E hënë, 13 Maj 2019
12:23
Wake Up/ Ish sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës reagon për TK

Luan Zyka ka qenë drejtues i lartë në Ministrinë e Kulturës gjatë qeverisë Nano, periudhë kur për herë të parë u fol për amortizimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, një debat që vazhdon dhe sot.

12:21
Wake Up/ Dr. Luan Zyka kandidati shqiptar i prefekturës Selanik

Luan Zyka është një emër i njohur për politikën, diplomacinë, shkencën, kulturën e deri tek angazhimet në fushën e vitikulturës.

12:20
Vitrina e Librit / Kopertinat e reja

TË DREJTËT Dramë në pesë akte Në shkurt të vitit 1905, në Moskë, një grup terroristësh që i përkisnin Partisë Revolucionare Socialiste organizuan një sulm me bombë në Grand Duke Serge, xhaxhain e Carit. Ky sulm dhe rrethanat e veçanta që e kanë paraprirë dhe e kanë ndjekur përbëjnë subjektin e “Të drejtët”. “Disa nga situatat […]

12:20
Wake Up/ Monitorimi: Tirana me 0,8m2 gjelbërim për banor. Standardi i EU 9m2

Duke filluar nga janari i vitit 2019 ka filluar të zbatohet një plan pilot monitorimi në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër i nivelit të zhurmave, ndotjes së ajrit dhe hapësirave të gjelbra, të kryer gjatë periudhës shator 2018 – mars 2019, si gjatë ditës dhe gjatë natës.

12:15
Të bësh guidën turistike në Berat/ I riu që pasionin për qytetin e tij e vë në shërbim të turizmit

Isuf Braho është një i ri i lindur dhe rritur në lagjen muzeale ”Kala“ të qytetit të Beratit. Ai flet me pasion për çdo gurë e rrugicë të vendlindjes të tij.

12:14
Foto që tregojnë “metamorfozën” nga make-up

Artistët e make-up janë në gjendje të bëjnë magji me modelet e tyre. Të pajisur me pigmente dhe brusha, si artistë të vërtetë, ata ” formojnë” fytyrat e  klientëve, duke theksuar format e bukura dhe fshirë defektet.

12:14
Kërkohet rindërtimi i kishës/ Fier, objekti 700-vjeçar i braktisur

Një kishë më shumë se 700 vjeçare në grykëderdhjen e vjetër të lumenjve Vjosë dhe Seman, prej vitesh ndodhet e braktisur. Ajo i ka shërbyer besimtarëve të më shumë se 7 fshatrave në rrethin e Fierit.

11:50
Manchester City kampion/ Festimet pas titullit në Premier League

U mbyll sezoni më intrigues i premier leagues Angleze ku për të 8 herë, skuadra kampione u shpall në javën e fundit të saj. Manchester City triumfoi për të dytin vit radhazi dhe të 6 herë në historinë e tij pas fitores me Brightonin 4-1 që e bëri të pavlefshëm suksesin e Liverpoolit 2-0 ndaj Wolverhampton duke e mbyllur kampionatin me 98 pikë, 1 më shumë se The Reds.

11:49
Policia arreston bashkëshortin e Ministres së Arsimit

Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e sotëm deputetin e PSD-së,  Dardan Molliqaj, i cili është edhe bashkëshorti i ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

11:32
Ajax kampion i Holandës/ Harron humbjen në Champion League

Ajaksi e harroi eliminimin e dhimbshëm në minutën e 95 nga Tottenhami në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve duke fituar titullin kampion në Holandë duke plotësuar dopietën sezonale pasi më parë fitoi edhe Kupën e Holandës.

11:23
Opozita proteston sërish sot, PD: Policia mos të bëhet pjesë e dhunës

Opozita do të marshojë sërish sot në orën 18:30, por ndryshe nga manifestimet e tjera ky do të jetë marshim proteste.

