Ashpërsimi i ligjit për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit në ambiente të mbyllura, të ngjan qesharak, kur shikon se pirja e duhanit nga nxënësit ndodh hapur në shkolla.

Ndërsa në gjimnazin Partizani, nxënësit, mes tyre edhe vajzat, lënë orën e mësimit dhe zhvendosen në ambientet pas shkollës me paketat e duhanit.

Në vëzhgimin e Top Channel-it në institucionet arsimore parauniversitare, u vu re se as në gjimnazin Eqrem Çabej nuk kishte kontroll ndaj nxënësve duhanpirës.

 

Nga ana tjetër, shkelje bëjnë edhe subjektet tregtare. Në tetor të 2018 u miratuan ndryshimet në ligjin për përdorimin e pijeve alkoolike për të miturit, ku u ndaluan edhe pijet energjike e të gazuara. Megjithatë , edhe pas më shumë se një viti shitësit i ofrojnë ato për personat nën moshën 18 vjeç.

Për të vlerësuar me fakte zbatueshmërinë, Top Channel në bashkëpunim me djalin 17-vjeçar, Stivin shkoi pranë një pikë shitjeje…

 

 

Top Channel