E shtunë, 09 Shkurt 2019
12:06
“Dajti”, PD akuzon: Rama nuk ka ndërmend të luftojë krimin

Dënimi me 25 vite heqje lirie i Dritan Dajtit ka sjellë reagimin e ashpër të Partisë Demokratike, e cila ka akuzuar kryeministrin për ndikim te Krimet e Rënda.

12:04
“Gjurmë shqiptare”, udhëtim mes Alpeve

Mes këtyre majave, Edith Durham e quante kohën të ngrirë. Po kështu Franz Nopça, që e vinte në dukje mikpritjen e banorëve. Nuk mbeti pas as gazetari i njohur italian, Indro Montanelli, e sa e sa rrugëtarë e studiues të tjerë.

11:48
Studentët lehtësohen për tekstet. Nisma në Korçë, “libra me koston e prodhimit”

Universiteti “Fan Noli” në Korçë ka kaluar në një stad tjetër sa i takon zgjidhjes së problematikës së teksteve mësimore për studentët.

11:41
Peza, e gjitha e legalizuar! 800 ndërtime në 5 vite, Lame: Do të regjistrojmë tokat

Peza është zona e parë në Tiranë që legalizoi të gjitha banesat e saj. Në këtë zonë janë legalizuar mbi 800 ndërtime.

11:05
Derbi i Madridit në La Liga, Morata dhe Courtois përballë së shkuarës

“Wanda Metropolitano” është arena ku do të luhet derbi i Madridit, mes Atleticos dhe Realit, dy skuadrat që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë në klasifikimin e La Ligës.

10:54
Sonte në “Hipokrati”, çrregullimet e ritmit të zemrës

Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare të të prekurve nga sëmundjet aritmike të zemrës. Mjekët ngrenë alarmin se, këto sëmundje janë në rritje dhe shfaqen kryesisht te moshat e reja.

10:46
Basha fton mirditorët t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit

Në Rrëshen, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin se po detyron mirditorët të largohen nga vendi, ndaj i ftoi që më 16 shkurt t’i bashkohen protestës së opozitës për të larguar ata Edi Ramën.

10:39
Qosja: Vepra dhe emri i Kiço Blushit mbesin në historinë e kulturës shqiptare

Akademik Rexhep Qosja pas ndarjes nga jeta të gazetarit, shkrimtarit dhe skenaristit të njohur, Kiço Blushi, ka thënë se ai ushtroi ndikim çlirues, përparues, qytetërues, demokratizues në jetën e në krijimtarinë shpirtërore shqiptare.

10:14
Rama në Maternitetin e rikonstruktuar të Korçës

Kryeministri Rama është ndalur këtë fundjavë në Korçë, ku ka inspektuar ambientet e reja të Maternitetit të rikonstruktuar të këtij qyteti, pas thuajse 3 dekadash rrënimi.

10:01
Një restorant me meny nga vendet që nuk njohin Kosovën

Role mishi nga Madagaskari, qafa derri nga Laosi, qebap pule nga Lesoto! Jo shija, por politika është ajo që përcakton menynë në restorantin “Korcagin” në Beograd, i cili shërben ushqime vetëm nga vendet që nuk e njohin Kosovën shtet të pavarur.

09:08
“Topless” në plazh, lihet në fuqi dënimi ndaj 3 aktivisteve

Gjykata më e lartë e New Hampshire në Shtetet e Bashkuara ka lënë në fuqi dënimin e 3 femrave, të cilat kishin dalë “topless” në plazh, duke argumentuar se të drejtat e tyre kushtetuese nuk janë shkelur.

08:44
Autori i masakrës në Quebec, burg përjetë. Liri me kusht…

Dy vite pas masakrës së 2017-s, kanadezi që vrau besimtarët në xhaminë e qytetit të Quebecut në Kanada është dënuar me burgim të përjetshëm. Alexandre Bissonnette, tashmë 29 vjeç, do të mund të shfrytëzojë të drejtën për liri me kusht vetëm pas 40 vitesh, kur të ketë mbushur 67 vjeç.

08:19
Trump-Kim Jong-un, i dërguari i Uashingtonit: Ende punë për të bërë

Ka ende shumë punë për të bërë, përpara samitit të ardhshëm mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un.

06:19
Kuvendi i Kosovës mblidhet për rastin e rëndë të Drenasit

Kuvendi i Kosovës u mblodh të premten në një seancë të jashtëzakonshme, dedikuar rastit të të miturës nga Drenasi, të përdhunuar nga mësuesi i saj, por edhe nga polici që duhej ta mbronte atë. Seanca u thirr nga Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alternativa.

05:22
BE mbështet “Nord Stream 2”, por kërkon rregullim të detajuar të funksionimit

Vendet e Bashkimit Evropian mbështetën një plan për të rregulluar funksionimin e tubacionit të Rusisë, Nord Stream 2, një veprim që ka gjasa të ngadalësojë, por nuk përjashton ndërtimin e gazsjellësit.

04:37
Qeveria spanjolle akuzon katalanët se po refuzojnë dialogun me Madridin

Qeveria spanjolle akuzoi të premten udhëheqësit katalanas për pavarësinë, se po refuzojnë përpjekjet e tyre për të filluar një dialog që synon zgjidhjen e krizës separatiste midis Madridit dhe rajonit të pasur.

03:50
Wenger mërzitet me pensionin, 4 skuadra kërkojnë t’i besojnë pankinën

Trajneri i njohur francez Arsen Wenger vazhdon të marrë oferta të rëndësishme që nga momenti kur shkëputi marrëdhëniet me skuadrën e tij historike Arsenalin, verën e kaluar.

02:35
Pas kthimit nga Uashingtoni, Thaçi: Duhet të pezullojmë taksën ndaj mallrave serbe

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka marrë porosi të qartë në Uashington se pa pezullimin e tarifës doganore ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nuk mund të vazhdojë dialogu në Bruksel.

01:44
Maqedonia Veriore cakton datën për zgjedhjen e presidentit të ri

Kryetari i parlamentit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferri njoftoi gjatë ditës së djeshme se është vendosur data 21 prill, për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në vend.

00:56
Kryeministri irlandez: Besimplotë se do të ketë marrëveshje për Brexit-in

Kryeministri irlandez Leo Varadkar tha të premten se besonte se “një marrëveshje mund të bëhet” për të shmangur një dalje të çrregullt të Britanisë nga BE-ja, pas një takimi me një aleat kyç të kryeministres britanike Theresa May, që ai tha se shkoi shumë mirë.

00:11
Shifrat e OBSH-së për fruthin, Shqipëria e nënta në Evropë

Rastet e fruthit në Evropë janë trefishuar nga viti 2017 deri në 2018-ën, në 82596, numri më i lartë ky i regjistruar në një dekadë. Shifrat i ka publikuar Organizata Botërore e Shëndetit, e cila vë në dukje se pavarësisht se ritmi i vaksinimit është përmirësuar, mbulimi nuk është i mjaftueshëm për të penguar qarkullimin e virusit në shumë vende.

E premte, 08 Shkurt 2019
23:33
Greqia ratifikon mes debatesh protokollin e pranimit të Maqedonisë Veriore në NATO

Me 153 vota pro, 140 kundër dhe një abstenim, parlamenti grek ka ratifikuar protokollin i pranimit të Maqedonisë Veriore në NATO. Në votimin nominal kanë votuar pro protokollit, përveç deputetëve të Syrizës, edhe 8 deputetë të pavarur.

23:22
Nedved përjashton largimin e Dybalës

Paulo Dybala braktisi pankinën në sfidën mes Juventusit dhe Parmës, në momentin që Allegri kreu edhe zëvendësimin e tretë, duke mos preferuar të hedhë në fushë talentin argjentinas, gjest ky që ngjalli shumë polemika.

23:20
Balotelli shënon në triumfin e Marseilles, Leverkusen fiton me goleadë

Olimpiku i Marsejës mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa këtë herë triumfoi me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj skuadrës modeste të Dijonit.

23:03
Fëmijët e multi-talentuar të “The Voice Kids”

Një ndër momentet më të bukura që shohim kur konkurrentët e “The Voice Kids” na prezantojnë me historitë e tyre është njohja me talentet e veçanta që ata kanë.

23:01
Vlorë, Forcat Detare shpëtojnë 3 persona

Forca Detare shqiptare shpëton 3 persona në rajonin e Shën Janit në Karaburun.

22:50
Kiço Blushi, shkrimtari që do të mungojë

Kiço Blushi, një personazh me një kontribut të rëndësishëm në historinë e letrave dhe mendimit shqip pas viteve 70-të, u shua të premten pas një sëmundjeje të gjatë.

22:40
Merr frymë Di Francesco, Roma bind ndaj Chievos

Roma mori maksimumin në transfertën veroneze ndaj Chievos, në “Bentegodi”, pasi arriti të triumfojë me rezultatin 0-3, duke hedhur pas krahëve periudhën e vështirë të dy javëve të fundit.

22:26
U plagos me armë zjarri, ndërron jetë në spital 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pasi nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri.

22:20
Vdekja e 43-vjeçarit në Fier, rëndohen akuzat mbi mjekët

Falsifikimi i dokumenteve, është akuza e tretë që Gjykata e Fierit ka ngritur ndaj 3 mjekëve të spitalit rajonal te Fierit, përveç akuzave “Mjekim i pakujdesshëm” dhe “Mosdhënie e ndihmës”, pas shqyrtimit të kartelës mjekësore për vdekjen e 43 vjeçarit Besnik Ramaj.

22:04
The Voice Kids/ Të dashurosh Shqipërinë si Samanta!

Një ndër konkurrentet më simpatike të kësaj mbrëmjeje është edhe Samanta. e cila edhe pse është rritur në Itali e zotëron mjaft mirë gjuhën shqipe.

21:26
Ndarja nga jeta e Kiço Blushit, Presidenti Meta: Do mbetet përherë në kujtesën tonë

Presidenti Ilir Meta ka qenë ndër të parët politikanë, të cilët përmes rrjetit social “Facebook” kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e publicistit, Kiço Blushi.

21:05
4 muaj e sorollasin pa KEMP, Fiks Fare i zgjidh problemin!

Mejreme Sogani sorollatet prej 4 muajsh pa mundur të marr dot Kemp-in e djalit të saj 43- vjeçar, i cili vuan nga epilepsia dhe probleme të shëndetit mendor. E gjitha pasi njësia administrative ka vonuar dosjen dhe KMCAP Korçë e ka lënë 4 muaj pa përgjigje.

20:47
Ndahet nga jeta shkrimtari e publicisti Kiço Blushi

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së premtes në moshën 75-vjeçare shkrimtari, publicisti dhe skenaristi i njohur Kiço Blushi.

20:18
SMS-t e tmerrshme me të cilat shtyu të dashurin në vetëvrasje

Një vajzë që kishte shtyrë të dashurin e saj drejt vetëvrasjes, duke e bindur me mesazhe në rrjetet shoqërore, është dënuar për vrasje nga pakujdesia.

20:15
The Voice Kids/ Emocionet e audicioneve të fshehura s’kanë fund

Pas pak në ekranin e Top Channel nis mbrëmja e 4-t e Audicioneve të Fshehura.

20:00
Ulja e dënimit të Dritan Dajtit, reagojnë shoqatat e policisë: 4 dëshmorët u rivranë nga drejtësia

Nuk është pritur aspak mirë nga shoqatat e policisë vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për pranimin e gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtit, duke ia ulur dënimin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë, nga burg përjetë në 25 vite burg.

19:32
Ekskluzive/ Bomba nga Elbasani në Shkodër. Video e shpërthimit në mes të qytetit. “Atentat me porosi”

13 janari 2018 dukej një ditë brenda rutinës në qytetin e Shkodrës.

19:20
Transformimi ndër vite i Sofia Loren – FOTO

Sophia Loren është cilësuar si shpesh herë si gruaja që nuk plaket kurrë, e në fakt ndërsa vitet kanë kaluar pesha e viteve nuk duket se ka ndikuar shumë te diva e kinematografisë botërore.

19:15
Flaka Krelani : “Babi, më mungon shumë”

Këngëtarja Flaka Krelani ka qenë këtë javë e ftuar në emisionin “Voilà”.

19:00
Guardiola numëron kupat para Champions-it dhe këmbëngul: Reali nuk është ekipi më i mirë i dekadës

Pep Guardiola vazhdon të këmbëngulë në idenë e tij se Real Madrid nuk është skuadra më e mirë e dekadës edhe pse ka fituar 4 Champions League në 5 sezonet e fundit.

18:33
Benefitet e çajit argjentinas. Yerba Mate, fuqia e Amazonës

I madhi Che Guevara nuk mund të bënte pa të, i njohur dhe si çaji argjentinas, yerba mate (barishtja mate) është një pije e bëra nga gjethet e thara dhe të copëtuara të një bime që rritet spontanisht në Amerikën e Jugut.

18:07
Fjalori në Parlament, Rama kërkon ndjesë publike nga Korça

“Dua të kërkoj falje për ditën e enjte. Shkojmë në kasollen e qenve dhe një shprehje thotë: Kush fle me qenin ngrihet me pleshtin”.

17:45
Fëmijët sozi të VIP-ave

Ngjashmëria mes fëmijëve dhe prindërve në të shumtën e rasteve është e shumë e dukshme, por që të ngjajnë me persona të njohur që prindërit e tyre i kanë vetëm përmes televizorit, duket e pamundur.

17:36
“Shyqyr që më bëri zoti psikologe”. Ja e vërteta e marrëdhënies mes Saimir Çilit dhe ish-bashkëshortes

Vajza e këngëtarit të njohur Saimir Çili, Isea, ishte e ftuar bashkë me të ëmën në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

17:33
Po stërviteni njësoj, por shoqja juaj ka linja më të mira?! Ja çfarë po bëni gabim

Keni ulur numrin e kalorive, po stërviteni aq sa shoqja më e mirë, por nuk po shihni të njëjtat rezultate. Çfarë ndodh?

17:08
Të ecësh, për sport dhe shëndet

Të gjithë janë dakord që për të qenë në formë dhe shëndet kemi nevojë të bëjmë të paktën 10 mijë hapa në ditë.

17:04
Dajtit i ulet dënimi; Burgimi i përjetshëm kthehet në 25 vite

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm, por njëkohësisht i pranoi atij edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar duke i dhënë mundësinë të kryej vetëm 25 vjet burg per vrasjen e katër oficereve të policisë.

16:48
PD, protestë në Vlorë dhe Paskuqan. Qytetarët i “blejnë” Ramës biletë avioni me “Air Albania”

Qytetarët e Paskuqanit dhe qytetarët e Vlorës pasditen e së premtes kanë dalë në protestë kundër qeverisë. Të mbështetur nga Partia Demokratike, ata kanë çelur dy vatra të reja proteste ku kanë bllokuar dhe qarkullimin e mjeteve.

16:46
Top Talk/ INSTAT: 2017 vs. 2018, barazi kriminaliteti

Delina Ibrahimaj, drejtoresha e INSTAT-it, deklaroi në “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se viti 2018 kishte një nivel të njëjtë kriminaliteti me vitin 2017.

16:34
Zyrtare: Shqipëria drejt plakjes së popullsisë. E konfirmon INSTAT-i

“Dinamika e popullsisë ka ardhur në ngadalësimin e numrit të lindjeve”.

16:21
Top Talk/ INSTAT: Ja sa janë rritur çmimet. Ndërsa pagat…

Drejtoresha e INSTAT-it, Delina Ibrahimaj tregoi në studion e emisionit “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se sa janë rritur çmimet në Shqipëri.

15:11
Vrau gruan, nuk pendohet. Dosja transferohet nga Vlora te Krimet e Rënda

Todi Lera vrau bashkëshorten e tij dy ditë më parë. Pasi mori mjekim në spital, autori i vrasjes shpëtoi.

15:02
Gripi, 4 të vdekur. Rastet më të rënda nga Elbasani, lidhet me ndotjen e ajrit

Regjistrohen 4 persona që kanë humbur jetën në vendin tonë, për shkak se ishin prekur nga virusi i gripit AH1N1. Rasti më i fundit është një e moshuar 76-vjeçare nga Lushnja.

14:54
Fier, pezullohen mjekët e urgjencës. Hetim për vdekjen e një 43-vjeçari

“Pse e mbajti 7 orë aty dhe na e dha në fund që e ngriti në këmbë dhe ai mbaroi aty? I thashë, po i ndodhi gjë djalit nuk do e përfundojmë mirë”.

14:36
Venezuela nuk pranon ndihma. Përkundër urisë, pengohen ushqimet nga Kolumbia

Kamionët e parë me ndihma humanitare kanë mbërritur në kufirin e Venezuelës me Kolumbinë, por nuk janë lejuar të hyjnë në vendin e varfër, ku nevoja për ushqime e ilaçe është e madhe.

14:25
Nga murg budist në… modele (Foto)

Iu deshën 10 vjet izolim për të zgjedhur identitetin e tij të vërtetë dhe për të dalë hapur.

14:11
Ambasadorët e SHBA në Prishtinë e Beograd kërkojnë marrëveshje

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, Philip Kosnett dhe Kyle Scott thonë se viti 2019 duhet të jetë ai i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi.

14:09
Njihuni me djalin-ujk (Foto)

Një djalë indian vuan nga një çrregullim i rrallë që njihet si “sindroma e ujkut”, që ia ka mbushur fytyrën me qime.

14:05
Inspekton punimet, Veliaj: Tirana, 24 orë ujë brenda 5 vitesh

Brenda 5 viteve, Tirana do të ketë furnizim 24 orë me ujë. Punimet për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, e po kështu edhe për zëvendësimin e tubacioneve në rrjetin tejet të amortizuar të shpërndarjes së ujit në kryeqytet, po ecin me ritme të shpejta.

13:54
Përdhunuan dhe vranë 12-vjeçarin, Jemeni ekzekuton në publik dy pedofilët

Jemeni ka ekzekutuar në publik dy burra të cilët rrëmbyen, përdhunuan dhe vranë një djalë 12-vjeçar.

13:42
Woody Allen padit Amazon për një shifër të “çmendur”

Regjisori i famshëm e ka akuzuar për shkelje të kontratës së tyre duke refuzuar shpërndarjen e filmit të tij të fundit.

13:38
Humbi jetën e sulmuar nga qentë, banorët jetojnë mes frikës

Selime Braushi, 64 vjeç, humbi jetën e sulmuar nga qentë të enjten, në një ullishte të Dyshnik të Beratit.

13:36
Rama flet prapë për pedagogët: Të ndahen të ndershmit nga sharlatanët

Kryeministri Edi Rama u takua sot me studentë të Korçës në prani të ministres së Arsimit, Besa Shahini.

13:30
Kosovë, Haradinaj reagon ndaj Vuçiç: E papranueshme që s’njeh kufijtë në Jarinjë e Bërnjak

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka vlerësuar deklaratat e presidentit serb, Vuçiç, të bëra një ditë më parë nga qyteti i Vranjës në Serbi, si të papranueshme dhe cënuese ndaj integritetit territorial të Kosovës.

13:01
Haradinaj mbledh zyrtarë të lartë: Të zbardhet abuzimi seksual me të miturën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në një takim pune gjatë kësaj të premteje disa zyrtarë të lartë.

12:57
Ngjarja në Kavajë, avokatët flasin për dënimin e të miturve abuzues

Në kohën kur Prokuroria e Durrësit ka në duar ekspertizën mjeko-ligjore të kryer mbi 13-vjeçaren, viktimë e abuzimit seksual, avokatët thonë se Kodi i Drejtësisë Penale për të mitur ka shumë forma shmangieje nga dënimet për të mitur, por jo në rastin e ngjarjes së Kavajës, theksojnë ata.

12:37
Messi, në majën e hierarkisë së milionave në futboll. Habit diferenca me CR7

Në renditjen e futbollistëve më të paguar të planetit nuk ka shumë surpriza, por askush nuk priste që mes dy lojtarëve që kanë diskutuar çdo trofe në dekadën e fundit, njëri të dublonte tjetrin në terma financiarë.

12:26
Rrezik nga mali, bien shkëmbinjtë në tunelin e Gjegjanit

Tuneli i Gjegjanit, pjesë e segmentit rrugor Fushë Arrëz-Gjegjan-Mirditë, rrezikon jetën e drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në këtë aks.

12:20
Çmimet i rrit qiraja e tregut. Agroushqimori i Tiranës, me tarifa të kripura

Tregu agroushqimor i Tiranës është i vetmi në llojin e tij në kryeqytet. Prej 5 vitesh, ky treg zotërohet nga kompania “EKMA Albania”, që abuzon me tregtarët që marrin ambiente me qira në këtë treg. Sipas këtyre të fundit, çmimi i metrit katror për të marrë një magazinë në tregun agroushqimor varion nga 1.200 lekë deri në 1.800 lekë. Kjo në varësi të pozicionit.

