Kufizimi i shpejtësisë së anijeve mund të sjellë “përfitime” të mëdha

11/11/2019 17:08

Zvogëlimi i shpejtësisë së anijeve ka përfitime të mëdha për njerëzit, natyrën dhe klimën, është thënë në një raport të ri, të realizuar nga organizata, Detet në Rrezik.

Sipas këtij raporti, edhe qarkullimi i anijeve me shpejtësi më të vogël do të ndikonte në reduktimin e gazeve shkaktare të efekti serë si karboni i zi. Kufizimi i shpejtësisë po ashtu është thënë se do të ulte zhurmën nën det duke reduktuar kështu edhe mundësinë e përplasjes së balenave. Negociatorët e Kombeve të Bashkuara do të takohen këtë javë në Londër për të shqyrtuar këto propozime.

Anije te të gjitha llojeve dhe madhësive transportojnë rreth 80 për qind të mallrave në botë. Megjithatë, ato janë edhe përgjegjëse për një pjesë të emetimeve të gazrave serrë për shkak të naftës që djegin.

Ky lloj transporti konsiderohet se gjeneron 3 për qind të gazrave të ngrohjes, aq sa shkakton e gjithë Gjermania në baza vjetore. Industria e anijeve nuk ishte përfshirë në Marrëveshjen e Parisit për Klimën, por vitin e kaluar u arrit një kompromis për ulje të emetimeve me 50 për qind deri më 2020, krahasuar me nivelet e vitit 2008.

Top Channel