11:22
Ylli i YouTube humb 2 milionë ndjekës brenda një nate për shkak të një gabimi

Ylli  i YouTube dhe guruja i bukurisë James Charles ka humbur më shumë se dy milionë ndjekës, duke përfshirë  Kylie Jenner dhe Kim Kardashian. Kjo rënie drastike ndodhi pas grindjes së hidhur që ai pati me artisten e make-upit  Tati Westbrook, e cila u bë publike dy ditë më parë.

11:13
Dita Botërore e Belly Dance, tradita 6000 vjeçare që vjen nga Orienti

Belly dance njihet në Lindjen e Mesme si “raks sharqi” (vallëzim i Lindjes ose vallëzim i Orientit).

11:11
Rama për median serbe: Nuk e dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë

“Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen”, kështu ka thënë kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median serbe TV Pink. Rama thotë se është për një rajon pa kufij.

11:08
Gruaja që shpiku ‘Ditën e Nënës’, vdiq duke e urryer këtë festë

Dje ishte festa ‘Dita e Nënës’, që kremtohet në mbarë botën. Por si lindi kjo ditë e shënuar dhe si u globalizua ajo?

10:58
A do të qëndrojë Merkel deri në përfundim të mandatit?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të mbetet në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme, pohon kryetarja e CDU Annegret Kramp-Karrenbauer. Por spekulimet vazhdojnë.

10:48
Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Prokurorisë së Pogradecit

Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Sotir Kllapi është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

10:46
Gara për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu dorëzon mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Socialiste Pjerin Ndreu ka dhënë sot dorëheqjen nga mandati i tij, për shkak të zgjedhjeve vendore. Ndreu është shpallur kandidat zyrtar për  Bashkinë e Lezhës dhe lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shpreh mirënjohje për kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

10:41
Ku duhet të jetë selia e Parlamentit Europian?

Po shtohen zërat, të cilët kërkojnë që Brukseli të jetë selia e vetme e Parlamentit Evropian. Por kundërshtarët ende janë të zëshëm dhe të fuqishëm.

10:34
 “Babi ra në lumin e Bistricës”, pas denoncimit nisin kërkimet për trupin     

Një 55-vjeçar ka rënë në ujërat e lumit të Bistricës pasditen e djeshme, teksa ka qenë duke ikur në shtëpi. Burime nga policia raportojnë se  rreth orës 17:40, shtetasi A.Sh., 55 vjeç, banues në Çukë, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

10:27
Brenda burgut Joliet, që u bë i famshëm nga shqiptarët “Vëllezërit Bluz”

Kushdo që  dëshiron të shikojë qelitë e burgut ku u luajt filmi me aktorët shqiptarë “Vëllezërit Bluz” në vitin 1980 tashmë e ka mundësinë.

10:19
Horoskopi/ Pjata që çmendin 12 shenjat (Foto)

A jeni një tip që ju pëlqejnë makaronat me salcë, dashi, apo një antipastë të shijshme si Ujori?

10:16
Amfiteatri destinacioni i preferuar artistik, “Ben Duro & friends” rikthejnë këngët e liqenit

Amfiteatri i Liqenit Artificial do jetë këtë sezon një nga destinacionet më të frekuentuara artistike.

10:07
Moti i keq në Vlorë, pezullohet lëvizja detare

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qytetin e Vlorës prej mbrëmjes së djeshme, me erë të fortë si dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullim të lëvizjes detare.

09:59
Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen nesër, flasin edhe për Samitin e mbajtur në Tiranë

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen nesër në Bruksel për të diskutuar lidhur mbi çështje aktuale në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

09:36
19 foto reale që kemi menduar se mund t’i shihnim vetëm në filma

Ndonjëherë gjërat ndodhin shumë e shpejtë dhe syri jonë nuk arrin t’i kapë. Por në sajë të kamerave, ne mund të shohim momente që përndryshe do t’i kishim humbur.

09:28
Shpërndante drogë në lokal, “spiunohet” nga qytetarët dhe arrestohet

Falë bashkëpunimit komunitet-polici, goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë  narkotike, e dyshuar  e llojit kokainë. Në pranga  ka rënë një 26 vjeçar.

