Një nga gratë e para që denoncoi Jeffrey Epstein, gjendet në një burg në Florida modelja italiane Prokurorët francezë thanë se kishin nisur një hetim pasi kishin gjetur një sasi domethënëse kokaine dhe drogash të tjera në plazhet përgjatë brigjeve të atlantikut, që nga muaji i kaluar.
Kokaina, është veçanërisht e pastër dhe si pasojë e rrezikshme, sipas zyrës së prokurorit në qytetin perëndimor Rene, i cili i ka kërkuar njerëzve që mund të ndeshen me pako të tilla, të mos i prekin.
Pako të dyshimta janë gjetur në të gjitha brigjet, në një shtrirje prej rreth 500 km, tha zyra e prokurorit në një deklaratë për shtyp. Ajo sqaron në vijim se një numër i konsiderueshëm pakosh të tilla janë gjetur por pa detajuar sasinë.
Mediat lokale raportuan se dy persona kishin zbuluar dy pako në plazhin Arkashon, në jugperëndim të bordosë, me në total 3 kg kokainë të pastër. Ajo shkruante se mbi pakot ishte marka Diamant apo Brilant, që janë raportuar të gjetura edhe në Florida, gjatë uraganit Dorian në shtator.
Një burim i afërt me hetimin tha për AFP se dallgët kanë filluar të nxjerrin në breg pakot një muaj më parë, në plazhet që shtrihen nga Nanta në jug e deri në Biarritz.
Top Channel