E premte, 17 Maj 2019
08:04
Taivan/ Parlamenti miraton ligjin për martesat gay

Parlamenti i Tajvanit është bërë i pari në Azi që ka legalizuar martesën e të njëjtit seks pas një votimi të premten.

00:05
Trump: Shpresojmë mos hyjmë në luftë me Iranin

Presidenti Donald Trump tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të mos hyjnë në luftë me Iranin, mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme ndërsa një diplomat iranian nuk i kushtoi shumë rëndësi një mundësie të tillë.

E enjte, 16 Maj 2019
23:13
“Ktheju tokës” në finalen e Eurovision. Kualifikohet Jonida Maliqi

Jonida Maliqi me “Ktheju tokës” ia ka dalë që të kalojë në finalen e Eurovison, duke u kualifikuar pas performancës së shkëlqyer në mbrëmjen e dytë të Eurovision.

22:56
Karina na tregon se si shtoi në peshë! (Foto)

Karina Irby na tregon transformimin e saj dhe diferencën nga pesha 54kg në 64kg.

22:51
Open/ Gjata: Rama po vesh policë të fortët e lagjeve; Ngjela: Ku do gjejë PD kamikazët?

Çlirim Gjata deklaroi se Rama po vesh ushtrinë policë dhe të fortët e lagjeve.

22:49
Dëshmoi kundër futbollistëve të kombëtares, modelja bie nga ballkoni

Një modele e famshme dhe dëshmitare shumë e rëndësishme në një gjyq në Rusi, që bëri të dënohen dy futbollistë të famshëm, ka rënë nga ballkoni i një hoteli në Republikën Çeke.

22:43
May, gati të sakrifikojë postin për paktin e saj të “Brexit”-it

Kryeministrja britanike, Theresa May është gati të vetësakrifikohet. Shefja e ekzekutivit në Britaninë e Madhe ka premtuar të përcaktojë afatet kohore për zgjedhjen e pasuesit të saj në qeveri, vetëm pasi të zhvillohet votimi i fundit për marrëveshjen e “Brexit”-it në javën e parë të qershorit.

22:33
Modelja kërkon ndihmë! Dështon në injektimin ilegal në të pasmet e saj! (Foto)

Modelja Courtney Barnes, është tepër e dëshpëruar pas një injeksioni ilegal në të pasmet e saj, ku gjithçka shkoi keq.

22:31
Ngjela në Open: Balla, kryenegociator i mazhorancës me PD-në

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar në Open se ka një lëvizje nga ndërkombëtarët dhe së shpejti do të zhvillohen negociata.

22:29
Shiu përmbyt Fierin. Akset, toka bujqësore, shtëpi e biznese të Patosit nën ujë

Reshjet e dendura të shiut gjatë pasdites së të enjtes shkaktuan përmbytje në rrugët Fier-Patos, Fier-Roskovec dhe fillimi i rrugës Patos-Ballsh. Mjete të shumta janë bllokuar si pasojë e nivelit të ujit në rrugë. Kanalet kulluese nuk kanë mundur të përballojnë intensitetin e reshjeve.

22:28
Mashkulli “eskortë” tregon se çfarë duan gratë

Meshkujt ankohen gjithnjë se është e pamundur të kuptohet se çfarë duan gratë, por 29-vjeçari Aleks, një spanjoll që jeton në Australi, thotë se ai paguhet gati 300 euro ora për t’u dhënë grave atë që duan.

21:58
20 foto mahnitëse të kryera me dron

Një studim një herë tregoi se nëse njerëzit duhet të zgjidhnin midis aftësisë për të fluturuar dhe fuqisë për të qenë të padukshëm, shumë prej tyre zgjodhën mundësinë e parë. Edhe pse ne nuk mund të fluturojmë, dronët tonë munden dhe mund të kemi një pamje të asaj që toka është nga lart me këtë teknologji të avancuar.

21:57
Open/ Carlo Bollino: Lajmi për anulimin e vizës së Vasilit, i rëndë

Në emisionin Open të Eni Vasilit po diskutohet edhe rreth pyetjes së Zërit të Amerikës për kreun e LSI-së për një mundësi të mos dhënies së vizës amerikane për numrin dy të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

21:55
Open/ Taulant Balla: Shkrimi i “Bild”-it, joprofesional

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke ju referuar shkrimit të gazetës më të madhe gjermane Bild, deklaroi në emisionin Open se gazeta Bild ka bërë një shkrim jo profesional, pasi i është referuar dy personave të njëanshëm siç është Ylli Manjani dhe Basir Çollaku.

21:44
Koncert mes akujve për ndërgjegjësimin mbi ndryshimet klimatike

Muzikantë nga Norvegjia kanë mbajtur koncertin më verior të botës, duke luajtur në instrumente të krijuara nga akulli i oqeanit Arktik.

21:38
Balla përplaset me Buzhalën në Open: Ku ka ndodhur që opozita nuk merr pjesë në zgjedhje?

Gazetari i njohur Berat Buzhala, pjesë e panelit të emisionit Open është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

21:27
Komedia muzikore “Prapaskenat e Fatit”, do të shfaqet në skenën e amfiteatrit.

Aktori Herion Mustafaraj i ofrohet publikut me një histori emigracioni, por dhe dashurinë për tu kthyer një ditë në tokën e të parëve, gjë që tashmë e bën personazhin e tij, xha Fatin, një specie në zhdukje dhe humori mbi këtë të vërtetë është gjuha komike e përcjellë mes dhjetëra karakteresh të interpretuar nga ai.

21:24
Ngjela në Open: PD është në gabim, do të hyjë arbitri ndërkombëtar

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se presioni i Partisë Demokratike ndaj mazhorancës mund të jetë i arsyeshëm, por nuk duhet të preket e drejta e qytetarëve për të votuar.

21:14
Open/ Balla: Nëse PD dhe LSI duan të futen në zgjedhje, mund te gjendet rruga

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se nëse PD dhe LSI do të deklarojnë hapur se duan të futen në zgjedhje, atëherë do të gjendet mundësia që këto forca politike të futen në zgjedhje.

21:02
Xavi, afron finalja e fundit në karrierë

Vetëm përpara pak ditësh, Xavi Hernandez bëri të ditur tërheqjen nga futbolli i luajtur, për të nisur përgatitjet për një karrierë të re, atë të trajnerit.

21:00
Stikat që mbahen nën mbrojtjen e policisë

Policia italiane po bëhet gati për të mbrojtur stikat jeshile të Brontes.

20:58
Lamtumira e dëshmorit, ceremoni në nder të major Klodian Tanushit

Këtë të enjte, të shpallur ditë zie kombëtare, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake i është dhënë lamtumira e fundit majorit Klodian Tanushi, dëshmorit më të ri të atdheut.

20:55
Si mendonin në vitet 1900 se do të ishin shtëpitë e viteve 2000

Duke parë se sa ka ndryshuar jeta nga e shkuara, sidomos nga ana e shkencës dhe teknologjisë, njerëzit nuk rrinë dot pa fantazuar se si do të jetë e ardhmja.

20:47
Fiks Fare/ Biznesi i çregjistruar prej një muaji, Tatimet i shkojnë për rikontroll

Në Korçë, një biznesi që kishte më shumë se një muaj që ishte çregjistruar pranë QKB-së dhe nuk kishte asnjë detyrim për të paguar në shtet, i vjen një shkresë për rikontroll tatimor.

20:45
Peshkatarët po kapin pako kokaine me vlerë miliona euro

Një film flet për plazhistë që vendosin të bëhen trafikantë droge, pasi gjejnë me pako kokaine me vlerë miliona dollarë. Kjo po ndodh vërtet, në Filipine.

20:39
Ikona e Parisit mbush 130 vjeç

Ajo është për Parisin si “Big Ben”-i për Londrën, apo Koloseumi për Romën, e të dielën, gjiganti metalik 300 metra i gjatë feston ditëlindjen e tij të 130.

20:37
Pasardhësit e arkitektit të Tiranës, Gherardo Bosio, vizitojnë veprat e gjyshit

Ata nuk janë turistë të thjeshtë që vizitojnë Tiranën. Përballja me arkitekturën e veçantë të stilit fiorentin i bën ata të përjetojnë emocione të papërshkrueshme.

20:33
Basketbollistet e WNBA në Tiranë, japin eksperiencë për basketbollin shqiptar

Në kuadër të programit të Departamentit të Shtetit Amerikan “Të bashkuar nëpërmjet sportit”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka sjellë në Ttiranë dy ish-basketbolliste profesioniste, lojtare të WNBA-së dhe kombëtares amerikane, për të dhënë eksperiencën e tyre.