09:24
Rita Ora iu blen prindërve një vilë në Kosovë

Këngëtarja nga Kosova Rita Ora u shpall si një nga muzikantët e ri më të pasur të Britanisë së Madhe këtë javë, duke siguruar një pasuri prej 18 milionë paund, sipas Times Rich List.

09:14
Panik në Durrës/ Automjeti merr flakë në ecje

Një automjet ka marrë flakë në ecje në lagjen Nr.4 Durrës.

08:59
Stuhia “Andrea” pritet të godasë Shkupin, apeli për qytetarët

Shkupi po përgatitet për afrimin e stuhisë “Andrea” e cili pritet të sjellë reshje prej 50 deri 80 milimetra në metër katror, çka detyroi qendrën e krizave të mblidhet në një takim urgjent të drejtuar nga Dushko Veskovski, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”.

08:50
Cërrik/ Makina merr flakë natën

Gjatë natës në lagjen nr 1, Cërrik një makinë ka marrë flakë.

08:42
Australi/ Nivel rekord për pjesëmarrjen në votime

Më shumë se 90% e australianëve me të drejtë vote pritet të marrin pjesë në zgjedhjet federale të 18 majit.

08:29
Nis Presidenca e Pendarovskit/ Ceremonia në Shkup, marrin pjesë edhe Presidentët e rajonit

Stevo Pendarovski mori zyrtarisht detyrën e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut e ne rezidencën presidenciale, Pendarovski u prit me ceremoni nga paraardhësi i tij, Gjorge Ivanov.

08:12
“Julian Assange”/ Suedia pritet të shpallë vendimin për rastin e përdhunimit

Prokurorët suedezë pritet të njoftojnë nëse po rihapin një hetim mbi një akuzë për përdhunim kundër bashkë-themeluesit të Wikileaks Julian Assange.

E diel, 12 Maj 2019
22:33
Roma i falet “dhuratës” së Juves, 2-0 dhe kap Milanin për Europën

Roma nuk dorëzohet, e me ndihmën e Juventusit mbetet ende në garën për zonën e kupave europiane.

22:26
Zbulohet formati i ri i Botërorit të Klubeve, nga viti 2021

Në vitin 2021 do të startojë Botërori i ri i Klubeve, që do të zhvillohet në harkun kohor 17 qershor-4 korrik.

22:18
PAOK-u “sundon” Greqinë. Pas kampionatit, fiton edhe Kupën ndaj AEK-ut

Sezoni futbollistik në Greqi ishte i gjithi për PAOK-un e Selanikut, që pas kampionatit fitoi edhe Kupën për të tretin vit radhazi, teksa mundi në finale sërish AEK-un e Athinës.

22:00
Një dokumentar për Michael Schumacher, në Festivalin e Kanës

Më 5 janar të vitit të ardhshëm, në Zvicër dhe Gjermani do të shfaqet dokumentari dedikuar legjendës së Formulës 1, Michael Schumacher.

21:53
Atentati në Vlorë, shënjestra u shpëtoi mbi 20 plumbave

Një atentat me armë zjarri është shënuar pasditen e së dielës rreth orës 18:30, në afërsi të urës së Mifolit, në autostradën Levan-Vlorë.

21:43
Fier, aksidentohet për vdekje 66-vjeçari që po lëvizte me biçikletë

Një aksident rrugor me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20:55, në aksin Seman-Fier.

21:13
Gjeli “futbollist” ndjek topin sa herë ia pason. Familja ka vendosur të mos e shesë

Futbolli mbetet sporti më popullor në botë dhe në Shqipëri, si në nivel pjesëmarrësish, ashtu dhe në nivel ndjekësish.

20:56
Pas luftës rikthehet arti. Në Raqqa të Sirisë, të rinjtë ngjiten në skenë

Në Sirinë veriore, arti po rikthehet në ish-bastionin e Shtetit Islamik. Kur ka kaluar më shumë se një vit, që nga koha kur xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik u larguan, djemtë dhe vajzat siriane janë rikthyer në skenë, duke kërcyer nën ritmet e daulleve në qytetin verior Raqqa.