12:19
Rrënohet ura në Bulqizë, 5 fshatra në rrezik izolimi

Gjysma e aksit rrugor Tri Çezmat-Zerqan është asfaltuar para 10 vitesh. Por, edhe në këtë gjysmë rruge të asfaltuar, ura është tërësisht jashtë çdo standardi për kalimin e automjeteve.

12:19
Wake Up/ Poetja Luljeta Lleshanaku, në finale të “Pen America 2019”

Luljeta Lleshanaku, vetëm pak ditë më parë është shpallur, një nga pesë finalistet për çmimin ‘PEN Amerika 2019’.

12:14
Wake Up/ Shqiptari i Silicon Valley siguron Bursa për maturantët

Besart Çopa është shqiptari i parë i cili që në moshën 15 vjeçare shkoi me bursë në një nga gjimnazet më prestigjioze dhe më të shtrenjta në botë (Leysin American School).

12:10
Wake Up/ Ekspertët e ekonomisë: Kurseni dhe merrni kredi në lek jo në Euro

Euro është një monedhë mjaft e preferuar e kursimtarëve shqiptarë.

12:05
“Përdhunimi” në Kavajë, prindërit justifikojnë djemtë. Familja e vajzës po largohet

Qyteti i Kavajës vazhdon të jetë i tronditur nga skandali seksual që përfshiu një grup të miturish. Ndërkohë, hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rolin e secilit prej të miturve, të arrestuar si autorë të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

11:44
“Në shtëpinë tonë”/ Ngrënia e thonjve, ja rreziqet që sjell për shëndetin

Ngrënia e thonjve është një ves që vërehet herët në jetën e një individi.

11:44
Rrethoni Kryeministrinë! Basha premton në Kukës universitetin dhe zerimin e taksës

Në Kukësin bastion të demokratëve, Lulzim Basha u prit me brohorima. Kreu i PD-së akuzoi Qeverinë se, me politikat e saj ka synuar spastrimin e kuksianëve, duke i detyruar të largohen nga vendi.

11:38
“Në shtëpinë tonë”/ Tartufini, ëmbëlsirat më të shpejta dhe më të shijshme

Tartufinit janë disa ëmbëlsira të vogla, të shpejta, të ftohta dhe shumë të shijshme.

11:35
Tragjedi në kompleksin sportiv të Flamengos, shënohen 10 viktima

Skuadra e njohur e futbollit brazilian, Flamengo është goditur këtë të premte nga një tragjedi e rëndë, e cila iu mori jetën 10 personave, ndërsa 3 të tjerë mes të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

11:27
Espanyol bën blerje “smart”, 40 mln tifozë për debutimin e Wu Lei

Të paktën 40 milionë tifozë ndoqën në Kinë ndeshjen e kampioantit spanjoll të futbollit mes Villarreal dhe Espanyolit.

11:21
Kualifikueset e Euro 2022, Cikalleshi kërkon një vend në Kombëtare

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi u vetëkandidua sërish për një vend në përfaqësuesen kuqezi, pasi shkëlqeu në Kupën e Turqisë me skuadrën e tij të re.

11:15
Genoa, 6 muaj nga fatkeqësia nis puna për largimin e rrënojave të “Morandit”

Ekspertët kanë nisur punën delikate të shembjes së pjesës së mbetur të urës “Morandi” në Genoa, këtë të premte, gati 6 muaj pas shembjes së pjesshme të saj gjatë një stuhie, duke shkaktuar vdekjen e 43 persona dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

10:51
SHBA, ndërron jetë kongresmeni më jetëgjatë në histori

Kongresmeni më jetëgjatë në historinë e Shteteve të Bashkuara ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, të enjten në shtëpinë e tij në Dearborn të Michiganit.

10:03
Fier, pezullohen mjekët. Kërkohet drejtësi për vdekjen e 43-vjeçarit

Vdekja e një 43-vjeçari ka pezulluar nga detyra dy mjekë të Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Fierit, ndërsa një tjetër ka marrë masën e detyrimit të paraqitjes.

09:55
Voilà, sonte në kanalin e Youtube në Top Channel

Si çdo të premte në orën 19:00 në kanalin e Youtube në Top Channel është radha e emisionit Voilà.

09:54
Grabitet nën kërcënimin e armëve pika e karburantit në Novoselë

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti rreth orës 2 të mëngjesit në fshatin Novoselë.

09:46
Birrë përpara verës, apo e kundërta? Si ndikon te dhimbjet e kokës?