20:15
Banja e merimangave

Ka njerëz që i kanë fobi merimangat, deri në pikën që nuk e kontrollojnë dot veten kur ndiejnë praninë e tyre. Ata këshillohen të mos e vazhdojnë leximin.

20:14
Peticion për ndryshimin e sistemit. Jo më fuqi kryetarëve për listat

Nisma Thurje, prej dy javësh ka nisur mbledhjen e firmave përmes një peticioni, me synimin e ndryshimit të sistemit zgjedhor aktual, për t’ia hequr pushtetin për të emëruar përfaqësuesit e popullit, kryetarëve të partive politike.

20:00
Balena befason peshkatarin

Njerëzit e harrojnë shpesh se sa të vegjël janë përpara mëmës natyrë, e cila përpiqet herë pas here t’ua kujtojë.

19:58
Kosovë, denoncohet në Kuvend përdhunimi nga serbët

E mbajtur fort te duart dhe këmbët nga dy ushtarë, ndërsa i treti kryente aktin e përdhunimit. Ndërkohë, me pushkë mbi kokë, 3 familjarë ende të gjallë qëndronin para saj, të detyruar të shohin tmerrin me sy.

19:44
E dashura e Nathan Redmond merr të gjithë vëmendjen (Foto)

Nathan Redmond, futbollsiti Anglez që luan për Premier League, filloi karrierën e tij në një moshë të re me klubin e qytetit të Birmingham-it

19:43
Vetting-u, 53 të rrëzuar. Largohet prokurori i Gjirokastrës, qëndron ai i Tropojës

“Shkarkohet zoti Arben Pasho”. Ky ishte vendimi i KPK-së për prokurorin e Gjirokastrës, ndërkohë që një tjetër prokuror nuk pati të njëjtin fat. Prokurori i Tropojës, Artan Shtrunza u konfirmua në detyrë me shumicë votash.

19:33
Hapet kinemaja më e rehatshme në botë

Për ata që kanë ëndërruar ndenjëse më të rehatshme në kinema, kjo kompani në Zvicër ka menduar t’ua realizojë ëndrrën.

19:31
SHBA i refuzon vizën Petrit Vasilit. Lajmin e dha “Zëri i Amerikës” gjatë intervistës me Monika Kryemadhin

Të paktën 170 politikanëve të korruptuar në Shqipëri u është refuzuar viza, sipas “Zërit të Amerikës”.

19:27
Anglia befason me zgjedhjet për Ligën e Kombeve

Kombëtarja angleze e futbollit publikoi listën e lojtarëve për grumbullimin më të rëndësishëm të vitit, atë që do t’i paraprijë ndeshjeve të fazës finale në Ligën e Kombeve, ku vendoset pjesërisht edhe fati i kualifikimit. Ka mjaft surpriza në emrat e përzgjedhur nga trajneri Gareth Southgate.

19:12
UEFA e dërgon për gjykim, Manchester City rrezikon Championsin

Tani është zyrtare! UEFA dërgon Manchester Cityn për gjykim në Dhomën e Kontrollit Financiar të Klubeve, brenda institucionit të saj.

19:07
Bin Laden investonte në futboll te një ekip britanik

Kur kanë kaluar 8 vite nga aksioni që solli vrasjen e njeriut më të kërkuar të globit, zbulohen detaje të tjera nga jeta e Osama Bin Laden.

19:02
Eurovision 2019: Sot, nata e dytë live. Shqipëria përfaqësohet nga Jonida Maliqi

Sot do të transmetohet nata e dytë live e Eurovision 2019 Song Contest, në Tel Aviv.

18:53
Shtëpitë e modës heqin dorë: Jo më modele nën 18 vjeç

Gucci, Saint Laurent dhe Alexander McQueen janë mes markave kryesore të modës, që janë angazhuar se do të punojnë vetëm me modele të moshës mbi 18 vjeç.

18:24
SHBA do të fshihet nga harta dhe më tepër se gjysma e popullit do të zhduket nëse …

Një gjeolog i lartë ka paralajmëruar se dy e treta e popullsisë në botë do të vdesin nëse super vullkani “Yellowstone” do të shpërthejë. SHBA do të zhduket totalisht nga harta.

18:14
SHBA izolon të korruptuarit dhe të lidhurit me krimin në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovës ka njoftuar se nuk do t’iu lëshojë viza biznesi apo turizmi, individëve nga Kosova që janë të përfshirë në raste të mëdha të krimit dhe korrupsionit.