20:46
70-vjeçari holandez mëson shqip: Ndryshova mendim për Shqipërinë…

“Gjuha shqipe është shumë e vështirë dhe shumë e koklavitur”. Për të mbajtur trurin në punë, siç thotë 70-vjeçari, sfida e radhës për të ishte mësimi i shqipes.

20:33
F1, Hamilton fiton në Spanjë. Mercedesi s’i ndahet “dopietës”

Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Spanjës në Formulën 1, duke marrë dhe suksesin e tretë sezonal në kampionatin spektakolar të garave me makina, të cilin e kryeson me 7 pikë më shumë sesa ndjekësit pas kësaj fundjave.

20:21
Energjia për biznesin, tarifat më të shtrenjta jo vetëm në rajon

Rritjet e herëpashershme gjatë viteve të fundit e kanë bërë Shqipërinë një nga vendet me tarifat më të shtrenjta të energjisë për biznesin, jo vetëm në rajon, por edhe krahasuar me vende të zhvilluara. Të dhënat janë bërë publikenga Enti Rregullator i Energjisë.

19:55
Iu larguan luftimeve, afganët gjejnë strehim në Stamboll

Pilaf Kabuli, qofte, etj.. Një restorant në Stamboll shërben vetëm pjata afgane.

19:43
Basha: Rama, mos kalo caqet! Pushtetin s’e mban dot me dhunë. Largimi, i panegociueshëm

Në konferencën për shtyp gjatë pasdites së të dielës, Lulzim Basha ishte me tone më të qeta sesa në protestën para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa paralajmëroi Ramën që të mos i kalojë caqet.

19:34
Mishi artificial zemëron kasapët në Europë

Ndërsa presin me thikë qafën e derrit, copëzat e trurit apo të brendshmet e bagëtive, kasapët e rinj në një panair në Frankfurt i shohin me dyshim produktet e ashtuquajtura të mishit të rremë, që janë ekspozuar po ashtu. Ata habiten madje me faktin që mishi i rremë duket i kërkuar.

19:32
Rama: Qeveria nuk rrëzohet; Vlerëson policinë, fton Bashën për dialog dhe ironizon Metën

“Kryeministri si institucion nuk është kapiteni i një skuadre me porta të vogla që ndeshet me një skuadër tjetër tek oborri i Kinostudios. Patjetër unë jam problemi, se nuk më mundin dot”.

19:14
Lot gëzimi në “Selman Stërmasi” teksa Tirana rrezikon rënien (Foto)

Lot gëzimi, “pushtim” fushe dhe një festë e shfrenuar dhe e shumëpritur. Pritja mbi dydekadëshe, ekzaktësisht prej 26 vitesh, e Partizanit për titullin kampion në futbollin shqiptar mori fund këtë të dielë, me suksesin domethënës në derbin e kryeqytetit.

19:06
Pritë 28-vjeçarit në autostradën Levan-Vlorë, largohen autorët

Një ngjarje e rëndë kriminale është shënuar pasditen e kësaj të diele në aksin Levan-Vlorë, ku ka mbetur i plagosur një 28-vjeçar si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

18:57
Buffon, larg PSG-së, por jo larg futbollit

Gianluigi Buffon nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe dëshiron të luajë të paktën edhe për një sezon tjetër, pak rëndësi ka nëse do të jetë me Paris Saint-Germainin apo diku tjetër.

18:29
Partizani shpallet kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh (Foto)

Kryeqyteti ngjyroset me “të kuqe”! Triumfi 2-1 i Partizanit ndaj Tiranës në superndeshjen e javës së 33-të të Kategorisë Superiore për sezonin 2018-2019 zyrtarizoi njëkohësisht edhe titullin kampion për “Demat e kuq”, që rikthehen kështu t’i gëzohen një trofeu pas 26 vitesh.

18:10
Humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanal. 44-vjeçari nga Kosova, jashtë rrezikut

Një 44-vjeçar është aksidentuar pasditen e kësaj të diele, teksa lëvizte me automjetin e tij në aksin kombëtar Berat-Lushnje, pranë fshatit Poshnje.

