Një tërmet si jo zakonisht i fortë ka goditur Francën juglindore të hënën duke plagosur katër persona, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Ekspertët thanë se tërmete të kësaj fuqie janë të rralla në rajon por kanë paralajmëruar për dridhje të tjera toke në vijim dhe i kërkuan njerëzve të largohen nga ndërtesat jo të forta.

Tërmeti me magnitudë 5.4 u ndje në një zonë të gjerë mes qyteteve të Lionit dhe Montelimarit që janë rreth 150 km larg njëri tjetrit. Një person ishte lënduar rëndë pasi një pjesë e çatisë ishte shembur.

Tre të tjerë kanë pësuar ndërkohë lëndime më të lehta. Tërmetet në rajon janë rrallë herë më të fortë se ato të magnitudës 5 ndaj edhe ekspertët flasin për një tërmet të rrallë. Shkalla e dëmeve, sipas tyre, tregon se tërmeti e ka patur epiqendrën në një thellësi nga 5 në 10 km.

Top Channel