18:13
Goditet grupi kriminal, vodhi miliona dollarë përmes një virusi

Një grup ndërkombëtar kriminal, që ka përdorur një virus për të vjedhur 100 milionë dollarë nga më shumë se 40 mijë viktima, është goditur.

18:12
Resorti i harruar i Pablo Escobar (Foto)

Në kulmin e aktivitetit të tij kriminal, Pablo Escobar ishte në vështirësi të gjetjes së ambienteve për të strehuar shumat marramendëse të parave që fitonte nga shitja e kokainës.

18:04
PD dhe LSI do të dërgojnë anëtarë në KZAZ. Ja arsyeja

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dërgojnë anëtarët e tyre në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

17:59
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, në garën për nominimin demokrat për president

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio do të kërkojë nominimin presidencial demokrat për zgjedhjet e 2020-s, pavarësisht sinjaleve dekurajuese nga mediet amerikane dhe sondazhet që sugjerojnë se ai përballet me një betejë të fortë.

17:49
U akuzua për plagjiaturë, Shakira shfajësohet nga gjykata

Një gjykatë në Spanjë ka shfajësuar superstarin kolumbian Shakira dhe Carlos Vives, që akuzoheshin për plagjiaturë në një pjesë të hitit të tyre, “La Bicicleta”, që është vlerësuar edhe me çmim “Grammy”.

17:30
10 vendet e preferuara të të pasurve (Foto)

“Brown & Hudson”, një agjenci e specializuar udhëtimesh turistike, motoja e së cilës është “nëse ke para, asnjë përvojë nuk është ekstreme” organizoi një sondazh me klientët e saj pasanikë duke sjellë një listë me 10 vendet e preferuara prej tyre.

17:29
Brenda avionit privat luksoz të Drake (Foto)

Drake ka ndarë së bashku me ne avionin e tij privat, që kap shifrën marramendëse prej 220 milion $.

17:17
Laert Vasili flet për “puthjen homoseksuale” në skenë. Ja komenti më negativ që i kanë bërë

Laert Vasili ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur rreth vlerësimit që iu bë nga Bashkia e Delvinës me titullin “Qytetar Nderi”, por edhe për gjithë zhurmën që shkaktoi “puthja homoseksuale” në skenë.

16:56
Vajza adoleshente e kriminelit serb shfrenohet në luks

Anastasija Raznatovic është vajza e Zeljko Raznatoviç, i njohur edhe si Arkani, serbi i akuzuar për krime lufte.

16:54
Reforma në Drejtësi, Ylli Manjani në “Top Talk”: E pavlerë, thjesht ndryshim emrash

Teksa i cilësoi si një teatër politik deklaratat e mazhorancës se opozita ka frikë nga Reforma në Drejtësi, në studion e “Top Talk”, Ylli Manjani e zhvlerësoi atë duke thënë se kjo reformë nuk sjell asgjë tjetër veçse ndryshim emrash në Drejtësi.

16:48
Një verë e mirë kërkon edhe një gotë të mirë

Pasi ke gjetur një verë të mirë, hapi i radhës është të gjendet gota perfekte për të nxjerrë më shumë në pah aromat e saj.

16:45
Parajsa e zonjave – Episodi 24

Tereza mundohet t’i tregojë prindërve për fejesën e saj me z.Mori, një burrë të divorcuar. Masimoja dhe gruaja e tij kanë ndërmend një plas në lidhje me fëmijën që pret Ana.

16:42
Studim: Gjendet kura për shërimin e kancerit

Disa shkencëtarë në Britaninë e Madhe kanë thënë se falë një studimi është zbuluar që kanceri mund të arrijë të kurohet brenda një dekade.

16:33
Njihuni me megajahtin që çon luksin në nivele të reja (Foto)

Ai është jahti për të cilin sot po flasin të gjithë. Koncepti 400 milionë dollarësh i dizajnerit norvegjez Kurt Strand ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm për luksin e shfrenuar, por edhe risitë që sjell.

16:23
Top Talk/ Ylli Manjani ka një ide për sistemin zgjedhor. Ja formula

Në studion e Top Talk, ish-ministri Ylli Manjani, theksoi se Shqipëria ka nevojë për një sistem të ri zgjedhor, e për këtë ndryshim forcat politike në vend mund t’i detyrojë vetëm shqiptarët.

16:21
Nga “JFK” në Manhattan, për 6 minuta me taksinë fluturuese (Foto/Video)

Një taksi fluturuese për të mposhtur trafikun. Distancën nga “JFK” në Manhattan e përshkon për 6 minuta, e çmimi do të jetë 70 dollarë apo 80 dollarë.

16:10
“Top Talk”/ Ylli Manjani i zhgënjyer nga politika, por nuk do tërhiqet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ftuar në studion e “Top Talk”, shprehu zhgënjimin e tij nga politika shqiptare.

15:57
Shkarkimi si ministër Drejtësie, “kokë turku” i marrëveshjes Rama-Meta? Ja çfarë thotë Manjani në “Top Talk”

I ftuar në Top Talk ka qenë i ftuar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjanin i cili ishte njëri nga dy referentët, së bashku me gazetarin Basir Çollaku, që Gazeta Gjermane “Bild” iu referua në artikullin e saj për situatën në Shqipëri.

15:37
SHBA dënon emërimet e “abuzuesve” në poste të larta në Kosovë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar për emërimet në pozitat e larta shtetërore, të individëve të pakualifikuar, të dënuar për krime lufte dhe të dyshuar për abuzime serioze të pushtetit.

15:33
BE, 1 miliardë dollarë gjobë bankave; Krijuan kartel për manipulimin e kursit të këmbimit

Pesë banka janë gjobitur nga Komisioni Europian me një shumë totale prej 1 miliardë eurosh për krijimin e karteleve të paligjshme me qëllim manipulimin e kursit të këmbimit.

15:26
Ish-komandanti i padëshiruar/ Selimi, i dënuar për krime lufte. Shqipërisë i kërkohet ta refuzojë

25 janarin e këtij viti, Sylejman Selimi, ish-komandant i UÇK-së i dënuar për krime lufte që përfshinin torturimin e civilëve të burgosur në një kamp të saj në Skënderaj, u la i lirë me kusht.

15:22
Taksat e plastikës/ Ilir Beqja paraqet nismën për uljen e taksës mbi lëndët e para

Pas disa muajsh përplasje me biznesin mazhoranca është tërhequr pjesërisht nga taksimi i lëndëve të para që përdoren për prodhimin e produkteve të plastikës.

15:20
Aksidentet, më shumë viktima; Policia: Shkak, shpejtësia, alkooli dhe kalimtarët e pakujdesshëm

Aksidentet me pasoja tragjike kanë një tendencë në rënie gjatë vitit 2019. Të dhënat në katër muajt e parë flasin për 36 aksidente më pak. Ulje ka pasur edhe në numrin e të plagosurve, por numri i personave që humbën jetën është më i lartë. Nga 61 në 2018 në 62 në 2019.

15:04
Opozita e re i trembet një pakti Rama-Basha. Bie dekreti i Metës

Mazhoranca rrëzoi dekretin presidencial i cili riktheu për rishqyrtim ndryshimet në ligjin për vetting-un në polici. Uniteti mungoi sërish në radhët e opozitarëve të rinj, ndërsa ish- ministri Xhafa, kritiku më i madh i ndryshimeve mungoi.

14:55
Autostrada Tiranë-Durrës me pagesë/ Balluku: Nuk nis në shtator. Do ndërtohet rruga nga Ndroqi

Koncesioni i autostradës Tiranë-Durrës do të jepet përmes një gare të hapur, jo me propozim të pa kërkuar nga privatët, por me kërkesë të qeverisë shqiptare.

14:51
Vrasja e Devi Kasmit, Gjykata liron Mario Meshinin

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë një prej të arrestuarve për vrasjen e 41-vjeçarit Devi Kasmit, në Janar të 2018-s.

14:32
Grabitja e Rinasit/ Gjykata lë në burg Ragip Hajdinin

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë vendimin për Ragip Hajdinin, i dyshuar si bashkëpunëtor në grabitjen e Rinasit.

14:22
Publikohet fotoja e tmerrshme/ Ja si ushtarët serbë përdhunonin gratë kosovare

E mbajtur fortë tek duart dhe këmbët nga dy ushtar gjersa i treti kryente aktin e përdhunimit.

14:19
Më i rrezikshëm për njeriun është…

As gjarpri, as peshkaqeni, as luani. Harrojini! Shkaku më vdekjeprurëse për njeriun është…

13:57
Protesta e së hënës/ Gjykata merr vendimin për të arrestuarit

Gjykata e Tiranës liroi 7 protestuesit e 13 majit të cilët u prangosën menjëherë pas tubimit që u konsiderua si marshimi i opozitës së bashkuar gjatë të hënës.

