Konflikt në Korçë, goditet me levë 50-vjeçari
11/11/2019 13:48
Një 50-vjeçar në Korçë është plagosur lehtë, me mjete të forta.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen 14 të qytetit. 50-vjeçari Viktor Hoxhallari, sipas policisë është goditur me levë në kokë nga një person me të cilin është konfliktuar.
I plagosuri është dërguar në spital ku po merr mjekim në repartin e terapisë ditore. Policia është vënë në ndjekje të autorit, që u identifikua nga i plagosuri.
Top Channel