Fondi i Komunitetit, i cili po përdoret nga banorët për rikonstruksionin e fasadave të pallateve këtë vit do të shtohet.

Këtë e deklaroi kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj teksa inspektoi punimet te një tjetër pallat që ka përfituar nga ky fond ndërkohë që u shpreh se  në fokus është edhe projekti për 100 lagjet e Tiranës.

Po vazhduam me këto ritme, po mbështetëm njëri-tjetrin, po u bashkuam për të punuar dhe jo për t’u marrë me fjalë, do të bëjmë gjëra të mrekullueshme. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e dëgjesave për buxhetin, ku ata vetë na thonë se si duan që të shpenzojnë paratë e buxhetit të bashkisë dhe pastaj, ne do të marrim parasysh të gjitha kërkesat. Sigurisht, projekti kryesor ku do të fokusohemi është ai i “100 lagjeve”. Pra, siç kemi bërë gjërat e mëdha në Tiranë, tani duhet të futemi lagje më lagje, për të cekur çdo rrugicë dhe çdo minishesh që mund ta lirojmë për t’ua kthyer fëmijëve, të moshuarve dhe komunitetit”, u shpreh Veliaj.

Në prag të festave të nëntorit, kryetari Veliaj i ftoi të gjithë banorët e Tiranës të vendosnin një flamur kuq e zi nëpër ballkonet e tyre.

Top Channel