Sërish tensione te “Unaza e Re”, video e shoqërimit të një prej banorëve
10/10/2019 09:23
Në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë janë rritur sërish tensione pasi raportohet se janë shoqëruar disa persona.
Partia Demokratike, duke cituar banorët e zonës, thotë se janë shoqëruar në polici disa nga zërat kryesore të protestës. Edhe në këto momente forcat e policisë ndodhen atje, ndërsa banorë të tjerë po mblidhen në vendin ku protestojnë prej muajsh.
PD ka publikuar edhe videon e momentit një personi të quajtur Skënder Doda.
Top Channel