Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një oficer policie ka qëlluar një protestues të maskuar nga afër, me plumba të vërtetë, ndërsa aktivistët lyen një person me benzinë dhe i vunë flakën.
Një oficer policie ka qëlluar një protestues të maskuar nga afër, me plumba të vërtetë, ndërsa aktivistët lyen një person me benzinë dhe i vunë flakën.
Pamje të tjera të tmerrshme treguan se si një person, i cili po fliste me protestuesit, lyhet papritur me benzinë dhe më pas i vihet flaka. Ai u shtrua në spital me dëme të rënda.
Kjo ka qenë situata e përshkallëzuar e protestave në Hong Kong, në fundjavën e 24-t të protestave.
Videoja në Facebook tregoi se si polici, teksa përleshej me një person tjetër, i drejton armën një të dyti që po i afrohej protestuesit për ndihmë dhe e qëllon në trup.
I plagosuri është duke iu nënshtruar operimit në spital, ndërkohë që zemërimi ndaj policisë sa vjen e shtohet.
Top Channel