Mbyllet tubimi në Tiranë për Zvërnecin/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë me 10 kërkesa, protestë mbarëkombëtare më 10 qershor
Debate të forta u bënë në studion e Open në Top Channel kur po flitet për kthimin e Alvin Berishës.
Debati nisi kur gazetarja Fatjona Medini pyeti zv-ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për rolin e ministrit Lleshaj në këtë operacion.
Lamallari tha se Ministri Lleshaj ka ndihmuar në kordinimin e operacionit për shpëtimin e Alvin Berishës sepse Alvin është shtetas shqiptar. Ka qenë një kordinim mes qeverisë italiane, Ambasadorit shqiptar në Liban, Gjysmës-Hënës së Kuqe Siriane dhe Kryqit të Kuq ndërkombëtar- tha Lamallari.
Kam përshtypjen se fotoja është përdorur për kredite politike- ndërhyri gazetarja Medini.
Jeni shumë të zotë për të bërë zhurmuesin, dhe nuk po bëni gazetari- iu kundërpërgjigj zv-ministri, gazetares.
Top Channel