Presidenti Bolivian Evo Morales ka dhënë dorëheqjen pas gati 14 vjet në pushtet, mes trazirave pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme muajin e kaluar.

Morales tha që ai kishte qenë viktimë e një grusht shteti. Ai tha se po largohej për të ndihmuar në mbrojtjen e familjeve të aleatëve politikë, pasi shtëpitë e tyre u dogjën.

Në një fjalim televiziv, Z. Morales u kërkoi protestuesve që “të ndalonin sulmin e vëllezërve dhe motrave, të ndaleni së djegur dhe së sulmuari”.

Top Channel