Ashensorët, e paregjistruar/ Të rinjtë me markë CE, të vjetrit do të kolaudohen

11/11/2019 15:34

Kjo nuk është e vetmja situatë që ndodh me ashensorët e instaluar nëpër pallate, pasi janë të shumta incidentet që janë hasur nga qytetarët. Instaluesit e ashensorëve apo administratorët e kompanive që instalojnë ashensorë nuk respektojnë kriteret e përcaktuara në ligj, ndonëse kanë në dorë sigurinë e jetës së qytetarëve.

Incidente të shumta duket se kanë detyruar inspektoriatin e mbikqyrjes së tregut të marrë situatën në dorë, duke i vënë kushte ndërtuesve të pallateve dhe kompanive qe instalojnë ashensorë, nga 1 janari i vitit 2020.

Por çfarë do të ndodhë me ata ashensorë të viteve të mëparshme që nuk kolaudohen?

Qytetarët e pallateve, ashensori i të cilëve nuk e kalon kolaudimin do të duhet të paguajnë shtesë për ta pajisur atë me element shtesë për sigurinë në rast se pallati I ka kaluar 5 vite nga ndërtimi. Në ligj është e përcaktuar që deri në 5 vite të gjitha detyrimet e ka firma që ka ndërtuar objektin.

Të gjitha këto iu bënë me dije instaluesve dhe kompanive që instalojnë ashensorë gjatë një takimi të organizuar nga Qendra Konsumatori Shqiptar, e cila bëri bashkë të gjithë aktorët, që lidhen me sigurinë e jetës së qytetarëve.

Alma Demiraj

Top Channel