E martë, 14 Maj 2019
10:50
19 foto që tregojnë rastësitë e çmendura në planetin tonë

Me raste jeta na përball me rastësi të çmendura.

10:30
Dhuna në protestë, policia: U plagosën 3 efektivë dhe u arrestuan 7 persona

Policia e Tiranës ka proceduar 22 persona për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën djeshme të opozitës, ndër ta 7 të arrestuar.

10:24
Veliaj: Tirana nuk do t’i përkulet urrejtjes dhe dhunës

Menjëherë pas protestës së dhunshme dje, Tirana i është rikthyer normalitetit. Rrugët janë pastruar gjatë natës ndërkohë punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës po zëvendësojnë pllakat e hequra nga trotuarët.

10:16
15 minuta prestigj: Si Hollywood kaloi në përmbajtjen e shkurtuar

“State of the Union”, një shfaqje televizive, hapet në një bar, ku Tom (Chris O’Dowd) dhe Louise (Rosamund Pike) nxjerrin një axhendë për terapinë e tyre martesore që bazohet mbi pijen dhe devijimet me të tjerë. Të dy përballen dhe shmangin gjendjen e martesës së tyre, para se skena të kalojë në derën e terapistit.

10:11
Bashkëpunimi Francë-Shqipëri/ 7 të arrestuar për vjedhje

Një hetim ndërkombëtar përfundoi me arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë, në Francë dhe Shqipëri, të akuzuar për vjedhje me forcë të rreth 70 apartamenteve në zonën e Nancy-t, në tre-mujorin e fundit të vitit 2018.

10:03
7 këshilla për të mbrojtur zemrën (Foto)

Ka disa mënyra sesi mund të përmirësoni shëndetin tuaj, dhe veçanërisht shëndetin e zemrës.

09:43
Aksident në Lezhë, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku një automjet është përplasur me trafik-ndarësit.

09:36
Fotografi bardhezi të Parisit në vitet ’30 dhe ’40

Roger Schall (1904-1995) ishte një fotograf francez i famshëm i viteve ’30 dhe ’40. Ai ka punuar në të gjitha disiplinat e fotografisë së modës, portretet, aktualitetin,  jetën e parisienëve dhe reportazhe të shumta fotografike që janë botuar në revistat më të mira ndërkombëtare si ‘Vu’, ‘Vogue’, ‘Life’ dhe ‘Paris-Match’.

09:27
Kjo kinema zvicerane i ka zëvendësuar kolltukët me shtretër martese

Nëse jeni një nga ata që duan të shikojnë filma në shtrat, me siguri do të keni zili qytetarët zviceranë të Spreitenbach.

09:19
Fotot e pabesueshme në Dubai dhe Singapor në mes të rrufeve

Për të kapur imazhet perfekte, fotografi i Dubait, Teemu Jarvinen është frymëzuar nga kinemaja, cilësimet tipike të filmave si Blad Runner.

09:16
Modelja digjitale/ Në rrjete sociale e ndjekin si të ishte e vërtetë

Firma japoneze e produkteve kozmetike, Kate, ishte në kopertinën e fundit të revistës i-D, e këtu s’ka asgjë për tu çuditur.

09:06
Vdekja e major Tanushit/ Reagon ambasada amerikane

Ambasada amerikane ka reaguar për ndarjen nga jeta të major Klodian Tanushit si pasojë e shpërthimit të minës në Letoni, ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasani.

08:59
Kosovë: Seancë e jashtëzakonshme për krijimin e Tribunalit për Krime Lufte

Me një seancë të jashtëzakonshme dhe një rezolutë Kuvendi i Kosovës pritet të autorizojë një komision shtetëror për themelimin e Tribunalit për krimet serbe në Kosovë.

