit në galerinë FAB.

Top Channel