Chiellini: Kam qenë tifoz me Milan, idhulli im në fëmijëri ishte Paolo Maldini

11/11/2019 21:57

Është konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë në Itali por edhe në botë. E kemi fjalën për Giorgio Chiellini i cili aktualisht po rikuperohet nga një dëmtim që do ta mbajë gjatë larg fushës së blertë. 35-vjeçari ka dhënë një intervistë të gjatë për tifozët e vegjël bardhezi, në televizionin e skuadrës.

Në këtë intervistë kapiteni i Juventus ka zbuluar se ka qenë një tifoz i Milanit në fëmijërinë e tij, por tani është tifozi më i madh i zonjës së vjetër, gjithashtu ka treguar edhe idhujt e tij por edhe kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur.

“Për fat të keq kam qenë një tifoz i Milanit, pasi vëllai im ishte me Juventusin dhe nuk mund të ishim me të bënim tifo për të njëjtën skuadër. Që në ditën time të parë në Torino, mu duk gjithçka perfekte dhe jam bërë tifozi më i madh i tyre në rruzullin tokësor. Idhulli im i fëmijërisë ishte Paolo Maldini, ndërsa sulmuesi më i vështirë duke përjashtuar Ronaldon dhe Messin, ka qenë Ibrahimovic. Zlatan kishte forcë fizike, teknike, shpejtësi dhe gjithçka i duhej për të na e komplikuar punën”, tha mbrojtësi i Juventusit.

Top Channel