08:50
Austria planifikon ‘Dhjetë urdhëresa’ për refugjatët

Refugjatët në Austrinë e Poshtme pritet të trajtohen nga autoritetet rajonale me “Dhjetë Urdhëresat e Imigrimit”. Pjesë e dekreteve është një kërkesë që emigrantët duhet të tregojnë mirënjohje për Austrinë.

08:42
Bella Hadid nuk i lë vend imagjinatës!

Ajo është një nga supermodelet më të lakmuara në botë.

08:31
Lufta tregtare SHBA-Kinë/ Tronditen bursat në Azi

Përshkallëzimi i luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës ka tronditur tregjet e aksioneve.

08:18
Hakerat sulmojnë WhatsApp-in, kompania apel përdoruesve si të mbrohen

Disa hakera kanë instaluar në distancë një softuer mbikqyrjeje në telefona dhe pajisje të tjera duke e bërë kështu WhatsApp shumë të cënueshëm.

06:26
Avokatja me origjinë shqiptare në radhët e “Forza Italia”

Zgjedhjet administrative në itali do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet europiane.Votuesit për zgjedhjet administrative do të jenë rreth 17 milionë. Në listat dhe partitë të ndryshme politike do të ketë disa kandidatë me origjinë shqiptare. Anisa Rama avokatja me origjinë shqiptare kandidon për Forza Italian.

00:07
Një shqiptar i Kosovës vritet në Siri

Në Kosovë autoritetet thanë se një shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri.

E hënë, 13 Maj 2019
23:04
Jeta e fëmijëve JO të pasur të Rusisë (Foto)

Fëmijët e pasanikëve i bëhen zili çdokujt në rrjete shoqërore me lukset dhe me çmenduritë e jetës së tyre të shfrenuar. Instagrami në fakt është plot me “Rich Kids of…” të çdo vendi.

23:00
Protesta-marshim e opozitës, shashka, gurë e molotov. Thyhen xhamat e institucioneve

Protesta e pestë kombëtare e opozitës së bashkuar nisi rreth orës 18:30 të së hënës, për të dënuar atë që e cilëson dhunë gjatë protestës së të shtunës. Me çadrat “Rama ik” dhe nën shiun që nuk pushonte, ndalesa e parë ishte Kryeministria.

22:58
Inter fiton 2-0 ndaj Chievos. Championsi, një hap larg

Mjaftuan dy gola në minutat e fundit të secilës pjesë, që Interi të triumfonte pastër ndaj një rivali modest si Chievo, të rënë prej kohësh në Serie B të kampionatit italian.

22:55
Foto që tregojnë fuqinë e vertetë të photoshop-it

Të gjithë e dimë se shumë njerëz publikojnë foto të një versioni ideal të vetvetes, në rrjetet sociale, duke përzgjedhur fotot më të mira. Por disa persona e kanë çuar në ekstrem këtë koncept.

22:45
Marshimi-protestë në foto

Protesta e pestë kombëtare e opozitës së bashkuar nisi rreth orës 18:30 minuta të së hënës, për të dënuar atë që e cilëson dhunë gjatë protestës të së shtunës.

22:31
Zv/ministri: Dhunë e kontrolluar militantësh

Besfort Lamallari, zv/ministri i Brendshëm, deklaroi se “protesta e sotme e Partisë Demokratike nuk arriti të futej në hullitë e ligjit”, edhe pse, sipas tij, “krahasuar me sulmet e të shtunës, protestës së sotme i mungoi përdorimi masiv dhe i koordinuar i bombave molotov, çka tregon se kur drejtuesit e protestës angazhohen seriozisht janë të aftë ta kontrollojnë dhunën e militantëve”.

22:26
Vajza rruhej çdo ditë nga turpi, por tani e pranon veten siç është

Leah Jorgensen, një vajzë 33-vjeçare, vuan nga sindroma “vezore policistike”, një çrregullim hormonal që shkakton rritje jo-normale të qimeve të trupit.

22:09
Zukerberg bën një blerje pothuajse sekrete

Mark Zukerberg ka blerë pothuajse në mënyrë sekrete dy prona ngjitur me njëra-tjetrën në brigjet e liqenit Tahoe, për 59 milionë dollarë.

22:08
Rama, mesazh Bashës: Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla. Kur do flasim?

Kryeministri Edi Rama i dha një mesazh Lulzim Bashës pas marshimit-protestë të sotëm të opozitës.

22:05
“Gazeta Shqip” zbulon draftmarrëveshjen: Opozita do rikthimin në Parlament

Një draftmarrëveshje për zgjidhjen e krizës politike në vend është siguruar nga “Gazeta Shqip”. Marrëveshja e përbërë nga 7 pika kryesore është pjesë e propozimit të opozitës, si kusht kryesor për ndërprerjen e protestave të dhunshme dhe uljen në tryezën e bisedimeve.

21:56
Petro Koçi: PD, në krizë të thellë. Krerët e opozitës u përmendën me emra

Për Petro Koçin, i ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili këtë të hënë, zgjidhja e vetme për krizën politike në vend është ulja në tryezën e dialogut, sipas thirrjes së ndërkombëtarëve, duke theksuar sipas tij se thirrja i drejtohet Partisë Demokratike, pasi qeveria ka qenë gjithnjë e gatshme për dialog.

21:52
Open/ Salianji: Opozita e ka arritur qëllimin e saj

Ervin Saljanji, ish-deputeti i Partisë Demokratike deklaroi në studion e Open se opozita ka arritur qëllimin e saj sepse, sipas tij, Edi Rama është tërhequr dhe po pranon dialog me PD-në.

21:38
“Open”, Buzhala-Peza përplasen për “dialogun” e kërkuar nga CDU-CSU

Të ftuar në emisionin “Open” nga Eni Vasili, mbrëmjen e kësaj të hëne në Top Channel, Alfred Peza dhe Berat Buzhala janë përplasur me njëri-tjetrin sa i përket interpretimit të deklaratave të ndërkombëtarëve, veçanërisht sa i përket reagimit të politikanëve të CDU-CSU-së, dhënë për “Deutsche Welle”-n.

21:31
Basha: As Evropa nuk e ka parë këtë qëndresë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në fjalimin përmbyllës të marshimit-protestë të opozitës, se “Shqipëria dhe Evropa nuk e ka parë ndonjëherë këtë qëndresë dhe vendosmëri”.

21:29
Protesta e opozitës, ende asnjë i shoqëruar

Pavarësisht akteve të dhunshme të shfaqura sërish edhe gjatë protestës-marshim së kësaj të hëne nga opozita, policia ende nuk ka nisur nga shoqërimi i personave të dyshuar për dëmet e shkaktuara sidomos në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

21:15
Protesta e opozitës në “Open”, Drejtoria e Tiranës kthehet në “vendngjarje”

Protesta e pestë e opozitës dhe reagimet e fundit të ndërkombëtarëve ishin në fokusin e emisionit “Open” nga Eni Vasili këtë të hënë në ekranin e Top Channel, me të ftuar në panel Alfred Pezën, Berat Buzhalën, Petro Koçin dhe Enton Abilekajn.

21:10
Protesta / Protestuesit e opozitës largohen nga Drejtoria e Policisë së Tiranës

Pas rreth 30 minutash tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, protestuesit e opozitës po marshojnë drejt selisë së Partisë Demokratike.

20:53
Gruaja rikrijon fotot e modeleve. Ja rezultati! (Foto)

Britanikja Laura Belbin, postoi në rrjetin social Instagram, një imitim të fotos të modeles Valentina Fradegrada, që shfaqet me bikini. 35-vjeçarja, e cila në mënyrë komike ka rikrijuar stilin e modeles, është bërë virale në rrjete sociale.

