Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar të destinuar për Kosovën, sekuestrohen 24 tonë të shpërndara në 1300 pako
Nga muaji shkurt mjekët specialistë do të marrin paga më të larta për 25%, përkatësisht 10 mijë deri në 12 mijë denarë më shumë. Pagat e Infermierëve dhe laborantëve do të rriten për 10% ndërsa mjekët e përgjithshëm në Spitalet shtetërore do të marrim pagë më të lartë për 15%. Në rritje janë përfshirë edhe punëtorët shëndetësor me 5% ndërsa jashtë kësaj rritje mbetën administratorët dhe personeli ndihmës teknik. Ministri i Shëndetësisë tha se rritja e pagave të administratës dhe ndihmësve teknikë do të diskutohet vitin e ardhshëm.
Tani paga e mjekut specialist në Qendrën Klinike, në Klinikat kirurgjike dhe interne do të arrijë 100,000 denarë, ndërsa te dikush do të tejkalohet. Paga mesatare e mjekut specialist në Spitalet e përgjithshëm do të jetë diku në mes 85 – 88.000 denarë së bashku me kujdestaritë dhe varësisht nga numri i kujdestarive shumë lehtë mund të arrihet edhe në 100,000 denarë. 1:28 Nuk do t’i lëmë të gjithë ata të cilët deri më tani nuk morën rritje të rrogave këtu mendoj për personelin ndihmës teknik si dhe administratën që punon në sektorin e Shëndetësisë , do të jetë lëndë diskutimi gjatë vitit të ardhshëm- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Mbetemi të detyruar së bashku me ministrinë për personelin ndihmës teknik dhe për personelin administrativ, patjetër të luftojmë që edhe ata të përfshihen në rritjen e pagave- tha Goran Begoviq, Kryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike.
Rritja e pagave është kërkuar nga Sindikalistët disa herë përmes protestave, si njëri ndër kushtet për ndalimin e ikjes së mjekëve nga Maqedonia. Vendi radhitet ndër shtetet ku ikja e mjekëve të rinj si dhe atyre me përvojë është shumë e lartë. Pos pagave ata ankohen edhe për kushtet e këqija nëpër Spitale e Klinika, ndërkaq dhuna e ushtruar ndaj tyre ka qenë njëri nga shkaqet që kanë detyruar shumë mjekë të shkëputen nga profesioni.ALSAT
Top Channel