Jeni pijedashës dhe kërkoni të gjeni “formulën magjike” sesi t’i shpëtoni dhimbjes së kokës, pasi keni konsumuar sasi përtej normales?

09:11
Vlorë, ndërron jetë 14-vjeçari. Pritet autopsia

Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin se premtes në Vlorë. Patrik Petritaj është dërguar në spital nga famijarët e tij, rreth orës 5 të mëngjesit.

08:52
Bota e futbollit, në zi për Emiliano Salën. Mesazh prekës nga e motra (Foto)

Tashmë është zyrtare! Fundi i një kalvari ankthi është i dhimbshëm, për familjarët, por edhe unifikues nga ana tjetër.

08:37
Edhe njeriu më i pasur në botë shantazhohet!

Ndodh që edhe njeriu më i pasur në botë të mos ketë mundësinë të sigurohet që mesazhet private të përfundojnë në duart e medies.

05:51
Franca del kundër Gjermanisë për gazsjellësin Nord Stream 2

Franca ka në plan të mbështesë një propozim të BE për të rregulluar tubacionin e Rusisë, Nord Stream 2, tha të enjten Ministria e saj e Jashtme, duke kërcënuar potencialisht përfundimin e saj dhe duke i dhënë një goditje Gjermanisë, e cila po përpiqet të mbledhë mbështetje për projektin.

05:03
Haradinaj zbulon darkën në shtëpinë e Thaçit: Ishte iniciativë e Edi Ramës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka folur mbrëmjen e sotme për darkën që liderët e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama patën para pak ditësh në shtëpinë e re të Hashim Thaçit.

04:21
“Berlinale 2019”, hap dyert festivali i filmit në Berlin

Festivali i parë i rëndësishëm i filmit evropian për këtë vit, Berlinalja, është hapur tashmë me një deklaratë kundër seksizmit në industrinë e filmit, e duke mirëpritur një numër të paprecedentë regjisoresh femra.

03:35
Solskjaer “fshin” Mourinhon, norvegjezi me bilanc fantastik

Ole Gunnar Solskjaer u thirr nën armë për të shpëtuar imazhin e Manchester United pas një sezoni që dukej se do të ishte mes më të dështuarve në historinë e “Djajve të Kuq”, por që prej zbarkimit të tij në pankinën që e konsideronte të përkohshme, ka regjistruar rezultate impresionuese.

02:24
Organet shëndetësore greke në alarm, rritet numri i viktimave nga gripi

Organet greke të shëndetit ndodhen në alarm, pas rritjes së numrit të viktimave nga virusi i gripit. Vetëm brenda një jave kanë humbur jetën nga virusi në fjalë, të paktën 21 persona dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 39.

01:42
Veprat e Hitlerit dalin në ankand në Gjermani

Një shtëpi gjermane ankandesh ka tërhequr nga shitja 26 punime që mbajnë firmën e Adolf Hitlerit, pas dyshimeve për autenticitetin e tyre, pak ditë para se ato të dilnin nën çekiç.

01:01
OKB thirrje Japonisë: Lërini fëmijët të jenë fëmijë

Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të enjten i kërkoi Japonisë të bëjë më shumë për të lënë fëmijët të jenë fëmijë, pa presione të tepruara ose ndëshkime trupore në shkollë ose në shtëpi.

00:22
Conte: Tensionet me Francën mund të sheshohen menjëherë

Kryeministri italian Giuseppe Conte tha të enjten se Italia dhe Franca kanë një lidhje të thellë historike dhe se çdo tension mund të shuhet shpejt, pasi Parisi tërhoqi ambasadorin e tij nga Roma më parë gjatë ditës.

00:04
Identifikohet trupi i gjetur në avionin ku udhëtonte sulmuesi argjentinas Sala

Marrin fund të gjitha dyshimet, pasi mbrëmjen e sotme policia e Dorsetit në Britaninë e madhe, ka bërë identifikimin e turpit të gjetur në avionin me të cilin u rrëzua futbollisti argjentinas Emiliano Sala.

E enjte, 07 Shkurt 2019
23:47
May në Bruksel: Mund ta “jetësoj” Brexit-in në kohë

Theresa May u ka premtuar liderëve të BE-së se mund të arrijë një marrëveshje për Brexit-in në parlament, nëse blloku i mundëson asaj disa ndryshime në të.