“E konsideroj veten një të droguar”, kështu rrëfen aktorja e njohur Jamie Lee Curtis, tashmë në moshën 60 vjeçare, në një intervistë të gjatë dhe sinqertë për “Vanity”.

Tashmë 20 vjet pas përpjekjes së parë të saj për të dalë nga tuneli i errët i varësisë nga “Vicodina” dhe kokaina, aktorja e “Halloween”, tregon udhëtimin e saj drejt abstinencës dhe marrëdhënies së saj të vështirë me babanë e saj Tony Curtis, për të cilin thotë se kanë konsumuar dhe kokainë së bashku.

E lindur në një familje të njohur, Jamie Lee Curtis çau e vetme në industrinë e argëtimit deri sa arriti të bëhej një yll i vërtetë. Megjithatë suksesi i saj është një rrugëtim plot me drita dhe hije, mes të cilave dhe varësia ndaj drogës dhe pilulave qetësuese.

Në intervistën për “Vanity”, aktorja 60 vjeçare tregon mbi të gjitha për raportin e saj ambig dhe “të rrezikshëm” me të atin. “ E dija që babai im kishte një problem sepse edhe unë e kisha të njëjtin. Kemi ndarë dhe drogën”, pranon ajo. “Ishte një periudhë, gjatë së cilës, vetëm unë flisja me të. Kisha 6 vëllezër. Tani kam 5. Vëllai im, Nikolas humbi jetën në moshën 21 vjeçare pas një mbidoze heroine”. Me tej Jamie shton “Kam ndarë dhe drogën me babanë tim. Një herë e pimë dhe bashkë, por kjo gjë nuk u përsërit”, deklaroi aktorja e njohur.

Tony Curtis, ndërroi jetë në vitin 2010 në moshën 85 vjeçare për shkak të një arresti kardiak, pasi kishte vuajtur për vite të tëra nga një sëmundje në mushkëri.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel