Presidenti Donald Trump shpalli një emergjencë kombëtare për mbrojtjen e rrjeteve kompjuterike amerikane nga ata qe i quajti “kundërshtarët e huaj”.
Një aksident ka ndodhur gjatë natës në bulevardin “Gjergj Fishta” në Lezhë.
Pilotët e kompanisë ajrore amerikane “American Airlines” i kanë tërhequr vërejtjen prodhuesit Boeing në lidhje me sigurinë e avionëve të llojit 737 Max që në nëntor të vitit të kaluar, raportojnë mediat amerikane.
Rrjeti social Facebook ka njoftuar se do të kufizojë mundësinë për transmetim të drejtëpërdrejtë pak para mbajtjes së një samiti për ekstremizmin “online”, që është organizuar pas sulmeve në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re.
Një rekord i ri për temperaturat e ulëta në muajin maj është vendosur në ishullin francez në Mesdhe, Korsikë, ku reshjet e borës ranë me shumicë dhe mbuluan shpejt rrugët.
Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel patëm mundësinë të njihemi me historitë e disa prej të huajve që kanë vendosur të ndërtojnë fatin e tyre në Shqipëri dhe të lënë vendet e tyre.
Aligatori që peshon 800 kg, i quajtur “ Mike i fuqishëm” ose “Mighty Mike”, mbërrin në akuariumin e Arizonës. Është 4.2 metra i gjatë dhe mendohet të jetë aligatori më i madh në Florida.
Lazio ka fituar Kupën e Italisë për herë të 7 në histori pasi ka mundur në finalen e Olimpico-s Atalantën me rezultatin 2-0.
Ajax i Amsterdamit e mbyll në mënyrën më të mirë një sezon të jashtëzakonshëm.
Këtë të mërkurë në Soiree me Jonida Shehun u njohëm me mjaft të huaj që kanë lënë vendet e tyre të origjinës is Rusi, Ukrainë, Spanjë apo Japoni dhe janë vendosur në vendin tonë.
Të gjithë që e shohin këtë foto mendojnë se bëhet fjalë për një çift homoseksualësh që jetojnë në një vend ku lejohet martesa brenda gjinisë së njëjtë dhe birësimi, por nuk është ashtu.
Emma Cranston më në fund e gjeti guximin për të denoncuar të dashurin e saj 10 vite më të ri, në polici.
Një rojë sigurie po bënte kontrollin rutinë në një pyll të Rusisë, kur papritur dëgjoi të qara bebesh.
Top Story udhëtoi edhe në Laiden, qytetin në jug të Holandës që njihet për universitetin më të vjetër të këtij vendi dhe që daton që në 1575. Në këtë qytet jep mësim në një shkollë të mesme profesionale edhe Polikseni Loman, e cila ashtu si sipërmarrësi Irakli Demiraku janë të habitur nga imazhi negativ që përcjellin mediat në Holandë.
Femrat transgjinore të cilat ndërmarrin operacione për ndryshimin në gjini, duhet të paralajmërohen se rreziku i zhvillimi të kancerit në gji është 46 herë më shumë krahasuar me meshkujt.
Top Story udhëtoi në Huk Van Holand, qytezën e vogël bregdetare rreth 25 kilometra në perëndim të Roterdamit, pikërisht aty ku autoritetet holandeze deklarojnë edhe numrin më të lartë të shqiptarëve që kapen ndërsa tentojnë të shkojnë drejt Anglisë.
Në vitet ‘90, lajmet më të mëdha në mediat holandeze fokusoheshin tek grupet e fuqishme kriminale nga ish shtetet e Jugosllavisë, të cilat konsideroheshin si më mizoret.
Zgjatin vetëm pak sekonda, por këto çaste të veçanta nga jeta e kafshëve të egra janë përjetësuar në foto nga fotografët e National Geographic.
E megjithë etiketimet në media kur sheh statistikat zyrtare të Byrosë Qëndrore të Statistikave në Holandë, numri i shqiptarëve të ndaluar nga policia është shumë më i ulët në krahasim me kombësitë e tjera.
Mediat holandeze prej 3 vitesh i kanë cilësuar shqiptarët si lojtarët e rinj në tregun e drogës, referuar burimeve të policisë. Për kartelet e drogës, marokenët po bëhen gjithnjë e më të paqëndrueshëm, edhe për shkak të karakterit të tyre gjaknxehtë.