13:49
Austria ndalon shaminë e kokës për vajzat e fillores

Një vendim me fuqi të madhe simbolike. Parlamenti austriak ka vendosur të ndalojë vendosjen e shamisë së kokës për vajzat në shkollën fillore. Menjëherë pasuan protestat.

13:45
Vjedhin kasafortën e një makinë, policia nis hetimet

Rreth orës 03:45 në Domje të Tiranës, katër persona të maskuar kanë hyrë brenda ambienteve të një firme dhe kanë vjedhur nga kasaforta 480 euro dhe 21 mijë lekë.

13:42
Veliaj shtron Iftar për besimtarët myslimanë me rastin e Ramazanit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbrëmjen e djeshme shtroi iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në darkën e përgatitur enkas, kryebashkiaku Veliaj u uroi besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë dhe falenderoi të gjithë përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman për punën e përditshme që bëjnë së bashku me institucionet sociale të Bashkisë së Tiranës, për një qytet me sa më pak varfëri dhe sa më shumë mirëqenie.

13:33
Balla: Nuk e luan topi, zgjedhjet më 30 qershor

“Zgjedhjet do mbahem në 30 qershor dhe nuk e luan as topi”. Kështu ka deklaruar kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit.

13:23
Ushqimet që na plakin para kohe

Në organizëm pasqyrohet kultura jonë e të ushqyerit dhe për këtë duhet të kemi kujdes se çfarë hamë apo pijmë, në të kundër do të gjejmë veten të plakur para kohe.

13:09
Lamtumira për Klodian Tanushin/ Rama: Majori u kthye si hero

Për të dytën herë në pak ditë zija pllakosi përsëri ushtrinë shqiptare. Me nderimet të larta i është dhënë lamtumira e fundit ‘Dëshmorit të Atdheut’, major Klodian Tanushi i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

12:48
Situata në burgje, deputeti Lefter Maliqi kërkon amnisti

Në interpelancën e kërkuar sot me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, deputeti Lefter Maliqi shprehu shqetësimet e tij për situatën e burgjeve.

12:44
Panele diellore për të varfrit/ Opozita britanike premton të pajisë çdo shtëpi

Laburistët britanike kanë në plan të pajisin me panele diellore 1.75 milionë shtëpi, përfshirë banesat sociale apo godinat ku jetojnë familje me të ardhura të ulëta.

12:23
Ekspozita e tre artistëve/ Dy piktorë dhe një skulptor ekspozojnë veprat në Sarandë

Galeria e Artit në Sarandë ka sjellë për herë të parë së bashku, në çelje të sezonit turistik një ekspozitë të autorëve të njohur Jorgji Gjikopulli, Arben Bajo dhe Edmond Gjikopulli.

12:20
Korça me shumë muze/ Nga arti i mesjetës te fotot e Gjon Milit

Korça është një destinacion i madh turistik për të gjitha kategoritë e njerëzve, veçanërisht për të apasionuarit e artit. Ka ende shumë vende për të vizituar dhe nëse po flasim për muzeumet përsëri Korça ka shumë për të ofruar.

12:16
Internet i lirë nga hapësira. “Space X”do të dërgojë 20 satelitë

SpaceX kërkon që të ketë internet të lirë në të gjithë planetin dhe është duke hedhur një hap të madh përpara drejt kthimit të kësaj dëshire në realitet.

12:14
Rrugët e rrezikshme/ Mungesa e sinjalistikës dhe shpejtësia shkak i aksidenteve

Në Elbasan aksi më problematik për sa i përket aksidenteve rrugore është rruga kombëtare Elbasan -Librazhd pranë fshatit Labinot.

12:09
I sëmurë dhe pa ilaçe/ 26-vjeçari i diagnostikuar me leucemi

Arenxi është vetëm 26 vjeç, dhe para një muaji u diagnostikua me leucemi akute.

11:55
Studimi, ҫiftet që i konsumojnë vaktet bashkë janë më të lumtur!

Një studim britanik i Fondacionit të Martesës zbuloi se ҫiftet të cilët i konsumojnë vaktet së bashku janë më të lumtur sesa ata që ulen secili më vete.