17:58
Më afër Moskës se Brukselit, letonezët ndihen europianë në zemër

Përgjatë kufirit me Rusinë, rajoni Latgale në Letoni, deri kohët e fundit ishte një nga rajonet më të varfëra në vend dhe në Europë. Por, me ndihmat financiare të BE-së, qytetet e tij po ndryshojnë. Tani, ai ka rrugë të reja, shkolla, kanalizime, qendra të reja kulturore dhe banorët e rajonit, përfundimisht ndihen europianë.

17:49
Manchester City rikonfirmohet kampion i Premier League

Manchester City është shpallur sërish kampion i kampionatit anglez të futbollit, Premier League, pas një gare dramatike të gjatë 38 javë, që u vendos vetëm në 90 minutat e fundit.

17:37
Në pritje të festivalit, prezantohet posteri zyrtar i Kanës

I njohur si “Bunkeri” pallati i festivaleve tashmë i moshuar, i është nënshtruar disa restaurimeve që kur u inaugurua në 1983 për të pritur festivalin e famshëm të filmit në Kanë. Kontrata të majme janë nënshkruar dhe çmime prestigjioze i janë dhënë yjeve nga e gjithë bota, brenda tij. Për 10 ditë, çdo vit, ai kthehet në zemrën e kinemasë ndërkombëtare.

17:26
Grida Duma, raport special me djalin: Kam frikë se një ditë do të jem shumë më vetëm pa të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e ftuar në “E Diell” në rubrikën “Këndi i së vërtetës” përballë Edi Manushit për të folur për përkthimin e librit “Princesha duke dalë nga errësira” nga autorja Jean Sasson.

17:18
Nata dramatike e mbrëmshme dhe protesta e së hënës, Basha: Rama, mos i kalo caqet!

Në një bashkëbisedim me gazetarët, siç bëri më herët gjatë kësaj të diele edhe kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Lulzim Basha foli për atë që e quajti natë dramatike, duke iu referuar protestës së katërt madhore të opozitës, që u shoqërua me akte të pazakonta dhune.

17:01
Kriza mbërthen Iranin. Rouhani, thirrje për unitet pas sanksioneve të SHBA

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka bërë thirrje për unitet mes fraksioneve politike të vendit, pas përkeqësimit të gjendjes ekonomike si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

16:54
Puthi një mashkull në film, Genc Saliu rrëfen si reagoi bashkëshortja!

Kur Genc Salihu mori pjesë në rolin kryesor të filmit “Martesa” në vitin 2017, buja që bëri në atë kohë vazhdon ta ketë jenohën edhe sot pas 2 vitesh.

16:52
Meta-Pendarovski: Bashkë në synimin e integrimit europian

I ftuar në Shkup për ceremoninë zyrtare të betimit të presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me homologun e tij, të cilin e përgëzoi për fillimin e detyrës.

16:45
5 mënyra si të humbisni në peshë brenda 24 orëve

Ka shumë mënyra për të arritur një trup të dëshiruar, në vetëm 24 orë. Qëndroni të hidratuar, bëni një gjumë të plotë dhe të rehatshëm dhe shmangni pijet e gazuara, janë këto mënyrat më të mira për të ia arritur.

16:34
SHBA, 40 shtete padisin kompanitë farmaceutike

Më shumë se 40 shtete amerikane kanë paraqitur një padi, ku akuzojnë kompanitë farmaceutike se po bëjnë konspiracion për të rritur artificialisht koston e ilaçeve.

16:29
Nju Jork, rritet interesi për veprat e artisteve femra

Me një rekord të ri që pritet për një vepër të Lee Krasner, e një tjetër i mundshëm për një punim të Helen Frankenthaler, oreksi për piktorët abstraktë femra dhe artistet femra në përgjithësi po rritet shpejt, ndërkohë që Nju Jorku përgatitet të hapë siparin e sezonit pranveror të ankandeve të hënën më 13 maj.