Top Story arriti të futet në një laborator të kultivimit të marijuanës që menaxhohet nga shtetas holandezë me origjinë marokene dhe kanë të punësuar edhe shqiptarë.
Sipas statistikave zyrtare holandeze, rreth 1 084 shqiptarë jetojnë në mënyrë të ligjshme në këtë vend, por besohet se numri i tyre është më i lartë.
Pavarësisht se mocioni u votua vetëm 1 muaj më parë dhe gjatë këtij viti ka patur mjaft diskutime mbi rrezikun që vjen nga grupet kriminale shqiptare, e vërteta qëndron ndryshe.
Sipas artikullit të gazetës holandeze NRC, shqiptarët menaxhojnë linjat e drogës nga Amerika e Jugut drejt Holandës dhe Belgjikës: “Ata shesin kokainë që vjen përmes portit të Rotterdamit dhe në Antuerp për të transportuar më pas në Amsterdam, që konsiderohet qendra e shpërndarjes sipas autoriteteve”.
Ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ishte nga ata holandezë që u çudit me miratimin e mocionit për rikthimin e vizave.
Në qytetin e Roterdamit situata është tërësisht ndryshe nga panorama që të shfaqin këta deputetë ekstremistë. Shumë pak njerëz i njohin shqiptarët, të cilët përbëjnë më pak se 0,0001% të popullsisë prej afro 17 milionë banorë të Holandës ku gati 20% janë me origjinë jo holandeze.
Top Story udhëtoi në Roterdam, në qytetin më të madh port në jug të Holandës, aty ku një parti lokale pretendon se ishte e para që propozoi rivendosjen e vizave për shqiptarët.
Ende shërbimi kryesor që është ai i urgjencës lë për të dëshiruar. Edhe pse para disa kohësh u fol për modernizimin e urgjencës kombëtare dhe standardin e ri që do të sillte ajo, ky shërbim nuk funksionon siç duhet.
Një 16-vjeçare u gjet e vdekur në një qytet të Malajzisë, pasi kishte hapur një sondazh në internet ku i pyeste ndjekësit nëse duhej të vetëvritej apo jo.
Studio arkitekturore nga e gjithë bota po postojnë vazhdimisht projekte për se si mund të rindërtohet Notre Dame.
Nga një lidhje e gjatë me Nicole Zcherzinger deri tek thashethemet për flirtime me Sofia Richie dhe Barbara Palvin, kjo është jeta e komplikuar dashurore e kampionit të Formula One, Lewis Hamilton.
Ngërçi i kredisë gjatë viteve të fundit është konsideruar si një nga faktorët kryesorë, që pengon ekonominë të rritet më shpejtë. Por a janë bankat arsyeja se pse ekonomia nuk financohet?
Familja shqiptare është në krizë. Shifrat më të fundit të INSTAT i referohen vitit 2017, ku numërohen 4500 divorce.
Një modele australiane ka provokuar ndjekësit e saj në Instagram duke i pyetur nëse e gjenin dot këngën që ajo luan në piano.
Në Francë, hapet festivali i 72-të i filmit në Kanë, që do të vazhdojë deri më 25 maj.
Opozita ka caktuar protestën e saj të radhës.
Yjet e famshëm sollën shkëlqim dhe magji në Festivalin e Kanës, këtë vit. Këto janë veshjet më të bukura të mbrëmjes, që nuk duhen humbur. Shteti shqiptar ishte pjesë e festivalit të Filmit në Kanë këtë vit. Shqipëria prezantohet në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, dhe “The Van” është projekti filmik me regji të Erenik Beqirit.
Chelsea nuk do të presë fundin e sezonit dhe finalen e Europa League për të nisur ndryshimet në skuadër dhe këtë do ta fillojë nga pankina.
13 persona të cilët provuan kampingun transparent dhe bënë veten e tyre pjesë të bukurisë natyrore. Kamping do të thotë të lësh mënjanë televizorin, video lojërat dhe stresin e krijuar në shtëpi. A do të ishte më mirë një hotel me 5 yje apo një nga këto vende që do shihni më poshtë? Vendoseni ju!
Agjencia fotografike LSA ka realizuar sot pasdite disa foto pranë Ambasadës Gjermane në Shqipëri, ku shihen shumë të rinj në radhë, duke pritur me dosje aplikimet për punë në Gjermani.
