Kryeprokurori/ 50 pikët për të cilat do të ‘luftojnë’ kandidatët, nga përvoja te komunikimi publik

12/11/2019 17:17

Janë katër kritere në të cilat do të vlerësohen kandidatët për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar metodologjinë për vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e tre kandidatëve që synojnë drejtimin e organit të akuzës.

Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Oslian Çela janë tre kandidatët në garë dhe të cilët do të synojnë marrjen e 50 pikëve për t’u renditur të parët në listë.

Katër kriteret ku ata do të vlerësohen janë: Aftësia profesionale; integriteti moral; aftësia organizative dhe drejtuese; elementë shtesë.

Këto kritere përfshijnë disa nënkritere brenda tyre si: përvoja e punës; rezultatet universitare; reputacioni profesional dhe shoqëror; cilësia e vizionit; aftësia në komunikim; zotërimi i gjuhëve të huaja.

Këto nënkritere vlerësohen nga 1 deri në 6 pikë.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel