Një skuadër nga Kina triumfoi në kompeticionin e videogame online ‘League of Legends’ teksa u shpall kampione e botës përballë 20 mijë shikuesve të pranishëmn në Paris.

“League of Legends” ëshTë një lojë lufte gotike online që luhet me shumë persona dhe që gjatë zhvillimit të saj arrin të regjistrojë mbi 100 milionë lojtarë aktivë online. Finalja e njohur ndryshe edhe si “The Summoner’s Cup” konsiderohet si Kupa e shenjtë e  atyre që përkufizohen si tituj e-sports.

Në finalen e së dielës u vunë përballë skuadra kineze FunPlus Phoenix dhe ajo evropiane G2, një finale që u zhvillua në Paris bercy,  një arenë që pret edhe ndeshjet e turneut Masters të Parisit. FunPlus Phoenix, rezultoi superior ndaj ekipit evropian të cilin e mundi me rezultatin 3-0.

Trofeu për skuadrën kampione të evenimentit ishte në një valixhe të markës luksoze Louis Vuitton në momentin që u çua në skenë për t’u ngritur më pas nga Kim Tae Sang, i quajtur ndryshe me pseudonimin ‘Doinb’.

 

 

Top Channel