E mërkurë, 13 Shkurt 2019
01:01
Presidenti i vetëshpallur i Venezuelës: Po rivendosim lidhjet me Izraelin

Udhëheqësi i vetëshpallur i Venezuelës, Juan Guaido, po punon për rivendosjen e lidhjeve me Izraelin, që Karakasi kishte ndërprerë një dekadë më parë në solidaritet me palestinezët.

00:26
Denis Dyrnjaja: Nuk na duhet retorika e ministrit Lleshaj, por zbardhja e së vërtetës

Moderatori i emisionit “Top Talk” në Top Channel, Denis Dyrnjaja ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Show”, për të diskutuar mbi atë që ka qenë edhe tema kryesore e ditëve të fundit, rastin e efektivit të policisë në Malësinë e Madhe, që dyshohet se ka përndjekur një 15-vjeçare.

E martë, 12 Shkurt 2019
23:56
Valer Kolnikaj: 15-vjeçarja, “fantazmë”! Askush nuk e njeh në Malësinë e Madhe

Për të folur për ngjarjen e ditëve të fundit në Malësinë e Madhe, ku një efektiv policie u shfaq në një video turpi ndaj një 15-vjeçareje, ishte i ftuar edhe ish konkurrenti i Big Brother Albania, Valer Kolnikaj.

23:31
Salianji në Top Show: Kam video të tjera të Bajrakurtit, ka lidhje të forta politike

Çështja e oficerit të policisë, i cili përndiqte dhe i dërgonte video turpi një 15-vjeçareje në Malësinë e Madhe, ishte tema e diskutimit në pjesën e parë të emisionit ‘Top Show”.

23:15
PSG prek çerekfinalet, Roma “i falet” Zaniolos

Pa dy prej yjeve të skuadrës, si Neymar dhe Cavani, Paris Saint Germain arriti të dhurojë një paraqitje fantastike në transfertën angleze përballë Manchester Unitedit në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave të këtij kompeticioni.

22:52
Sulmohet kameramani i BBC, Trump po nxiste turmën kundër medias

BBC i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë të rishikojë marrëveshjet për sigurinë gjatë kësaj të marte, pasi një kameraman i rrjetit britanik u sulmua gjatë një mitingu të Donald Trumpit.

22:11
Gjonaj kërkoi shkarkimin, KLGJ: Hetim gjyqtarëve të Dajtit

Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi kërkesën e ministres së Drejtësisë për të kryer hetimin disiplinor të trupës gjyqësore që gjykoi Dritan Dajtin.

21:33
KPA vendos për Gani Dizdarin, por s’ka ku ta njoftojë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrtoi gjatë kësaj të marte ankesën e ish-gjyqtarit kushtetues, Gani Dizdari.

21:17
Shkodër, efektivi i FNSH ngacmon studenten dhe pedagogen e Juridikut

Një ditë pas videoskandalit të punonjësit të policisë në Gruemirë, një tjetër skandal ka prekur efektivët e Policisë së Shkodrës.

21:08
Rruga Durrës-Shijak e rrënuar, protestojnë banorët

Banorë të komuniteteve përgjatë rrugës që lidh qytetin e Durrësit me Shijakun protestuan sërish për gjendjen e mjerueshme të këtij aksi rrugor.

21:00
SHBA, juria shpall fajtor “El Chapo”-n. Rrezikon burgim të përjetshëm

Bosi meksikan i drogës, Joaquin Guzman, i mbiquajtur edhe “El Chapo” u deklarua fajtor këtë të martë nga një juri e Nju Jorkut, për krime të kryera gjatë një çerekshekulli si kreu i një prej organizatave më të fuqishme të drogës në botë.

20:36
Urat 90-vjeçare, në këmbë për inerci të fatit. Nga shteti nuk është vënë dorë

Në rrugën nacionale Tepelenë-Përmet ndodhet ura e Leklit. Ura është e ndërtuar në vitin 1930, e gjatë kësaj kohe, prej gati 90 vitesh nuk është ndërhyrë fare në të.

20:35
Urat në veri të vendit, të degraduara! Duhet ndërhyrje urgjente!

Mbi lumin Mat shtrihet një nga veprat më të veçanta në vendin tonë, të ndërtuar nga italianët: ura e Zogut.

20:35
30 ura rrezikojnë të shemben, prej dekadash asnjë investim

Tragjedia e shembjes së urës në qytetin Genova në Itali, ku humbën jetën mbi 40 persona, alarmoi strukturat shqiptare të emergjencave, të pushtetit lokal, apo edhe të Forcave të Armatosura, për sigurinë e urave në Shqipëri.

20:32
Aksidenton për vdekje kalimtarin, largohet nga vendngjarja

Një aksident rrugor me një viktimë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Kavajës.

20:12
Taksa, Haradinaj s’tërhiqet edhe pas takimit me ambasadorin e SHBA

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj foli për takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, duke thënë se nga Shtetet e Bashkuara kërkohet heqja e taksës, mrëpo qëndrimi i tij mbetet i pandryshuar.

19:49
Taksa rriti çmimet! Industria agropërpunuese: TVSH të ulet në 6 për qind

Një ndryshim në paketën fiskale të këtij viti, për TVSH-në e produkteve bujqësore, ka bërë që industria agropërpunuese dhe eksportuesit të kenë kosto shtesë.

19:35
La Liga del nga Spanja, Barça kërkon ndeshje në 4 kontinente

Skuadra e Barcelonës do të synojë të zgjerojë ndikimin e kampionatit spanjoll të futbollit në vende të tjera të botës, duke ushtruar presion për zhvillimin e ndeshjeve në 4 kontinente.

19:33
Ekskluzive, zbulohen 30 spiunët e ish-Sigurimit. Diplomatë, MB, Akademia e Shkencave e universitete

Në përgjigjen kthyer Top Channel, Autoriteti i Dosjeve thotë se me zgjedhjen në organet e larta të drejtësisë janë verifikuar 294 kandidatë, nga të cilët 5 individë kanë rezultuar të figurojnë me dosje.

19:02
Rama ironizon Bashën: Do pushtetin? Të aplikojë te “Shqipëriaqëduam”. Përgjigje për 10 ditë

Thirrjet e Lulzim Bashës për protestën e 16 shkurtit, kryeministri Rama i ironizoi nga Lezha.

18:47
Basha: Rama, afat deri të premten. Të shtunën, populli do ta zërë në çark si minjtë

Pesë ditë nga protesta e 16 shkurtit, Policia e Shtetit dhe Partia Demokratike replikuan në distancë për atë që mund të ndodhë të shtunën. Policia ndau shqetësimin për përfshirjen e individëve me precedentë penalë, të cilët synojnë sipas saj destabilitetin e vendit, skenar që u hodh poshtë nga selia blu.

18:19
Era Rusi zbulon projektet e reja muzikore, ja çfarë duhet të prisni

E ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, Era Rusi zbuloi më shumë nga projektet e reja muzikore.

18:17
Era Rusi flet për jetën private: Në marrëdhënie jam e ëmbël!

Era Rusi ishte e ftuara e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, për të folur mbi aktivitetet e shumta muzikore, si dhe të rejat nga jeta personale.

17:50
Sport në Parkun Olimpik. Të rinjtë garuan në futboll e basketboll

Ekipe të ndryshme të kryeqytetit u mblodhën në Parkun Olimpik për një turne që përfshiu disa disiplina sportive, e që shpalli edhe fituesit respektivë. Dhjetëra të rinj në basketboll dhe futboll u nderuan me kupa dhe medalje nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Katarit, si mbështetëse e aktivitetit.

17:42
Renault zbulon makinën e re, F1 ka një pretedent të ri

Renault u bë skuadra e katërt në kampionatin e Formulës 1 që prezanton njëvendëshen e re, me të cilën shpreson se do t’iu rikthehet kohëve të lavdishme dhe sukseseve.

17:20
Këngëtari i njohur s’do të marrë më pjesë në festivale: Janë kthyer në pazar!

Këngëtari i njohur Selami Kolonja dhe vajza e tij Majsela ishin të ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

16:19
Një “Kristal” kërkon të shkëlqejë sërish, tashmë tek Osijeku

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristal Abazaj bëri një lëvizje të guximshme në limitin e merkatos së këtij dimri në Kroaci, duke u transferuar te skuadra e Osijekut.