16:23
Pengu i “The Voice”, Fjoralba Ponari-Genc Salihut: Do të doja të më kishe besuar më shumë

Kantautori Genc Salihu teksa ishte i ftuar në spektaklin “E Diell” u rikthye pas në kohë kur ishte në karrigen e “The Voice of Albania” dhe i tha PO moderatores së “E Diell”, Fjoralba Ponari.

15:57
Vlorë/ Sekuestrohen 98 kg kanabis, 3 në pranga (Video)

Finalizohen me sukses dy operacione policore antidrogë të koduara “Shëndëllia” dhe “Kota”. Sekuestrohet në total 98 kilogramë lëndë narkotike cannabis sattiva. Arrestohen në flagrancë 3 persona.

15:10
Nis Presidenca “Pendarovski”. Në Shkup, edhe presidentët e rajonit

Në Kuvendin maqedonas, këtë të dielë u bë betimi i presidentit të ri të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, fitues i zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 5 maj.

15:06
Basha: Junta do të rrëzohet/ Protesta te drejtoria Policisë Tiranë: Të lirohen të arrestuarit

Një ditë pas protestës së opozitës policia e Tiranës njoftoi se ka ndaluar 50 persona për akte dhune ndaj forcave të rendit dhe institucioneve shtetërore. 31 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë. Ndërkohë kundër këtyre arrestimeve opozita e bashkuar protestoi para drejtorisë së policisë së Tiranës.

14:46
Rama jep detaje nga protesta e “21 Janarit”

Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e zhvilluar prej tij në vitin 2011, ku mbetën të vrarë 4 persona në bulevard. Ai tha se policia e asaj kohe shkrehi karikatorët mbi qytetarët e paarmatosur dhe se një pronar televizioni është dhunuar barabarisht.

14:32
Rama, mesazh Bashës: Ulemi dhe flasim për çdo nismë

Kryeministri Edi Rama tha se opozita nuk mund ta rrëzojë qeverinë duke bërë thirrje për dhunë. Gjithashtu shefi i qeverisë pretendon se në protestë do të shkojnë për herë e më pak njerëz, sepse ata nuk i besojnë broçkullat e tyre.

14:19
Rama: Protesta e PD-së, një manifestim dhune

Kryeminstri Edi Rama doli sot në një konferencë për shtyp, për të folur në lidhje me protestën e Partisë Demokratike, duke e cilësuar si një manifestim dhune.

14:14
Lleshaj: Protesta rrezikoi jetë njerëzish. Përgjegjësit para drejtësisë

Pas protestës së dhunshme të së shtunës, Ministri I Brendshëm, Sandër Lleshaj, tha se përdorimi i bombave Molotov dhe mjeteve të ndaluara piroteknike, rrezikoi jetën e punonjësve të policisë, të pjesëmarrësve në protestë, por edhe të qytetarëve të papërfshirë në të.

14:00
Votë për shqiptarët në Greqi/Janë kandidatë për Parlamentin Europian dhe zgjedhjet lokale

E veçanta e zgjedhjeve lokale në Greqi dhe e atyre për Parlamentin Europian më 26 maj është fakti se për herë të parë, jo vetëm që do të votojnë një numër  i madh emigrantësh ,tashmë edhe ligjërisht pjesë e shoqërisë greke, pasi kanë marre nënshtetësinë, por shumë prej tyre janë edhe kandidate të formacioneve të ndryshme politike apo administrative.

13:55
MSH: Urgjenca në gatishmëri gjatë dhe pas protestës

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon qytetarët, se gatishmëria e ekipeve të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore dhe spitaleve, gjatë dhe pas protestës së opozitës, e cila u shoqërua me akte dhune, ishte maksimale.

13:44
BE: Protesta paqësore, vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane

Një reagim ka ardhur sot nga delegacioni i Bashkimit Evropian, ku u bën thirrje protestuesve dhe udhëheqësve të tyre politikë të tregojnë përgjegjësi dhe përmbajtje. Dhuna nuk mund të tolerohet në asnjë rrethanë.