20:48
Protesta / Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Policisë së Tiranës

Protestuesit e opozitës janë zhvendosur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

20:42
“Fiks Fare”, Ujësjellës pas 8 vitesh në Mat. Në “kosh” 500 mln lekë, punimet nga e njëjta “dorë”

“Fiks Fare” denoncoi shkatërrimin e Ujësjellësit 8-vjeçar në fshatin German, në Burrel. Në atë kohë, ish-komuna Komsi akordoi rreth gjysmëmiliardi lekë të vjetra për ndërtimin e veprës që dërgonte ujë në tri fshatra. Por, me kalimin e viteve, ujësjellësi u shkatërrua, ndërsa në shtëpitë e banorëve aktualisht shkojnë mbeturina, madje edhe mbetje kafshësh.

20:40
Soreca: Dënojmë veprimet kundër Borchardt

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar në lidhje me grafitet në apartamentin ku jeton ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.

20:27
“Play off”-et e NBA, përcaktohen finalet e Konferencave

Në NBA janë dhënë verdiktet e fundit sa i përket fazës së gjysmëfinaleve të “play off”-eve. Në Konferencën e Perëndimit, skuadra që do të vihet përballë Golden State është Portland, që fitoi ndeshjen e 7 ndaj Denverit në “Pepsi Center” me rezultatin 100-96, duke e mbyllur serinë e ndeshjeve në 4-3.

20:27
Protesta / Pas Parlamentit, protestuesit marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme

Pas qëndrimit për disa minuta përpara ndërtesës së Parlamentit, protestuesit e opozitës janë nisur drejt Ministrisë së Brendshme.

20:06
Protesta / Protestuesit zhvendosen para Parlamentit

Pas Drejtorisë së Policisë, protestuesit po zhvendosen para Parlamentit.

19:58
Protestuesit te Policia e Shtetit, shqetësim mes banorëve të zonës (Video)

Ndryshe nga herët e kaluara, opozita e bashkuar me në krye Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin kanë organizuar atë që e kanë quajtur protestë-marshim, që për të parën herë kishte një destinacion të ri: Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

19:51
Protesta e opozitës, reagon OSBE: Jemi të shqetësuar për dhunën!

Kryetari i OSBE-së në detyrë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane i Sllovakisë Miroslav Lajçák, Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Tomas Greminger, Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSBE PA) George Tsereteli dhe Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë parlamentare te OSBE-së, Roberto Montella dënuan ashpër përdorimin e dhunës nga protestuesit gjatë fundjavës në kryeqytetin e Shqipërisë, si dhe kërcënimet dhe përpjekjet për intimidim drejtuar Shefit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

19:46
Protesta / Shashka dhe flakadanë tek Drejtoria e Policisë. Plagoset një efektiv

Protestuesit përveçse thirrjeve “Rama ik” dhe “Lleshaj ik” kanë hedhur edhe Fishekzjarre, shashka dhe flakadanë po hidhen drejt godinës së Drejtorisë së Policisë së Shtetit.

19:33
CDU-CSU: Në dialog pa kushte! Dënojmë dhunën, palët të kontribuojnë për çtensionimin e situatës

Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të Unionit Kristiandemokrat (CDU/CSU) në Bundestag, e njëherazi kryesues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, Johann David Ëadephul, si dhe raportuesi për Shqipërinë në Komisionin për Çështjet e Jashtme, Christian Schmidt, kërkojnë nga pozita dhe opozita në Shqipëri që të hyjnë në dialog pa kushte.

19:29
Tension te mjediset e Policisë së Shtetit

Protestuesit e opozitës nisën marshimin në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ndodhen aktualisht dhe ku ka nisur hedhja e shashkave dhe flakadanëve në drejtim të saj. Kjo ka sjellë për pasojë thyerjen e xhamave në hyrjen kryesore të këtij institucioni.

19:22
Debate për selinë e PE-së, organit me “dy seli” të Bashkimit Europian

Përveç zgjedhjeve të 26 majit, që janë temë kyçe në Bruksel, një tjetër çështje po ngjall debate. Ku duhet të jetë selia e Parlamentit Europian?