Disa zona të Tiranës do të mbeten pa energji elektrike përgjatë 8 orëve të ditës së premte.
Në një kohë kur vazhdojnë të shfaqen në horizont opsione të ndryshme për të ardhmen e kupave evropiane të futbollit për klube, e tashmja tregon se Champions League është një çështje ekskluzivisht për të pasurit.
Aktori i njohur i humorit, Erion Isai, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë’ me Bieta Sulon, për të folur rreth vendimit të tij për të kandiduar për kryetar në bashkinë e Kolonjës.
Në studion e “Top Talk”, ishte i ftuar kreu i PDK, ish aleat i kryeministrave Berisha dhe Rama, e tashmë aleat me Lulzim Bashën në opozitë.
Turqia, Armenia dhe Azerbajxhan janë vendet më të këqija në Europë për të drejtat LGBTI, sipas një shoqate ndërkombëtare vlerësimi për Lesbiket, Biseksualët, Transgjinorët dhe Interseksualistët.
“Zezaku i Whatsapp-it” është ndoshta “meme” më e famshme në botë (përfshi Shqipërinë) që ka sjellë kultura e rrjeteve sociale.
Harare, Zimbabwe, Afrikë, ka mbledhur plot 2.7 milion $ nga shitje të më tepër se 90 elefantëve, Kinës dhe Dubait, sipas një personi nga agjencia e mbrojtjes së kafshëve në qytet. Këto para do të përdoren për mbrojtje të kafshëve, tha menaxheri i autoriteteve të parkut Zimbabwe të kafshëve të egra, Tinashe Farawo.
Vitorioja hap agjencinë e tij publicitare përballë “Parajsës.” Roza mundohet të fitojë besimin e shitëseve duke u dhënë shpërblime. Pietroja i dhuron Terezës dyqanin e xhaxhait.
Këshilli i Ministrave ka nderuar major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare.
I ftuar në “Top Talk” këtë të mërkurë ka qenë i ftuar kreu i PDK, Nard Ndoka, i cili gjatë fjalës së tij nënvizoi se djegia e mandateve nxjerr nga sistemi edhe kryeministrin Rama, që sipas tij nuk po e pranon këtë realitet.
Përfaqësuesit e ambasadave në Tiranë, e jo vetëm, jo pak herë nuk e kanë përkrahur qëndrimin e opozitës jashtëparlamentare, madje pak orë para protestës së 13 majit, disa prej tyre patën në unison një reagim të ashpër për dhunën e përdorur në protestën e 11 majit.
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Gurorja e Kremenarit” ku janë përplasur automjeti tip “Benz” me automjetin tip furgon.
Ushtria Arabe Siriane vrau një xhihadist shqiptar që luftonte për Hayat Tahrir Al-Sham në Sirinë veriperëndimore.
Asnjë pengesë nuk është aq e fortë sa të mposhtë ëndrrat. E ëndrra e Vasilikës tashmë është realiteti i saj më i bukur.
Komisioni hetimor parlamentar i kuvendit të Kosovës, i ngritur për të hedhur dritë mbi dëbimin e gjashtë shtetasve turq, bëri përgjegjës presidentin e vendit Hashim Thaçi për këtë episod.
Investimet vendase do të trajtohen njëlloj si ato të huaja. Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projekligjin e ri për investimet i cili unifikon legjislacionin për trajtimin e bizneseve.
Me çantat e pazarit në duar çifti Demiri ka dalë si çdo ditë në lagjen ku banon prej 40 vjetësh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi skanimin e pastërtisë së figurës së kandidatëve që garojnë për zgjedhjet e 30 qershorit, bazuar në ligjin e dekriminalizimit.
Kontinenti europian është më i lakmuari nga futbollistët e vendeve të Amerikës Latine, si Brazili apo Argjentina, për vet nivelin e lartë që ka ky sport.
Ish-deputeti i LSI-së Luana Rama në në një dalje për mediat u ndal te artikulli i gazetës gjermane “Bild” për vendin tonë, ku përmes një artikulli Shqipëria pasqyrohej si vend kaotik nën drejtimin e bandave.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar në kufi 762 kg produkte ushqimore të skaduara.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi për herë të parë se ndërkombëtarët kanë monitoruar protestat e opozitës dhe kanë qenë në koherencë të të gjitha zhvillimeve, përfshirë edhe asaj të 11 majit e cila degjeneroi në dhunë dhe përplasje fizike.
Një “koleksionues” oportunist shfrytëzoi një provë testuese për t’ia mbathur me një Ferrari, që vlen as më pak e as më shumë, por 2 milionë euro. I dyshuari kishte shprehur interesin për blerjen e prodhimit të vitit 1985, “Ferrari 288 GTO”, sipas asaj që bën të ditur policia në Düsseldorf të Gjermanisë.
Në Itali e bëjnë fakt të kryer. Elseid Hysaj po përgatit tashmë largimin në fund të këtij sezoni, e me shumë gjasë është në listën e shitjeve të skuadrës së Napolit.
Rreth orës 13.00 të së mërkurës mbërriti në aeroportin e Rinasit, avioni që ktheu në shtëpi, trupin e pajetë të komandantit të kontigjentit shqiptar në misionin e NATO-s “Enhanced Forward Presence”, major Klodian Tanushi, që humbi jetën në Letoni si pasojë e plagëve të marra në shpërthimin e minës që më herët i kishte marrë jetën nëntetares Zarife Hasanaj.
Te Milani s’ka asnjë të sigurtë. Tashmë, edhe Leonardo rrezikon pozicionin te klubi kuqezi.
Që kur legjionari Filipidesi i Athinës, u dërgua në Spartë e më pas drejt Athinës për të kumtuar në frymën e fundit fjalën “Fitore”, gara e vrapimit e quajtur maratonë u bë pjesë e Lojërave Olimpike pikërisht në nder të tij duke filluar nga viti 1896 nga themeluesi i këtyre lojërave Pierre de Coubertin.
Ka përfunduar mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e degëve.
Komandanti i kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi, i rënë në krye të detyrës në misionin e NATO në vendin baltik, u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij.
Partizani u shpall kampion i Shqipërisë pas 26 vitesh. Të kuqtë fitojnë kështu derbin e javës së 33-të në Superiore, me rezultatin 2-1 përballë Tiranës. Edhe pse duhen rreth 3 javë deri në përfundim, ekipi është shpallur matematikisht i pari në kampionat.
“Jam shumë indiferent në atë që thuhet në media, jam shumë i qetë në ndërgjegjen time, e di sesi sillem e çfarë bëj dhe këto janë disa gjëra që më anashkalojnë në punën time, dhe i kaloj me një autoironi dhe një buzëqeshje sepse nuk mund të lë të keqen që të futet brenda meje dhe të ndikojë në jetën time”- u shpreh sot në Wake Up, drejtori i FK Partizani, Olsi Rama për akuzat politike që i bëhen herë pas herë në media.
Policia e Shtetit ka marrë në mbrojtje ambasadorin e OSBE, Borchard, që pas incidentit me parrullën “Borchard turp të kesh”.
Rrugët mes Antoine Griezmann dhe Atletico Madrid do të ndahen në fund të sezonit. Sulmuesi francez zyrtarizoi largimin e tij nga “Los Colchoneros”, duke ua komunikuar atë edhe drejtuesve të klubit dhe shokëve të tij të skuadrës.
Presidenti Ilir Meta në një status në facebook ka thënë se kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi.
Arrestimi i shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, në marsin e vitit 2018, nuk ka kaluar pa veprime hakmarrëse nga pala serbe. Ata kanë hedhur poshtë zbatimin e të vetmes marrëveshje që funksiononte mes doganave të të dyja shteteve.
Numri i aplikantëve që marrin patentën ka pësuar rënie në gjithë botën kjo për shkak të testit të teorisë që po bëhet çdo vit e më i vështirë.
Pakësimi i numrit të nxënësve në shkolla, sipas sociologut Zyhdi Dervishi është pjesë e tragjedisë së madhe të braktisjes së Shqipërisë.
Tendenca e treguesve demografik në Shqipëri po shfaq një situatë gjithmonë e më shumë alarmante. Instituti i Statistikave raportoi se, në tremujorin e parë të këtij viti, numri i lindjeve ishte thuajse i barabartë me atë të vdekjeve, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të shkojë drejt zeros.
“Art” është shfaqja e cila do të vijë premierë në Teatrin Metropol duke filluar nga nesër më datë 16 dhe deri më 26 maj, ora 19:00. Kjo vepër është shkruar nga autorja franceze Yasmine Reza, e njohur dhe e vlerësuar me çmime të ndryshme.
Dhjetë vende, përfshirë Serbinë dhe Slloveninë, u kualifikuan për natën finale të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”.
Operatorët turistikë ngrenë alarmin dhe thonë se për shkak të trazirave politike në Shqipëri, situata me turizmin po bëhet dramatike, pasi nordikët, gjermanët dhe grupet po anulojnë rezervimet që kanë bërë në vendin tonë.
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi pas një takimi që pati në selinë e PD mes kreut të PD-së Lulzim Basha dhe aleatëve theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë të rëna moralisht, por edhe me dokumente sepse nuk ka më shumë se 25 kandidatë përballë.
Trupi i 55-vjeçarit që u mbyt tre ditë më parë në lumin e Bistricës në Sarandë është gjetur.
Aksesorët për nuset janë ndër më të preferuarit, sidomos në Kosovë që parapëlqejnë të jenë me gurë të mëdhenj dhe me shumë shkëlqim.
Lewis Hamilton tregon se nuk është vetëm një pilot fantastik, por edhe një njeri me zemër të artë.
Sigurisht që çdo prind dëshiron që fëmija i tyre të ketë emrin më të bukur dhe të veçantë.
“Korridori 8” në histori njihet si rruga që lidh dy dete, atë Adriatik me Detin e Zi, nga Durrësi në Varna të Bullgarisë.
Ndryshe nga herët e tjera, Festivali i Filmit në Kanë të Francës ka ngritur siparin me një deklaratë bombastike të presidentit të jurisë së tij, i cili ka akuzuar udhëheqësit botërorë se po sundojnë me “inat, zemërim dhe gënjeshtra”.
Masat për sezonin turistik në Gjirokastër duket se nuk janë në nivelin e kërkesës të tregut turistik. Njësitë vendore në të gjithë qarkun kanë mangësi serioze në ndriçimin e rrugëve publike, sinjalistikën e shtigjeve, shërbimet të pamjaftueshme dhe mbi të gjitha probleme me ndotjen plastike.
Në Teatrin “Bylis” të Fierit vazhdojnë shfaqjet e 11 trupave më të mira teatrore nga i gjithë vendi.
Kontrata e 26-vjeçarit, Paul Pogba, kushton mbi 150 milionë paund, një shumë që do të trembte çdo klub. Por ky nuk është rasti i Real Madrid, që shpesh herë ka treguar se paratë nuk janë një problem. Mediat angleze raportojnë se “galaktikët” kanë filluar kontaktet e në verë pritet të ndodhë edh transferimi.
Me mbi 194 shtete në botë, është e lehtë të mendosh se fjala “shtet” barazohet me një zonë masive toke, apo me një numër të madh njerëzish.
Ylli televiziv, Hannah Elizabeth ka goditur sërish me setin e ri fotografik me bikini.
Teska një ditë më parë, Lulzim Basha, paralajmëronte vijimin e protestave të ndërthurur me ofertën për qeveri tranzitore, kreu i PD do të zhvillojë sot një sërë takimesh për të vendosur edhe si do të vijojë aksioni opozitar.
Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t’i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sulmet terroriste në Christchurch të Zelandës së Re, ku autori i ngjarjes së marsit që shkaktoi 51 të vdekur mundi të transmetonte “live” në rrjetin social Facebook “veprën” e tij, ka detyruar gjigantin e teknologjisë të kufizojë shërbimin “streaming”.
Koha është një ilaç dhe kjo është provuar edhe në Barcelonë, ku mundësia për nënshkrimin me Antoine Griezmann është rikthyer sërish në tavolinë.
Bayern Munich ka filluar negociatat me Manchester Cityn për një transferim të mundshëm gjatë merkatos së verës të 23-vjeçarit gjerman Leroy Sane.
Një vepër e piktorit francez Claude Monet është blerë për plot 110.7 milionë dollarë në ankand, duke vendosur kështu një rekord të ri botëror.
Dy raste grabitjeje janë regjistruar gjatë orëve të natës mes të martës dhe të mërkurës në kryeqytet, me një makinë të vjedhur në Domje, si dhe një dyqan të sulmuar në rrugën e Durrësit.