15:58
Top Talk/ Tushi: Krimi ka nxjerrë dhëmbët në familjen shqiptare

Sipas sociologut Gëzim Tushi, “krimi ka nxjerrë dhëmbët në familje dhe jashtë saj”.

15:57
Pse kemi marrëdhënie të kontraktuar me seksin? Sociologu shpjegon arsyen në “Top Talk”

Në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, sociologu Gëzim Tushi shpjegoi pse shoqëria shqiptare ka një marrëdhënie kaq të komplikuar dhe të kontraktuar me seksin.

15:48
Top Talk/ Gëzim Tushi: Jemi shoqëri në depresion. Ja shkaqet e kësaj gjendjeje

Sociologu Gëzim Tushi, i ftuar në emisionin “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja, deklaroi se shoqëria shqiptare po ndjen “depresionin dhe deprimimin social”, duke u nisur nga ngjarjet e fundit kriminale në vend.

15:47
Juventusi i vë syrin yllit të Liverpulit

Juventusi duket se nuk e ka mbyllur pazarin e tij në Premier League. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “The Guardian”, Zonja e Vjetër tashmë ka hedhur sytë edhe nga Liverpuli, duke tentuar blerjen e Mohamad Salah.

15:44
Chelsea, Sarri ka besimin e Abramovich-it

Maurizio Sarri mund të marrë frymë lirisht. Roman Abramovic vendosi që ta konfirmojë atë në pankinën e Chelsea-t edhe pas humbjes 6-0 me Manchester City.

15:41
Juventusi blen zyrtarisht një nga yjet e Arsenalit

Aaron Ramsey do të veshë fanelën e Juventusit sezonin e ardhshëm.

15:39
Futbolli anglez në zi, shuhet kampioni i botës i vitit 1966

Futbolli anglez mban zi për Gordon Banks. Ish-portieri legjendar i përfaqësueses angleze u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, lajm që u konfirmua nga familjarët e tij.

15:32
Qerimaj, medalje nga dopingu

Sporti i pastër edhe shpërblehet dhe këtë gjë e konfirmon marrja e medaljes së bronztë të Erkand Qerimajt në Botërorin e Amerikës, thuajse dy vite pas përfundimit të tij.

15:29
“Shkumsi” në Teatrin e Prishtinës. Drama që ironizon realitetin shoqëror në Kosovë

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës u dha shfaqja “Shkumsi”, me tekst dhe regji të Naser Shatrollit, nën interpretimin e Faris Berishës dhe Ermal Sadikut.

15:27
Rama, çek për trenjakët

Kryeministri Edi Rama ishte në maternitetin “Koço Gliozheni” për t’i dorëzuar çekun e bebes një nëne që kishte sjellë në jetë trinjakët e parë për këtë vit në Shqipëri.

15:24
Basha në Pogradec, fton banorët në protestë në Tiranë

Një tjetër ligj për të cilin Lulzim Basha zotohet se do e anulojë kur të vijë në pushtet, është ai i pronave.

15:22
Përkujtohet Musine Kokalari, gruaja që kundërshtoi komunizmin

Musine Kokalari u përkujtua në Gjirokastër në 102-vjetorin e lindjes.

15:18
Gripi, 20 mijë raste në javë. Sëmundja në Shqipëri, me intensitet shumë të lartë

Shqipëria renditet ndër 9 vendet me intensitet të lartë të përhapjes së virisut të gripit në Europë.

15:15
Perimet u shtrenjtuan. Shkak, dëmet nga moti dhe monopoli në treg

Këtë dimer tregu ka hasur vështirësi për t’u furnizuar me prodhime vendase të stinës. Për shkak të humbjeve që pësuan vitin e kaluar, fermerët reduktuan sipërfaqet për kultivimin e preshit, qepës, patates etj.

15:13
Durrës, stuhia shkatërron serat

Moti i keq që përfshiu të gjithë gjirin e Durrësit pasditen e së hënës dëmtoi sipërfaqe të tëra me të mbjella dhe sera perimesh në periferi dhe zonat rurale.

15:09
Kërkohet denoncuesja e policit. Ngacmimi seksual, Lleshaj takon policët në Malësi të Madhe

Policia e Shtetit po pret denoncimin e nënës që akuzoi inspektorin e Malësisë së Madhe, Berhan Bajrakurti për ngacmim seksual.