19:22
Basha: Qeveri tranzitore pa përdhunuesin serial të zgjedhjeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti kërkesën e opozitës për një kryeministër tranzitor për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme përpara se protestuesit të nisin marshimin.

19:14
Qeveria iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në nisjes së fjalës së tij përpara protestuesve të opozitës, tha se qeveria iu përgjigj thirrjes së opozitës për votën e lirë me dhunë dhe gaz helmues.

19:13
Ishulli Banane, një parajsë luksi mbi tokë (Foto)

Ishulli Banane, një ishull i vogël i ndërtuar nga dora e njeriut, në Lagos, Nigeri. Përfunduar në vitin 2000, është e populluar nga personat më të pasur dhe më të famshëm të vendit.

19:12
Orët e fundit për listat e kandidatëve, KQZ zhvendos “Protokollin”

Për shkaqe sigurie, e duke qenë se kjo e hënë shënon 24 orëshin e fundit të dorëzimit të listave të kandidatëve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndërmarrë një hap të pazakontë.

19:02
Basha u bashkohet protestuesve para Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar protestuesve të opozitës të mbledhur përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

18:53
Nis protesta e opozitës. Marshim në institucionet e rëndësishme

Mbështetësit e opozitës kanë nisur të grumbullohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Megjithëse në reshje të vazhdueshme shiu, qindra mijëra protestues janë grumbulluar në sheshin përpara Kryeministrisë.

18:52
Hazard, larg Chelseat: E kam marrë vendimin tim!

Eden Hazard duket se është gjithnjë e më pranë Realit të Madridit. Futbollisti belg i Chelseat, pas mbylljes së kampionatit në Angli ka deklaruar se tashmë e ka marrë vendimin e tij për të ardhmen, e se për këtë ka njoftuar edhe drejtuesit e klubit.

18:47
Tryezë kundër dhunës në futboll. Diskutohen propozimet për ndryshimet e Kodit Penal

Në ambientet e “Hotel Tiranës” u zhvillua një tryezë konsultimi mes ministres së Arsimit, Besa Shahini, dhe drejtuesve të federatave sportive në vend, në lidhje me ndryshimet e reja në Kodin Penal në kuadër të luftës ndaj dhunës në sport.

18:47
Briatore “shpërthen” kundër Ferrarit

Ferrari tregoi edhe në Spanjë që jo vetëm nuk është rival i denjë për Mercedesin, por është mbrapa edhe Red Bullit.

18:34
11 foto të shkrepura në çastin e duhur

Këto foto, të marrin mendjen vetëm duke i parë, tregojnë se si koha është me të vërtetë gjithçka. Kur vjen puna për shkrepjen e një fotoje të bukur, duhet të jeni në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

18:33
Real Madrid vendos të ardhmen e Keylor Navas

Real Madrid i ka komunikuar portierit Keylor Navas se nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

18:15
PD: Sot marshim paqësor, Ministria e Brendshme sajesa të neveritshme

Partia Demokratike, përmes Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi ka reaguar pak para nisjes së protestës së pestë kombëtare në Tiranë, duke hedhur poshtë pretendimet e Ministrisë së Brendshme, se bombat molotov janë prodhuar dhe shpërndarë nga organizuesit e protestës së 11 majit, e ky skenar parashikohet të ndodhë edhe këtë të hënë.

18:10
Shpërndajnë “Fake News”/ Nën hetim “Renea.al” dhe “Gramoz Ruçi” fals

Nuk janë të pakta rastet kur krimi kibernetik nis hetimet mbi mashtruesit në internet, të cilët përfitojnë nga logo institucionesh apo emra personazhesh publik, për të përcjellë edhe lajme të gabuara.

18:09
Fleckenstein dhe Kukan, letër të hapur shqiptarëve

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, në bashkëpunim me Eduard Kukan, nga partitë e djathta Europiane, të shqetësuar për ngjarjet e fundit të dhunshme gjatë protestës së opozitës, kanë një thirrje për qytetarët shqiptarë.

