Foto ilustruese

Dy shtetas kanë rënë në pranga në Berat, për shkak se posedonin lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për arrestimin në flagrancë të L.A, 40 vjeç, banues në Pogradec dhe Xh.H(R),42 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Çorovodë – Berat, në lagjen Uznovë, pas kontrollit  të automjetet tip Benz të ushtruar nga shërbimet e policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 24.6 gramë e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa .

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve  narkotike”, parashikuar nga nenet 283/2 i Kodit Penal.

Top Channel