11:53
Wake Up/ Driant Zeneli tregon pse zgjodhi fëmijët e kromit për Bienalen e Venecias

Më 10 maj është hapur Ekspozita Ndërkombëtare e Artit, Venecia 2019.

11:49
Zgjedhjet në Danimarkë, një kandidat bën fushatë në Pornhub

Joachim B. Olsen, një ish atlet olimpik, ka vendosur të mbledhë mbështetjen elektorale duke vendosur reklama në fund të filmave pornografikë.

11:48
Ngjit 23 herë Everestin, 49-vjeçari vendos rekord të ri

Për miliarda persona në botë, ngjitja e Everestit është një mision i rrezikshëm, i mrekullueshëm, por edhe i pamundur njëkohësisht.

11:45
Në shtëpinë tonë/ Eliminoni rrudhat me Buccal Massage

Buccal massage është konsideruar si një zëvendësues natyral i botox-it, për shkak të efektit të tij antirrudhë dhe plotësues.

11:43
Basketboll, ekuiliber në sfidën Teuta-Goga

Skuadra kampione e vendit në Basketboll për meshkuj do të përcaktohet pas ndeshjes së pestë mes Teutës dhe Goga Basket.

11:41
Pasioni i ri i Bolt, në ‘scooter’ elektrik

Usain Bolt pasi pa t’i sfumohej ëndrra për t’u bërë futbollist pas tërheqjes nga garat e atletikës, rekordmeni botëror vendosi të bëhet pjesë e një bote krejt tjetër teksa bëri të ditur krijimin e markës së tij të motorëve elektrikë Scooter, Bolt Mobility, prezantimin e së cilës e bëri në një ceremoni të zhvilluar në Paris.

11:40
“Lepuri” 91 milionë dollarë. Vepra më e shtrenjtë shitet në ankand

Skulptura e lepurit nga Jeff Koons është bërë vepra me e shtrenjtë e një artisti ende në jetë për të cilën ka rënë ndonjëherë çekiçi i ankandit.
Skulptura prej çeliku inoks, 92 centimetra e lartë, u shit për më shumë se 91 milionë dollarë mbrëmjen e së mërkurës në shtëpinë e ankandeve Christie’s në Nju Jork.

11:33
Festivali i filmit në Kanë. Në tapetin e kuq protagonistët e filmit për trazirat e 2005-ës “Të mjerët”

Regjizori francez Ladj Ly, i cilësuar ndryshe si Spike Lee i Francës, zbriti në tapetin e kuq të Kanës për të prezantuar filmin e tij të parë me metrazh të gjatë `Të mjerët` me shpresën se do të arrijë të rrëmbejë trofeun kryesorë të festivalit.

11:30
Meta: Lamtumirë major Tanushi!

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kryer homazhe në nder të major, Klodjan Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

11:25
“Çmendet” moti. Europa mes temperaturave 40 gradë dhe shiut e dëborës

Mediat britanike japin alarmin për një valë të nxehti në vendin e konsideruar si sinonim i shiut e të ftohtit: Mbretëria e Bashkuar, thotë Daily Express bazuar në parashikimin e sinoptikanëve të BBC-së, do të përballet brenda ditës me një përvelim ndëshkues që në disa pjesë të Europës mund ta shohë termometrin të mbërrijë deri në 40 gradë Celsius.

11:13
Thirrjet kundër Borchard/ E reja që u shoqërua nga policia: Nuk do të ndalem

Një grup të rinjsh pas protestës së pestë kombëtare të frontit opozitar zgjodhën të shprehnin pakënaqësitë ndaj ndërkombëtarëve teksa i shkuan në shtëpi ambasadorit të OSBE në Tiranë dhe lëshuan thirrjet “Borchard të të vijë turp”.

11:01
12 deputetë betohen në Kuvend, numri shkon në 121

Pasi morën mandatin nga KQZ si pasojë e vakancave të krijuara pas dorëzimit të mandatit nga deputetët e PD dhe LSI, sot në Kuvend u betuan 12 deputetët të rinj, duke e çuar në 121 numrin total të ligjvënësve në Kuvend.

10:53
Zhduket nëna shqiptare bashkë me vajzën 2-vjeçare në Angli/ Policia: Nuk po i gjejmë dot, jemi të shqetësuar

BBC raporton se një nënë shqiptare dhe vajza e saj 2 vjeçare janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Mbretërinë e Bashkuar. Sebjana Myzeqari dhe vajza Enissa janë parë për herë të fundit në Doncaster më 2 prill.