18:03
Legjendari Hulk prezanton gruan, 20 vite më të re

Hulk Gogan ka shkaktuar “trazira” pasi publikoi foto të gruas së tij, 20 vite më të re, duke e uruar për ditëlindje.

17:55
SHBA, Itali, Britani, Gjermani, nën një zë: Dhuna në protestë e papranueshme

Katër ambasadat kryesore në vend, ajo e SHBA, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë kanë reaguar në lidhje me protestën që do të organizohet sot nga opozita, duke bërë thirrje për tubim paqësor.

17:55
“Andrea” godet Ballkanin. Në disa shtete shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Një përkeqësim i kushteve atmosferike, me shira të rrëmbyer dhe erëra të forta, ka goditur pjesë të Ballkanit Perëndimor, ku në disa rajone është shpallur gjendja e emergjencës nga përmbytjet.

17:49
Protesta e opozitës, reagon edhe amb. gjermane: Dhuna e papranueshme

Përmes një njoftimi për mediat, ambasada gjermane u është bashkuar mesazhit të ambasadave të tjera të mëdha në vend, si ajo e SHBA, Britanisë dhe Italisë, duke kërkuar distancimin nga dhuna e protestës së 11 majit të liderëve të opozitës.

17:40
Kosovë-Shqipëri, tarifat e “Roaming”-ut ulen nga data 15 qershor

Zvogëlimi i tarifave të “Roaming”-ut në telekomunikim mes Kosovës dhe Shqipërisë do të fillojë të aplikohet më 15 qershor të këtij viti, siç njoftoi Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i Kosovës (ARKEP).

17:39
Ambasada Italiane: Opozita të garantojë protesta paqësore!

Edhe Ambasada Italiane ka bërë thirrje që të shmanget dhuna gjatë protestës së sotme, ndërsa u bën thirrje udhëheqësve të opozitës që të garantojnë që protestat e ardhshme të jenë paqësore dhe brenda kornizave ligjore.

17:33
Rihapja e hetimeve ndaj Assange, ekstradim në SHBA apo Suedi?

Prokurorët suedezë vendosën të rihapin hetimet ndaj themeluesit të organizatës “Wikileaks”, Julian Assange, lidhur me akuzat për përdhunim.

17:21
Protesta e opozitës, Ambasada Britanike: Liderët e opozitës të dënojnë dhunën

Ambasada Britanike ka dënuar dhunën në protestën e 11 majit, ndërsa u ka bërë thirrje liderëve të opozitës që të sigurojnë që protestat të jenë paqësore.

17:16
Demi Rose nuk përmbahet (Foto)

Demi Rose nuk resht së provokuari sa herë i jepet mundësia, duke postuar vazhdimisht në rrjetet sociale foto që reklamojnë format e saj bombastike.

17:06
Protesta e opozitës, zv/ministri i Brendshëm flet për skenare dhune

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka deklaruar se ditën e sotme protestuesit kanë ndërmend të përsërisin skenarin e dhunës dhe të përdorin bomba motov.

17:05
Protesta e opozitës, SHBA: Basha e Kryemadhi të dënojnë dhunën e mbështetësve të tyre

Në një reagim të fundit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dënuar sërish aktet e dhunshme të shfaqura gjatë protestës së opozitës më 11 Maj.

17:03
“Unë jam një djalë homoseksual! Nuk hezitoj ta pranoj”

Arbri, djali me orientimin seksual ndryshe, pas vitesh lufte të brendshme dhe përpjekjeje për t’u pranuar, ka dalë publikisht në programin “Exclusive” në Top Channel, duke rrëfyer për gazetaren Olsa Muhameti dramën e jetës së tij.

16:56
Kina hakmerret ndaj SHBA, tarifa të reja mallrave amerikane

Kina nuk ka vonuar shumë për t’iu përgjigjur Donald Trumpit.

16:54
Protesta e opozitës, Çupi: Qeveria të mos e zgjidhë me forcë. Të hetojë financimet

Në studion e “Top Talk”, gazetari dhe publicisti Frrok Çupi, u shpreh se nuk e sheh të arsyeshme që qeveria ta zgjidhë me forcë situatën në të cilën opozita jashtëparlamentare po mundohet ta çojë vendin.

16:52
Letoni/ Ceremoni në nder Major Tanushit. Trupi mbërrin të mërkurën

Bëhet me dije nga Ministria e Mbrojtjes se ditën e mërkurë, në datën 15, në mesditë, në Aeroportin “Nënë Tereza”, pritet të mbërrijë me avion ushtarak trupi i pajetë i major Klodian Tanushit, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO-s në Letoni.

16:46
Festival “mode”, mahnisin veshjet e aktoreve në ceremoninë e çmimeve “Bafta” (Foto)

Fustani i gjatë ishte kryefjala e tapetit të kuq në ceremoninë e çmimeve “Bafta”.

16:45
Parajsa e zonjave – Episodi 21

Mori është i shqetësuar për kthimin e Terezës te “Parajsa”, por këmbëngulja e tij shpërblehet. Roza mundohet t’ia vështirësojë edhe më shumë gjërat Morit. Një fatkeqësi e papritur trondit sërish jetën e Andreinës.

16:36
Frrok Çupi në “Top Talk”: Opozita kundër Europës dhe kundër Kombit

Për gazetarin dhe publicistin Frrok Çupi, opozita e di shumë mirë që nuk e rrëzon qeverinë dhe nuk po sulmon atë. I ftuar në studion e “Top Talk”, Frrok Çupi u shpreh se opozita jashtëparlamentare po godet Europën dhe Kombin, jo qeverinë.

16:34
Sauditët ankohen për sulme sabotuese ndaj çisternave të naftës

Arabia Saudite ka thënë se dy nga transportueset e saj të naftës janë shënjestruar si pasojë e një “sulmi sabotues” në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

16:26
Partia e Erdogan humbi/ Për Stambollin vendosin kurdët

Zgjedhjet lolake në Stamboll do të përsëriten, por nuk mund të thuhet me siguri se kush do ti fitojë. Sipas disa zërave, fatin e tyre mund ta përcaktojnë kurdët, të cilët mbështesin partinë popullore republikane CHP.

16:21
Shuhet në moshën 97-vjeçare legjenda e “Hollywood”-it

Legjenda e “Hollywood”-it, Doris Day, filmat e së cilës e kanë bërë atë një nga yjet më të shndritshëm të të gjitha kohërave, është ndarë nga jeta në moshën 97-vjeçare.

16:15
Frrok Çupi në “Top Talk”: Opozita ka hyrë në rrugën e terrorizmit politik

Sot opozita jashtëparlamentare grumbullohet sërish për protestën e pestë kombëtare, e vendosur në një mbledhje të jashtëzakonshme të PD-LSI me aleatët, në përfundim të protestës të së shtunës.

15:40
Ndahen çmimet “BAFTA”; Trilleri i BBC “Killing Eve” merr më shumë trofe

Trilleri i BBC-së “Killing Eve”, ishte fituesi i madh i çmimeve BAFTA, duke rrëmbyer tre trofe, përfshirë atë të aktores më të mirë që shkoi për Jodie Comer, dhe serialit më të mire dramatik. “Unë jam një njeri i famshëm … Më nxirr nga këtu” dhe “Britania ka Talent” dolën dhe ato me çmime nga mbrëmja.

15:35
Kromi i Bulqizës në Venecia; Shqipëria përfaqësohet në bienale me veprën e Driant Zenelit

Nën praninë e artistëve shqiptarë e të huaj e nën vëmendjen e mediave ndërkombëtare, u hap ditën e premte pavijoni shqiptar në Bienalen e Venecias.

15:31
Tirana kryeqyteti i të rinjve/ Synimi për ta marrë këtë titull në vitin 2022

Tirana synon të përzgjidhet kryeqyteti europian i të rinjve në vitin 2022. Një aktivitetet që po zhvillohet për javën europiane, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur i bindur se ketë verë, vendi ynë do të hapë negociatat me BE dhe ndërkohë theksoi se vitit 2022 është nje mundësi e mirë që kryeqyteti i shqiptareve të tregojë vlerat e tij si kryeqyteti i të rinjve.

15:25
“Lajmësi nuk preket”; Flasin punonjësit e medias për dhunën në protestë

Është një shprehje e lashtë sa vetë njerëzimi që lajmësi nuk preket. Por çdo herë e më shumë nëpër protesta, po vihet re një dhunë që sa vjen dhe shtohet ndaj reportereve dhe kameramanëve.

15:18
Reagimet për protestat dhe dhunën; Flasin qytetarët, pro dhe kundër demonstratave

Bilanci i të lënduarve nga protesta e dy ditëve më parë shkoi në 30, ku 18 prej tyre ishin efektivë policie.

15:13
Ekskluzive/ Zgjedhjet, britanikja Audrey Glover në krye të misionit të ODIHR

Opozita është duke u përgatitur për protestën e radhës duke ngulmuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 Qershorit me Edi Ramën, kryeministër. Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë nisur përgatitjet për t’i monitoruar nga afër këto zgjedhje.

15:10
Dhuna tremb biznesin; Tregtarët: Shitjet kanë rënë, dyqanet i mbyllim

Hyrja e Kuvendit të Shqipërisë është një nga vendet, ku opozita joparlamentare, ka zhvilluar protestat e saj.

14:52
Kemi besuar një gënjeshtër!/ 11 foto historike që e gjithë bota mendoi se janë të vërteta

Sot është shumë e vështirë të dallosh një foto reale nga një e rreme në internet. Mediat masive zakonisht na mashtrojnë. Kjo ndodh pasi që është me të vërtetë sfiduese për të kuptuar nëse një foto është fotografuar apo jo.

14:37
PD: Kemi filmime. Ja kush e urdhëroi dhunën mbi protestuesit

“Sandër Lleshaj dhe çdo bandit me uniformë që zbaton urdhrat e tij të paligjshëm për të goditur opozitën, do të mbajnë përgjegjësi personale”, kështu tha demokrati Enkelejd Alibeaj në një konferencë për mediat.

14:20
LSI para protestës: Populli e ka marrë vendimin

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka ftuar të gjithë qytetarët të mblidhen sot për t’i treguar kryeministrit se populli e ka marre vendimin e tij.

14:08
U vra në Letoni, Meta vizitë në banesën e major Klodian Tanushit

Presidenti Meta bën një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni. Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot.

14:00
Lirohet bashkëshorti i ministres Shahini

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i arrestuar mëngjesin e sotëm me një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata u la i lirë.

13:39
Kur fotot e dasmës nuk dalin ashtu siç e kishe menduar…

Kujtimet nga dasma janë ndoshta nga më të bukurat që një njeri ka në jetën e vetë. Por çfarë ndodh kur gjërat nuk dalin siç e kishe menduar?

13:25
“Babalja”/ Salianji: Nuk ka drejtësi. Do kallëzoj drejtuesit e Policisë së Shtetit

Ish-deputeti Ervin Salianji para seancës gjyqësore të çështjes “Babalja”, në një prononcim për gazetarët në Gjykatën Penale, tha se do të kallëzojë penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit.

13:21
Danimarka një nga vendet më pak feministe në botë!

Danimarka është renditur si një nga vendet më pak feministe në botën perëndimore pas një sondazhi botëror prej 23 shtetesh. Edhe pse është një nga vendet më të zhvilluara, rezultoi se vetëm 1 në 6 danezë besonte se ishte feminist.