14:49
Shtyhet ligji për tokat. Debate në Kuvend. Mediu akuzon PS dhe PD për “vjedhjen e pronës”

Komisioni i Ligjeve miratoi shtyrjen me një vit të afatit për verifikimin dhe regjistrimin e titujve të tokës bujqësore, ndërsa adresoi edhe një problematikë të shfaqur në zonën e Divjakës, ku mospërputhja e tokës me vendbanimin mbante të bllokuar regjistrimin e pronës.

13:58
Protesta e 16 shkurtit, Policia e Shtetit del me apel të fortë

Pak ditë para protestës së opozitës në 16 shkurt, Policia e Shtetit del me një apel të fortë drejtuar politikës.

13:52
Maqedoni, ngrihet flamuri i NATO-s në Shkup

Flamuri i Aleancës Veri-atlantike është ngritur në një ceremoni solemne para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Shkup.

13:33
Pompeo në Evropë, paralajmëron kundër Huawei-t

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar vendet evropiane të hënën se përdorimi i teknologjisë nga Huawei mund të dëmtojë marrëdhëniet e tyre me SHBA.

13:09
“Medalja e Mirënjohjes” për ikonën e humorit Skënder Sallaku. Një rrugë në Tiranë do të mbajë emrin e tij

Një nga rrugët e kryeqytetit do të mbajë shumë shpejt emrin e ikonës së humorit shqiptar, Skënder Sallaku, i cili u nda nga jeta 5 vite më parë.

13:07
Skandal në Francë, pezullohen drejtues mediash për bullizëm

Disa drejtues mediash në Francë janë pezulluar apo pushuar nga puna pasi dyshohet se kanë koordinuar një ngacmim “online” përmes një grupi privat në Facebook.

12:45
Rikthehet dëbora, ulen temperaturat

Në zonat malore të vendit gjatë natës u rikthyen reshjet e dëborës.

12:39
Wake Up/ Devis Xherahu rrëfen kujt ia dedikon “Zemër e shqetësuar”

Këngëtari Devis Xherahu, e ka prekur skenën që në vegjëli në festivalet e fëmijëve në qytetin e Korçës dhe më pas u ngjit në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

12:38
Toka në krizë, shkencëtarët: Jemi në pikë kritike!

Politikanët dhe politikëbërësit kanë dështuar të kuptojnë shkallën e krizës me të cilën përballet toka.

12:35
Wake Up/Izmir Smajlaj: Pse zgjodha Romën për t’u stërvitur, synimi drejt titullit Kampion Europe

Ditën e shtunë në 16 shkurt në Stamboll , mbahet Kampionati Ballkanik, një ngjarje mjaft e rëndësishme.

12:26
Wake Up/ Studimi, Mirela Arqimandriti: 1 në 3 adoleshentë kanë kryer marrëdhënie intime

Sipas një studimi të kryer gjatë vitit të fundit në disa gjimnaze nga “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” (AWEN), ka rezultuar se 1 në 3 adoleshentë kanë kryer marrëdhënie intime, ndërkohë që 64% e vajzave pranuan se dhunohen fizikisht, kërcënohen dhe pranojnë që partneri t’u kontrollojë rrjetet sociale.

12:13
Mbyllet greva te Juridiku

Përfundoi ngujimi i studentëve të Fakultetit Juridik në mbrëmjen e së hënës.

12:10
Skandali seksual në Polici. Lleshaj në Malësinë e Madhe: Nuk ka denoncues

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkoi sot në Malësinë e Madhe pas arrestimit të inspektorit që u akuza nga një nënë për ngacmimin seksual të së bijës 15-vjeçare.

11:42
Në shtëpinë tonë/ Punimi dekorativ i hekurit

Përpunimi i hekurit është një artizanat i vjetër sa koha, por sot ai ka marrë të tjera përmasa.

11:41
Goditen 4 grupe në Itali e Shqipëri, ja të arrestuarit në Vlorë

Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe policia shqiptare, në bashkëpunim me policinë italiane, kanë publikuar rezultatet e një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës të koduar “Lulet e Pranverës”.

11:39
Rikthehet Champions League, sot United-PSG dhe Roma-Porto

Nis sot në mbrëmje faza e 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me sfidat Manchester United-Paris Saint Germain dhe Roma-Porto.

11:13
Zjarri djeg një hotel, 17 të vdekur në Indi

Policia në Nju Delhi tha se të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

11:06
Basha në ish-kampin e internimit në Tepelenë: Ka ardhur koha që…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi kampin e internimit të Tepelenës, i shoqëruar nga disa të mbijetuar të një prej kampeve më të tmerrshëm të diktaturës komuniste.

10:56
Mbushi makinën me 77 kg drogë në kufirin me Shqipërinë, kapet 48-vjeçari grek

Një shtetas grek që drejtonte një automjet të mbushur me lëndë narkotike është ndaluar në aksin Kozani-Janinë.

10:48
Operacion antidrogë në Vlorë. Disa të ndaluar. Aksion edhe në Itali

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Policia e Vlorës janë përfshirë në një operacion të gjerë antidrogë për të arrestuar disa persona të dyshuar si trafikantë droge që kërkohen nga shteti italian.

10:40
Sa i shkoka Demit ky kostumi! (Foto)

Demi Rose ka realizuar një tjetër set fotografik që na ka lënë me gojë hapur.

10:34
Gruaja rruan këmbët në mes të trafikut (Video)

Një grua është filmuar në rrugë duke rruar këmbët ndërsa udhëtonte me motor.

10:19
Aktori i famshëm bëhet baba në moshën 69-vjeçare

Richard Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva janë bërë prindër të një fëmije.

10:10
Maqedonia e Veriut në NATO, Komisioni i Jashtëm voton unanimisht

Pas votës unanime ditën e djeshme nga Komisioni i Ligjeve për votimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, sot në të njëjtën linjë votoi edhe Komisioni i Jashtëm.

10:08
Nisma në qytezën spanjolle: Adopto një ulli!

Këto pemë të lashta janë vetëm disa nga 7 mijë ullinjtë që Sira dhe miqtë e saj kanë rikthyer në jetë në Oliete, një fshat me vetëm 357 banorë në spanjën verilindore.

10:06
Çifti, si të kaloni së bashku 14 shkurtin

Ka nga ata që duan përvoja ekstreme ose nga ata që preferojnë të kalojnë kohën e tyre në shtëpi: gjëja e rëndësishme është të jeni në shoqërinë e gjysmës tuaj më të mirë.

09:42
SHBA, marrëveshje në parim për të shmangur mbylljen e qeverisë

Ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara thanë se kanë arritur një marrëveshje në parim për buxhetin, në përpjekje për të shmangur një tjetër mbyllje të qeverisë.

09:32
Rikthehen reshjet e borës, ARRSH: Ja gjendja në akset rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për gjendjen në akset rrugore të vendit pas rikthimit të reshjeve të shiut dhe të borës.

09:19
Kush është klubi më i mirë i Evropës? Përgjigjet “France Football”

Revista “France Football” publikon të mërkurën një listë me ato që i konsideron si ekipet më të mira të botës aktualisht.

09:10
Operacion antidrogë në Vlorë. Disa të ndaluar gjatë natës

Një operacion antidrogë i përbashkët me Guardia di Finanza italiane po zhvillohet në Vlorë.

08:43
Përplaset me furgonin, plagoset rëndë drejtuesja e mjetit

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Lezhës mëngjesin e së martës, në afërsi të kryqëzimit në Ishull-Shëngjin.

08:00
Ngjarje e rëndë në Tiranë, gardisti vret gruan

Një gardist ka vrarë mëngjesin e sotëm gruan e tij me armën e shërbimit.

05:37
Rouhani sfidon ShBA-të dhe BE-në: Nuk marrim lejë për programin tonë bërthamor

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të hënën se Irani ishte i vendosur të zgjeronte programin e tij ushtarak dhe të raketave balistike, pavarësisht nga presioni në rritje nga vendet armiqësore për të frenuar punën mbrojtëse të Teheranit, njoftoi televizioni shtetëror.

04:46
Qeveria spanjolle përgatit dekretin për të zhvendosur varrin e diktatorit Franco

Qeveria socialiste e Spanjës synon të miratojë një dekret të premten e ardhshme, që do të urdhëronte heqjen e mbetjeve të diktatorit Francisco Franco nga një mauzoleum i madh jashtë Madridit, tha një zyrtar i lartë qeveritar për Reuters të hënën.