13:26
Pas ndarjes nga Morena Taraku, miliarderi iranian çmendet pas “seksbombës” shqiptare (Foto)

Sasha Sobhani është bërë një emër shumë i njohur në mediat rozë shqiptare, kjo për shkak të lidhjes me këngëtaren e njohur, Morena Taraku.

13:12
Sot derbi i kryeqytetit/ Partizani kërkon të marrë titullin që në këtë ndeshje

Luhet sot në 16:30 derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, një sfidë kjo që gjithnjë ka qenë shumë e zjarrtë.

13:09
Protesta e djeshme e opozitës/ 84 të proceduar për aktet e dhunës, 50 ndër ta, të arrestuar.

Tiranë – 84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.

13:06
Nis puna për rehabilitimin e bllokut të banimit në rrugën “Ali Demi”

Krahas punës për realizimin e projekteve të mëdha, Bashkia e Tiranë po i kushton një rëndësi të veçantë edhe krijimit të infrastrukturës dhe kushteve të duhura pranë pallateve në lagjet e kryeqytetit.

13:01
“Borchardt turp të kesh”, Cakaj: Kërcënohet familja e ambasadorit të OSBE-së. Akt kriminal

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka publikuar një fotografi që sipas tij militantët e opozitës kanë kërcënuar ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Cakaj thekson se sulmi ndaj banesës së ambasadorit të OSBE-së është  primitiv dhe akt kriminal. Ministri i Jashtëm në detyrë e quan si hakmarrje primitive këtë gjest të opozitës.

12:55
Protesta, Rama: Një grupim i dëshpëruar politik që imponohet përmes dhunës

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter, ka lajmëruar se do të dali në një konferencë për shtyp, ditën e sotme, në orën 14:00.

12:45
Të pathënat e Bamir Topit/ Ish-presidenti rrëfen Gërdecin, 21 Janarin

Ideja për të shkruar të kaluarën për Bamir Topin është në vetvete projekt i akumulimit të eksperiencave, që në rastin konkret nuk mund të jenë vetëm private, por edhe në interes të publikut, të shoqërisë e politikës, të aktorëve dhe institucioneve. Prandaj ai këto kujtime i boton nën titullin Nocturn, Kur arsyeja errësohet nga pushteti.

12:33
Paralajmërimi i Bashës: Nuk ndalemi! Maduro i Ballkanit do e marrë përgjigjen nesër

Kreu i Partisë Demokratike sot në orën 12:20 minuta ka shkuar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimi e protestuesve  të arrestuar  mbrëmjen e djeshme. Gjatë fjalës së tij, Basha tha se Edi Rama, do e marrë përgjigjen e plotë nesër nga shqiptarët e bashkuar.

12:22
Pasioni i kampionit të mundjes/ Mozaikët e një 70-vjeçari

Duket e pabesueshme që një mrekulli e tillë mozaikësh me gurë, janë krijuar nga duart e një 70-vjeçari. Miliarda gurë të mbledhur me çanta, luginës së lumit Shkumbin, kanë krijuar një shtëpi mozaik, në Fushë Mbret të Elbasanit.

12:14
Kosova ndalon lojërat e fatit/ Hyn në fuqi ligji, mbyllen dhjetëra kompani

Afaristët që operojnë në tregun e Kosovës përmes lojërave të fatit nga kjo e premte mund të ndiqen penalisht. Ligji për ndalimin e lojërave të fatit ka nisur zbatimin nga organet e drejtësisë. Përmes këtij ligji janë mbyllur: 23 baste të cilat kishin 306 njësi, 17 veprimtari për Automate me 133 njësi si dhe 6 veprimtari Bingo me 6 njësi.

12:10
Kryetari i partisë së pensionistëve merr mandatin e PD në Tiranë

Opozita  është braktisur nga një tjetër aleat i zgjedhjeve të 2017-ës. Tashmë është Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri, i cili ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

12:01
Dokumentohet vjedhja e gjashtë automjeteve tip “Benz” në qytetin e Fierit

Plan masash për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në qytetin e Fierit. Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë.

11:42
Protesta/ Paloka: Ky tubim, shenjë proteste ndaj dhunës policore

Në protestë janë edhe aleatë të Partisë Demokratike. Në protestë marrin pjesë Vangjel Dule, Dashamir Shehi. Do të marrin pjesë gjithashtu Fatmir MEdiu.

11:35
Krushku shkon të marrë nusen, por mendjen e ka tek protesta e PD: Rama ik

Ndonëse në një event shumë të rëndësishëm, siç është dasma, një qytetar demokrat shpreh gatishmërinë e tij për të vazhduar protestën.

11:23
Protesta para Drejtorisë së Policisë Tiranë, kërkohet lirimi i të arrestuarve

Ditën e sotme protestuesit janë mbledhur përpara Drejtorisë së Policisë Tiranë.

11:20
Angli, 90 min e fundit për titullin. Mancherster City apo Liverpool!

Çështja e titullit në Premier Leagues prej kohësh po diskutohet nga 2 skuadra, Manchester City dhe Liverpool. Sot luhen 90 minutat e fundit të kampionatit anglez dhe pikëpyetjet për skuadrën triumfuese janë të mëdha.

11:12
Ndërkombëtaret, thirrje kundër dhunës. Presidenti Meta bën thirrje për qetësi

Ambasada e SHBA-së përmes një reagimi ka dënuar dhunën gjatë protestës se opozitës. “Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit. Dhuna është thellësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi”, thuhet ne reagimin e Ambasadës Amerikane. 

10:41
Arrestohet në Pukë, durrsaku i shpallur në kërkim

Policia e Pukës ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për shitje të narkotikeve. Në pranga ka rënë shtetasi B. D. 36 vjeç, banues në Durrës.

10:31
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, në Devoll, Korçë

Falë reagimit të shpejtë të Policisë, arrestohen në flagrancë 4 shtetas të cilët vodhën me dhunë 200 Euro dhe 2 celularë, dy shtetasve të huaj.

10:11
Kjo është aktorja më e bukur e të gjitha kohërave

Michelle Pfeifer, Brigitte Bardot, Audrey Hepburn: çdo epokë ka pasur aktoren e saj ikone, një grua që mishëronte jo vetëm bukurinë, por aftësinë e aktrimit dhe empatisë me publikun. Ka shume yje të tilla ndërkombëtare, por mes tyre, cila është më e bukura?

09:29
Në 15 vjetorin e ditëlindjes Digitalb hap dyert për fëmijët

Edukimi me punën nis që i vogël. Fëmijët e punonjësve të Digitalb panë nga afër platformën e të gjithë shqiptarëve, për të shuar pikëpyetjet e tyre se si ajo çka shohin në ekran bëhet e mundur dhe falë prindërve të tyre.

09:05
PD protestë sot përpara Drejtorisë së Policisë, kërkon lirimin e të arrestuarve

Pas 6 orësh protestë ku nuk munguan as aktet e dhunës, demokratët dhe aleatët në një mbledhje të jashtëzakonshme të zhvilluar në mesnatë, vendosën të thërrasin një tjetër protestë kombëtare të hënën në ora 18.30.

08:46
Gjendet në Britani thesari romak

Një grumbull monedhash romake të shekullit të katërt u zbuluan nga dy amatorë, zbulues thesaresh. Besohet se kjo është shuma më e madhe e këtij lloji që gjendet në Britani. Zbulimi u bë në korrik 2017 pranë fshatit Rauceby në Lincolnshire nga 59-vjeçari Rob Jones dhe shoku i tij Craig Paul, 32 vjeç dhe që  nga e enjtja janë pjesë e thesarit të shtetit.

08:28
Vdes aktori i “Power Rangers”

Papa Magasiva, i njohur për rolin e tij në “Power Rangers”, u gjet i vdekur të shtunën. Ai ishte 38 vjeç. Autoritetet thanë se në orët e para të mëngjesit në një banesë në Wellington zbuluan aktorin që nuk reagonte, sipas New Zealand Herald. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte “rrethana të dyshimta rreth vdekjes së tij”.