03:59
Komisioni Evropian raport kundër vajit të palmës: Po nxit shpyllëzimin

Komisioni Evropian ka arritur në përfundimin se kultivimi i vajit të palmës po rezulton në shpyllëzim dhe përdorimi i tij në karburantet e transportit, duhet të hiqet gradualisht, por ambientalistët e kritikuan atë të hënën, pasi kërkuan lejimin e një numri përjashtimesh.

03:10
“150 pritje për 150 prezenca”, Milani përshëndet Donnarummën

Tifozët e Milanit kanë dëgjuar aq shumë për Xhanluixhi Donarumën, sa mosha e tij 20-vjeçare duket në kontrast të plotë me heroizmat në fushë, por gjithashtu edhe problemet jashtë saj.

02:12
Lega Nord propozon një ligj që i hap udhë shitjes së arit të Italisë, nga qeveria

Partia në pushtet e Italisë, Lega Nord ka hartuar një propozim të ligjit, i cili përfundimisht do t’i lejojë qeverisë të shesë rezervat e arit të vendit, përmes një ndryshimi në kushtetutë.

01:42
Futbollisti nga Bahreini i shpëton ekstradimit, Tailanda vendos ta lirojë

Futbollisti Hakeem Al Araibi është i lirë tashmë dhe ka lënë Tailandën, ku ishte i arrestuar prej muajit nëntor, për t’u rikthyer në Melburn të Australisë, ku ka edhe statusin e refugjatit.

01:05
Pasuesja e Merkel zbulon planet për shtrëngim të rregullave të emigracionit

Kreu i ri i Kristian-Demokratëve në pushtet, në Gjermani, Annegret Kramp-Karrenbauer zbuloi planet për një shtrëngim të rregullave të emigracionit, pjesë e një lëvizjeje për të distancuar partinë nën udhëheqjen e saj, nga paraardhësja e saj, kancelarja Angela Merkel.

00:31
Dëbime të ndërsjella ambasadorësh, “krisen” marrëdhëniet mes Norvegjisë dhe Polonisë

Norvegjia do të dëbojë një diplomat polak, i cili u përplas me zyrtarë lokalë pasi Varshava nuk pranoi ta tërhiqte atë, tha ministria e jashtme norvegjeze të hënën.

00:09
Rusia dhe Turqia bien dakord për stabilizimin e situatës në Idlib

Rusia dhe Turqia ranë dakord të hënën se ata duhej të merrnin masa vendimtare për të stabilizuar gjendjen në provincën Idlib të Sirisë pas bisedimeve midis ministrave të mbrojtjes të dy shteteve, njoftoi agjencia e lajmeve RIA e Rusisë.

E hënë, 11 Shkurt 2019
23:41
Rrëzohet helikopteri në Stamboll, humbin jetën 4 ushtarë

Katër ushtarë humbën jetën kur një helikopter ushtarak u rrëzua në një lagje të banuar, në anën aziatike të Stambollit, mbrëmjen e sotme.

23:16
Partneret e futbollistëve “ndezin” sfidën Man. United-PSG (Foto)

Nesër në mbrëmje vëmendja e botës së futbollit do të jetë në “Old Trafford”, ku Manchester United do të presë Paris Saint Germain, në sfidën e parë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

22:38
Avokati Lapaj: Të stepur për në SPAK? Prej standardeve të dyfishta të vettingut

Në pjesën e tretë të emisionit “Open” nga Eni Vasili është diskutuar mbi Reformën në Drejtësi, e veçanërisht për strukturën e re hetuese të antikorrupsionit mes zyrtarëve të lartë në vend.

22:11
Fund ngujimit, Juridiku do të nisë mësimin normalisht

Mbrëmjen e kësaj të hëne ka përfunduar ngujimi i studentëve të Fakultetit Juridik.

21:56
Dritan Dajti, krimineli i shkolluar

Dritan Dajti mund të quhet fare mirë një “kriminel me shkollë”. Ai ka qenë një student i mirë i Fakultetit të Drejtësisë, deri pak përpara se t’i futej botës së krimit.

21:38
“Open”, si i shpëtoi Dritan Dajti burgimit të përjetshëm?

Dritan Dajti dhe ndryshimi i masës së tij të dënimit nga burgim i përjetshëm në vetëm 25 vite burg ishte tema e diskutimit në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, këtë të hënë në Top Channel. Por si i shpëtoi ai burgimit të përjetshëm, a ishte vendimi produkt i drejtësisë së re apo i drejtësisë së vjetër ende të papastruar?

20:47
Skandal, shkolla kthehet në lokal ku bëhen ceremonitë mortore e dasmat

Në Shkollën e Mesme të Bashkuar, në Gjergjovinë të Gramshit, shkurtohen orët e mësimit sa herë ka ceremoni mortore ose dasma në fshat. Drekat dhe darkat shtrohet në ambientet e brendshme të shkollës, duke u mohuar mësimin nxënësve.

20:39
Policia kërkon mamanë që “gjuante” të dashur për djalin

Pasi morën një njoftim të çuditshëm, për një grua rreth të 50-tave që ndalonte vajza korridoreve të universitetit, policia e Merilendit në SHBA  zbuloi se bëhej fjalë për nënën e një studenti, e cila u tregonte vajzave foton e të birit, duke u sugjeruar të dilnin për një kafe.

20:21
Mjekët, protestë kundër dhunës. Një ditë më parë u keqtrajtua mjeku i Infektivit

Pas një incidenti të ndodhur një ditë më parë në Shërbimin Infektiv në QSUT, ku një mjek është dhunuar fizikisht, mjekë të njohur të këtij shërbimi kanë protestuar duke i kërkuar Drejtorisë së QSUT-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, të krijojnë kushte të qeta puna dhe më shumë siguri për ta, pasi rastet janë të përsëritura.

20:06
Tirana i largohet “zonës së ftohtë”, 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit

Me 10 pikë në 4 ndeshjet e fundit, Tirana duket se po rikuperon dalëngadalë në klasifikim, duke iu shkëputur tensionit që sjell “zona e ftohtë”.

20:00
Skënderbeu mposht Laçin, këmbejnë vendet në renditje

Skënderbeu mundi 2-1 Laçin, në ndeshjen që uli siparin e javës së 21-të në Kategorinë Superiore.

19:44
Ministrja Gjonaj, kërkesë KLGJ-së: Të shkarkohen gjyqtarët e “Dajtit”; Reagon edhe Meta

Në daljen e dytë publike, pas vendimit për heqjen e burgimit të përjetshëm Dritan Dajtit dhe zëvendësimit me 25 vite burg, ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektoratit, me kërkesë zyrtare për fillimin e hetimit disiplinor dhe marrjen e vendimit të shkarkimit nga detyra ndaj gjyqtarëve Skënder Damini, Petrit Aliu, si dhe Aleks Nikolti.

19:40
Opozita, koalicion në zgjedhje. Draftmarrëveshja: Qeveri tranzitore

Lulzim Basha po synon të arrijë një marrëveshje parazgjedhore me aleatët, para protestës së 16 shkurtit. Aleatët opozitarë kanë mbi tryezë një platformë bashkëpunimi, ku Partia Demokratike, si partia më e madhe në opozitë ngarkohet të realizojë marrëveshje individuale për zgjedhjet me të gjitha partitë nënshkruese të platformës së bashkëpunimit.

19:30
Meta “djeg” Angjelin, rrëzon mundësinë e emërimit të tij te KLSH-ja

Përplasja mes Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe mazharoncës së kryeministrit Edi Rama, vijon ende për atë se kush do të jetë për 7 vitet e ardhshme në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

19:18
Bunkerët shqiptarë, në BBC. Një fotograf dokumenton në një libër historinë

Bunkerët shqiptarë tërheqin sërish vëmendje në Perëndim. Përmes një shkrimi, ku mbizotërojnë fotot, BBC tregon frymëzimin e fotografit Robert Hackman për të krijuar një libër me fotografi, i cili dokumenton praktikisht një pjesë të bunkerëve të ndërtuar në Shqipërinë e viteve 1975-1989.

19:10
Luftë kibernetike? Rusia planifikon shkëputjen nga interneti

Rusia po planifikon të shkëputet përkohësisht nga interneti, si pjesë e përgatitjeve për një luftë të ardhshme kibernetike.